Connect with us

Maqedonia e Veriut

Flakron Bexheti: Si duket LSDM dhe BDI kanë ndonjë frikë nga zgjedhjet

Published

on

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Flakron Bexheti, ka folur për problemet në Maqedoninë e Veriut, si edhe për zgjedhjet e parakohshme, që duhet të mbahen më 12 prill, përcjell in7.

Ai gjithashtu ka dhënë opinionin e tij dhe të subjektit që i takon në lidhje me vlerësimin Komisionit të Venecias për përdorimin e dygjuhësisë dhe prespektivën e alencave të partive shqiptare në zgjedhjet e parakohshme.

“Data e 12 Prillit është një marrëveshje politike në mes krerëve kryesor politik. Tani sikur duket pjesa e Qeverisë, dy partitë që janë pjesë e Qeverisë, BDI dhe LSDM mundohen të taktizojnë me këtë çështje të cilën e lidhin me ratikimin e Protokollit të anëtarësimit për NATO. Ne si subjekt politik kemi ofruar një ide se duhet Protokolli të ratikohet me këtë përbërje të Kuvendit. Por si duket LSDM dhe BDI kanë ndonjë frikë nga zgjedhjet dhe do të mundohen ti shtynë. Ne kemi dhënë shembull rastin e Malit të Zi e cila vetë e ka ratikuar Protokollin, e pastaj shteti i Spanjës si rastin konkret që pritet të bëjë ratikimin e Protokollit.”.

Ai mes tjerash ka theksuar që Aleanca për Shqiptarët është e gatshme për tore me një program të mirëlltë politik.

“Ne jemi shumë të përgatitur jo vetëm se jemi opozitë, por jemi jashtëzakonisht të interesuar të tojmë legjitimitetin dhe verdiktin e votuesit shqiptar. Ne jemi të përgatitur në programin tonë politik dhe shihemi si parti tuese. Ne synojmë të tojmë zgjedhjet, të rregullojmë çështjet, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, kulturor, shëndetësinë dhe të parandalojmë migracionin i cili është në masa jashtëzakonisht të mëdha.”, deklaroi Bexheti.

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme, në Maqedoni arrestohen dy prindër sepse shitën vajzën e tyre

Published

on

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.

EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union.

Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.

Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Vazhdon shembja e gurëve në afërsi të kufirit me Kosovën

Published

on

Në mesditën e së martes janë shembur disa gurë të mëdhenj pranë pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Bllacë.

Si pasojë, rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për qarkullim.

Mirëpo, shembja e gurëve ka vazhduar edhe më tej.

Ndryshe, gjatë ditës nga Ministria e Infrastrukturës kanë deklaruar se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”, thanë nga MI.

Continue Reading

Lajme

Arrihet marrëveshje mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit: 15 përqind rritje të pagave nga Shtatori

Published

on

Gajtë takimit mes SASHK-ut dhe Ministrisë se Arsimit është rënë dakord që pagat minimale për arsimin e mesëm dhe fillor të rritet për 15 përqind që nga shtatori, shkruan Alsat.

Ministri Shaqiri thekson se ndjehet i lumtur që ky proces mbaroi me një epilog të suksesshëm dhe të kapshëm nga të gjithë palët.

Ndërsa Nedellkov tha se kjo rritje do dërgohet edhe në strukturat e tjera të SASHK-ut dhe shpreson që të pranohet pasi është një zgjidhje e cila sipas tij edhe ne vitin 2023 do hap rrugë për rritje të re.

Continue Reading

Aktuale