Connect with us

Maqedonia e Veriut

Mickoski thotë nëse nu shpërbëhet Kuvendi deri te dielën, kriza politike e paevitueshme

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski është i bindur se më 12 prill do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa nëse Parlamenti nuk shpërndahet deri të dielën, sipas tij do të futemi në krizë serioze politike.

“Jam i bindur se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill. Nëse Parlamenti nuk shpërndahet deri të dielën, ne futemi në një krizë serioze politike”, thotë Mickoski, i cili ka qenë i ftuar në emisionin në “Alfa”, “Çka nuk është e qartë?” në përgjigjen e pyetjes nëse pas kërkesës për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi është e mundshme të ndodhë kthesë dhe të vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve.

Ai tha se sot në Kuvend është bërë pazar që të sigurohet dy të tretat e shumicës për propozim ligjin e Prokurorisë publike.MEDIAL.mk

“Unë nuk do të doja të bie aq poshtë për të zbuluar se si është bërë pazari. Por ky është tregues se çka do të ndodhë më 12 prill, dhe ditën pas kur do të humb Zaevi dhe do të shihet edhe një herë se për çka është i përgatitur”, thotë Mickoski, sipas të cilit projekt-ligji për PP-në është antikushtetues dhe partia e tij nuk do ta mbështesë.

Ai gjithashtu foli edhe për arsyen se përse partia e tij nuk do ta braktis Parlamentin, pasi nëse partia e tij do të kishte vendosur të ndërmarrë një hap të tillë, në mënyrë ekspres do të votoheshin jo vetëm ligji i PP-së, por edhe ligjet e tjera të cilat sipas Mickoskit do të përfitonte familja e Zaevit.

“Zoran Zaev do të ishte më i lumtur nëse do të braktisnim sot Parlamentin, të gjitha ato ligje të marijuanës do të kishin kaluar…, thekson mes tjerash, kreu i VMRO-DPMNE-së.

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Të hetohet borxhi i lartë i Komunës së Tetovës

Published

on

Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.

Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.

Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjithashtu konfirmojnë se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin.

Continue Reading

Lajme

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Published

on

By

A do të ketë vaksinim të detyrueshëm? – Flet Filipçe

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

“Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale