Connect with us

Maqedonia e Veriut

Për 4 vjet, deputetët kanë shpenzuar 3 milion euro vetëm për rrugëtime

Published

on

Për katër vite, deputetët kanë shpenzuar rreth tre milion euro për rrugëtimet e tyre. Anëtarja e komisionit anti-korrupsion Katica Nikollovska, thotë se në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2019 pagesat për shpenzime për rrugë të deputetëve janë zvogëluar. Në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 shpenzimet janë ulur për 10,31%, ndërsa në vitin 2019 për 97,16%.

Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2019 janë bërë 2. 895 605 euro. Dhe atë në vitin 2015 – 770 8 83 euro, në vitin 2016 – 698 797 euro, 2017 – 512 000 euro, në vitin 2018 – 522 930 euro, në vitin 2019 – 390 993 euro. Shihet tendencë se ka zvogëlim të harxhimeve për transport të cilat pjesërisht viteve të fundit bazohet edhe në zvogëlimin e koeficientit për pranimin e harxhimeve”-tha Katica Nikollovska, anëtare e Anti-korrupsionit.

Sipas Anti-korrupsionit, në shpenzimet e vitit 2019 janë llogaritur vetëm ata për rrugë, por jo edhe shpenzimet e atyre deputetëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e qirasë. Analiza e Komisionit për anti-korrupsion thotë se zvogëlimi i shpenzimeve është bërë edhe për shkak se në vitin 2015, 90 deputetë kanë ardhur me automjete personale në punës, ndërsa në vitin 2019, harxhime për rrugë kanë marrë vetëm 75 deputetë, pasi 15 tjerë kanë shfrytëzuar të drejtën për të banuar me qira. Anti-korrupsioni ka konstatuar se 23 deputetë kanë banesa të tyre ose në emër të familjarëve të ngushtë të tyre në Shkup, por përsëri kanë shfrytëzuar shpenzimet për udhëtim. Për zvogëlimin e shpenzimeve për rrugë të deputetëve, pengimin e keqpërdorimit si dhe kryerjen më efikase të detyrës deputet, Komisioni për Anti-Korrupsion do ti japë rekomandime konkrete Kuvendit.

Komisioni për anti- korrupsion, propozon rregullim të kësaj problematike në aspektin e konsolidimit të rregulloreve ligjore dhe nënligjore dhe harmonizimin e saj me mundësitë reale të shtetit dhe nevojat e deputetëve. Konstatimin e kritereve të sakta për shfrytëzimin e të drejtave të kompensimeve të deputetëve në të gjitha bazat. Të sillet metodologji për konstatimin e të drejtës dhe llojit të kompensimeve për deputetët në të gjitha bazat”-pohoi Katica Nikollovska, anëtare e Anti-korrupsionit.

Nga anti-korrupsioni vlerësojnë se duhet të vendosen edhe kritere të sakta për shfrytëzimin e shpenzimeve të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe emëruar.

Continue Reading

Lajme

ASH mban Kuvendin e degës në Manastir, falemenderohen dhe dëgjohen sugjerimet e strukturave

Published

on

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir ka mbajtur sonte Kuvendin e degës në të cilin është raportuar për zgjedhjet e fundit lokale dhe aktivitetet që planifikohen në vijim, përcjell in7

Pas mbledhjes së Kuvendit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Manastir, nënkryetari Remzi Mehmedi dhe deputeti Syrija Rashidi realizuan një bashkëbisedim me strukturat lokale.
Përfaqësuesit e Kresisë Qendrore falemenderuan strukturat dhe aktivistët nga Manastiri për angazhimin në procesin e fundit zgjedhor dhe aktivitetet e përgjithshme partiake, ndërsa dëgjuan edhe sugjerimet dhe propozimet e ndërsjella për veprimtarinë e mëtejme.
Falemenderim për çdo anëtarë dhe aktivist që ka kontribuar në proceset e deritanishme dhe gadishmërinë për avancimin e betejave politike, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Mariçiq demanton Alternativën: BE-ja nuk ka mekanizma për hetim të rasteve gjyqësore në Maqedoni

Published

on

Në marrëveshjen të cilën e nënshkruan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi qëndron se do të ketë hetim ndërkombëtarë të disa rasteve gjyqësore si “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, “Alfa” dhe “Almiri i vogël”.

Sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 shpjegoi se çfarë do të thotë kjo:

“Me sa di unë, këto janë rastet që janë diskutuar dhe që janë përfshirë në marrëveshjen e liderëve të dy partive. Është e logjikshme që shkaktuan një numër të madh reagimesh dhe kur të hyjmë në thelbin e çështjes do të shohim se me këtë marrëveshje nuk mund të ndikojnë në ato raste. Publiku nuk ka hapësirë për shqetësim se faktori politik, se pushteti do të përzihet në rrjedhën apo në vendime. Ne kemi pasur edhe më herët kur partitë politike kanë kërkuar monitorim, kemi pasur situata dhe me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, kur është negociuar Ligji për Prokurorinë Publike, qeveria ka kërkuar monitorim për rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Mariçiq bëri të ditur se tashmë kanë kërkuar nga BE-ja që të kryejë ndonjë lloj hetimi, ndërsa u janë përgjigjur se nuk kanë mekanizma për të kryer hetime, por vetëm për të formuar ekip që do të monitorojë rastet. Ndërsa i njëjti monitorim sipas Mariçiq ka filluar në korrik ndërsa janë monitoruar 20 raste të tilla.

Të tjera: Mariçiq: Ata që janë të pakënaqur me vendimet gjyqësore për disa raste, t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor.

Continue Reading

Lajme

Një familje nga Maqedonia e Veriut dëbohet nga Gjermania

Published

on

Në kuadër të masave të intensifikuara të kontrollit dhe kërkimit në zonën kufitare me Francën, efektivët e policisë federale gjermane kanë kontrolluar dje në mesditë një familje nga Maqedonia në një parking në BAB 5, afër Achernit.

Rezultoi se autoritetet përgjegjëse të imigracionit kishin lëshuar një urdhërarrest dëbimi ndaj të gjithë personave, pasi ata nuk kishin përmbushur ende kërkesën për t’u larguar nga Gjermania, informon portali Shtegu. Meqenëse kishin pasaporta të vlefshme, ata u deportuan në vendin e tyre me një fluturim nëpërmjet aeroportit Karlsruhe/Baden-Baden mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të masave policore./Shtegu/

Continue Reading

Aktuale