Connect with us

Lajme

Zaev: Jemi në bisedime me kompani për investime që i kalojnë 2 miliardë euro

Published

on

Zaev: Sigurojmë standarde infrastrukturore botërore në Zonat zhvillimore teknologjike industriale

Planifikojmë të sigurojmë standarde infrastrukturore në Zonat industriale për investitorët të cilët kanë vendosur të investojnë në vendin tonë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev gjatë mbikëqyrjes së punëve në unazën dhe intervenimet infrastrukturore në Zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) në Prilep.

Zaev ka thënë se ndërtimi i unazës që e rregullon komunikacionin deri te zona dhe rruga rajonale Prilep- Manastir është në fazë përfundimtare si dhe infrastruktura e brendshme në zonë që është investim i përgjithshëm prej 350 milionë denarë. Prej tyre 240 milionë denarë janë për unazën, nga 50 milionë për ujësjellësin dhe rrugët në zonën që lidh fabrikat dhe tokat e lira për investitorët e ardhshëm.

Ai ka informuar se në rrjedhë është ndërtimi i rrugës mes dy investitorëve në zonën e Prilepit që do të lidh edhe tokat e tjera për investitorët e ardhshëm.

Zaev madje ka thënë se në vijim janë negociatat me numër të madh kompanish të interesuar të investojnë te ne.

“Vlera e projektuar e të gjitha kompanive me të cilat bisedojmë për vendime për investime janë më të mëdha se 2 miliardë euro. Vendimet infrastrukturore janë të favorshme edhe për kompanitë lokale për bashkëpunim me investitorët. Me këtë rriten punësimet si dhe nxitet zhvillimi lokal ekonomik”, ka thënë Zaev.

Siç ka shpjeguar Aleksandar Mlladenovski, drejtor i ZZHTI nga fundi janë punët infrastrukturore dhe funksionimit të plotë në mbarë vendin.

Ndërkohë, sipas ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, rregullimi i infrastrukturës në vend është prioritet i Qeverisë.

Ndryshe, për ndërtimin  e rrugës ekspres Gradsko- Prilep punët tërësisht pritet të përfundojnë për një vit e gjysmë. 

Continue Reading

Bota

E donin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur

Published

on

By

E donin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur

Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës. Dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.

Sipas raportimeve të Daily Mail, foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza.

Vajza u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë.

Prindërit e të miturës janë arrestuar menjëherë nga policia dhe mbi to rëndon akuza e braktisjes.

Në polici, nëna e fëmijës, e identifikuar si një 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa babai i quajtur Zhang, rrëfeu para hetuesve se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua” kur lindi vajza e tretë.

Continue Reading

Lajme

Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta festojnë bashkërisht 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Published

on

By

Sofje, 28 janar 2022 (MIA) – Më 4 shkurt, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po përgatisin festën e përbashkët të Goce Dellçevit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, paralajmëroi kryeministri bullgar Kiril Petkov në Kuvendin popullor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Petkov shtoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është kryeministër që një javë dhe nga këto tetë ditë, katër ditë i ka kaluar me Qeverinë bullgare dhe ka shprehur dëshirën që të ketë rezultate për çështjen me Bullgarinë.

Petkov sot me kërkesë të partisë GERB u përgjigjet pyetjeve rreth takimeve me kryeministrin Kovaçevski.

Petkov tha se ministrat e Maqedonisë që kanë qëndruar në Bullgari janë në numër të madh dhe kanë bërë përparim të madh në shumicën e temave nga bisedimet me homologët e tyre bullgarë.

Në takimin e përbashkët u nënshkruan tre memorandume, në shumë fusha kyçe, përfshirë Korridorin 8, i cili sipas kryeministrit bullgar Kiril Petkov është hequr nga lista e projekteve evropiane dhe nëse të dy vendet duan ta rikthejnë atë në agjendën e BE-së, kjo do të ndodhë me punë të përbashkët, tha Petkov.

Ai tha se gjatë bisedimeve për ekonominë dhe infrastrukturën, të dyja palët kanë biseduar edhe për temat që janë të rëndësishme për Bullgarinë – të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin kornizë.

Kiril Petkov në Kuvendin Popullor të Bullgarisë tha se Kovaçevski deklaroi se nuk sheh problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, pa thënë afate. Ai sqaroi se nuk po flasim më për pesë plus një, por për katër plus një kërkesë dhe kjo në vetvete është përparim.

“Një takim organizohet çdo shtatë ditë”, tha Kiril Petkov, dhe shtohet se gëzohet që edhe komisioni i përbashkët historik do të ketë tri takime në muajt e ardhshëm.

Petkov paralajmëroi se Bullgaria nuk ka ndërmend të ndryshojë asnjë anëtar të pjesës bullgare të komisionit historik. Ai tha gjithashtu se mendonte se qeveria bullgare kishte bërë një punë të mirë në ato dy javë.

Continue Reading

Lajme

Sindikata në Maqedoni kërkon që gjysmëvjetori i dytë të nis ‘online’

Published

on

By

Sindikata në Maqedoni kërkon që gjysmëvjetori i dytë të nis ‘online’

Qeveria në Maqedoninë e Veriut me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ka vendosur që më 1 shkurt të vazhdojë mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm me prezencë fizike të nxënësve.

Megjithatë Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dje ka kërkuar rishikim të këtij vendimi.

Në të njëjtën kohë, ambientet spitalore në vend po zgjerohen dhe riorganizohen për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital për shkak të rritjes së infektimeve, gjatë ditë të fundit.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dje në një prononcim për MIA-në tha se në kohën kur përqindja e të infektuarve me koronavirus në vend po rritet, nëse mësimi fillon me prezencë fizike, ekziston mundësia reale që virusi të përhapet shumë më shpejt.

Ai propozon që mësimi të fillojë online dhe më pas të shihet situata dhe nëse gjendja epidemiologjike ka rënie, atëherë të bëhet një vlerësim nëse ka kushte për prezencë fizike në mësim.

“Kërkojmë anulimin e vendimit, sepse besojmë se përqindja e pacientëve të rinj është në rritje çdo ditë dhe nëse nxënësit shkojnë me prezencë fizike ka mundësi reale që shkollat ​​të kthehen në grupime dhe virusi të përhapet më shpejt. Për këtë arsye, ne besojmë se një periudhë e caktuar, p.sh. dy javë, mësimi duhet të jetë online, në mënyrë që të shihen kushtet nga përhapja e virusit dhe nëse është në rënie, të bëhet një vlerësim dhe të shihet nëse ka kushte për prezencë fizike”, theksoi Nedelkov.(INA)

Continue Reading

Aktuale