Connect with us

Bota

Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.

Në një ceremoni në bazën ajrore në Beograd, ai falënderoi Rusinë për mbështetjen ndërsa lavdëroi helikopterët Mi-35 që sipas tij “nuk kanë asnjë rival në botë”.

Armatosja e Serbisë nga Rusia ka nxitur shqetësime në perëndim dhe në vendet fqinje të rajonit që ende po ripërtërihet nga luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta.

Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

Ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhjet e ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ajo është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s, një synim ky i Rusisë e cila nuk e sheh me sy të mirë zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore në Ballkan.

Serbia është mbështetur tek Rusia në refuzimin e saj të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, e cila shpalli shtetësinë më 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës me ndërhyrjen e NATO-s që u dha fund mizorive të forcave serbe kundër shqiptarëve.

Serbia gjithashtu varet tek Rusia për furnizimet me gaz natyror dhe kompania më e madhe lokale e naftës, është në pjesën më të madhe në pronësi të Gazpromit rus./VOA

Continue Reading

Bota

Autori i masakrës në Norvegji kërkon të lirohet: Kam ndryshuar!

Published

on

Autori i masakrës së Utoya në Norvegji, Andres Behring Brevik ka kërkuar lirimin me kusht duke pretenduar se nuk është më një rrezik për shoqërinë.

Brevik nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese që nga vrasja e 77 personave nga sulmi i planifikuar në vitin 2011 dhe sipas ekspertëve është e pamundur që kërkesa e tij të pranohet. Randi Rosenqvist, psikiatrja që e ka ndjekur që nga burgosja në 2012 thotë se nuk ka vënë re ndryshime në sjellje .

“Në parim dhe praktikë, dikush që kërkon lirim me kusht duhet të tregojë pendesë dhe të tregojë se e kupton pse akte të tilla nuk mund të përsëriten,” tha ajo.

Familjarët e viktimave janë të shqetësuar se ai mund të përdor mundësinë e seancës gjyqësore për të tërhequr sërish vëmendjen mbi opinionet e tij ekstreme. Duke frymëzuar në këtë mënyrë njerëz që mendojnë si ai.

Në vitin 2012, Breivik iu dha dënimi maksimal prej 21 vitesh me një klauzolë të veçantë e përdorur rrallë në sistemin e drejtësisë norvegjeze – që ai mund të mbahet për një kohë të pacaktuar nëse konsiderohet një rrezik për shoqërinë.

Krimet e Breivik, të cilat ishin planifikuar me kujdes dhe të detajuara në ditarin e tij kanë ndikuar tek ekstremistët e tjerë të krahut të djathtë në mbarë botën.

Continue Reading

Bota

Bie borë në Sahara, “batanija e akullt” mbulon dunat , temperaturat bien nga 58 gradë në -2 (Foto)

Published

on

Bora mbuloi rërën në shkretëtirën e Saharës, pasi temperaturat ranë nën zero.

Një “batanije e akullt” mbuloi dunat, një fenomen i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë – ku temperaturat arrijnë shifra rekord në 58 gradë.

Fotografi Karim Bouchetata ka shkrepur fotografi mbresëlënëse të borës dhe akullit në Ain Sefra, në veriperëndim të Algjerisë.

Brenda natës, zhiva në termometër në qytetin algjerian ka regjistruar temperaturën prej minus dy gradë.

Në shikim të parë krijohej përshtypja sikur Sahara është mbuluar me “një batanije gjigante të akullt”.

Rëra e mbuluar me borë po ndodh për herën e pestë në 42 vitet e fundit në këtë qytet, ku në vitin 1979, 2016, 2018 dhe 2021 janë parë pamje të ngjashme

Ain Sefra është rreth 5 mijë metra në lartësi mbidetare dhe është e rrethuar me malet Atlas.

Shkretëtira e Saharës mbulon shumicën e territorit të Afrikës Veriore, e sipas ekspertëve Sahara që sot është shumë e thatë, pas 15 mijë viteve pritet të jetë e gjelbëruar. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

Kreu i OBSH: Pandemia larg përfundimit, ka gjasa të dalin variante të reja

Published

on

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit dhe paralajmëroi se variante të reja mund të hasen së shpejti.

“Duke thënë që Omicron është i butë, gabojmë dhe dëmtojmë kundërpërgjigjen që duhet të japim, duke shkaktuar edhe vdekje. Mos u gaboni, Omicron po shkakton shtrime në spital. Për shumë shtete, javët e ardhshme mbeten kritike për sistemet e tyre shëndetësore”, tha Ghebreyesus në një konferencë për mediat.

Ai theksoi se është më e rëndësishme se kurrë që të vaksinohen të gjithë. “Vaksinat mund të jenë më pak efektive ndaj Omicron, por përsëri bëjnë punë të jashtëzakonshme për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spitale, duke shmangur mbipopullimin e spitaleve. Kjo pandemi është larg përfundimit, ka gjasa që të dalin variante të reja, prandaj gjurmimi mbetet kritik. Duhet të sigurohemi që t’i ndajmë në mënyrë të barabartë vaksinat. Mund ta mposhtim këtë virus nëse punojmë bashkë”, tha ai.

Continue Reading

Aktuale