Connect with us

Sport

Sa kushton ekipi i Barcelonës

Published

on

Yjet e Barcelonës vlejnë 7.3 miliardë euro

Yjet e Barcelonës vlejnë 7.3 miliardë euro, nëse i shohim shumat e klauzolave për blerje.

Siç dihet, këtë javë klubi ka iniciuar marrëveshje me senzacionin e ri, Ansu Fati. Ai do të vlejë 170 milionë euro, ndërsa kur do ta nënshkruajë marrëveshjen e tij të parë profesionale, shuma në klauzolën e blerjes do të rritet në 400 milionë euro.

Ja klauzolat për blerje dhe kohëzgjatja e marrëveshjeve të yjeve të Barcës:

-Antoan Grizman – 800 milion euro (2024)

-Lionel Messi 700 milion euro (2021)

-Zherar Pike (2022), Serhi Roberto (2022), Samuel Umtiti (2023), Serhio Buskets (2023), Zhordi Alba (2024) – secili nga 500 milion euro.

-Artur (2024), Usman Dembele (2022), Franki de Jong (2024) – 400 milion euro

-Arturo Vidal (2021) dhe Kleman Lengle (2023) – 300 milion euro

-Luis Suarez (2021), Neto (2023) dhe Zhunior Firpo (2024) – nga 200 milion euro

-Mark-Andre ter Shtegen – 180 milion euro (2022)

-Ansu Fati – 170 milion euro (2022)

-Zhan-Kler Todibo – 150 milion euro (2023)

-Ivan Rakitiç – 125 milion euro (2021)

-Nelson Semedo (2022) dhe Musa Vag (2023) – 100 milion euro

-Karles Alenia – 75 milion euro (2022).

Continue Reading

Sport

Sulmohet autobusi i gjigantit spanjoll, i cili po i dërgonte futbollistët në stadium (Video)

Published

on

Real Sociedadi dhe Athletico Madridit po luajnë aktualisht në kuadër të çerekfinales së Copa Del Rey, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Reale Arena’, kur kanë kaluar 45 minuta lojë, skuadra e Real Sociedadit është duke fituat me rezultat minimal 1-0.

Golin për vendasit e ka realizuar sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj.

Por, para se të niste kjo ndeshje ka ndodhur një incident jashtë stadiumit.

Autobusi i klubit të Atletico Madrid, që po barte futbollistët për në stadium, është sulmuar nga tifozët e Real Sociedadit.

Megjithatë, gjithçka kaloi shpejtë, pasi policia e mori situatën në kontroll dhe takimi filloi me kohë.

Më poshtë gjeni pamje se si tifozët vendas sulmuan autobusin e klubit madrilen./Gazeta inFokus/

Continue Reading

Sport

Henry pritet të marrë drejtimin e ekipit të njohur francez

Published

on

Ditët e Vladimir Petkovic janë të numëruara te Bordeaux.

Ndeshja ndaj Strasburgut do të ishte shansi i fundit për ish-trajnerin e Zvicrës për të shpëtuar kokën.

Drejtuesit po punojnë për disa zgjidhje në rast të zëvendësimit të trajnerit të saj.

Sipas informacioneve të RMC Sport, Thierry Henry është një nga rrugët që konsiderohet për të plotësuar pozicionin nëse Petkoviç largohet.

Continue Reading

Sport

Mike Tyson gjen kundërshtarin e radhës për zhvillimin e një super-meçi

Published

on

By

Mike Tyson gjen kundërshtarin e radhës për zhvillimin e një super-meçi

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Mike Tyson është në bisedime me personazhin e njohur të YouTube, Jake Paul, për të zhvilluar një përballje “shoë” në Las Vegas gjatë këtij viti.

Lajmin e konfirmoi “Sun Online”, që tha se palët kanë kohë që janë në bisedime, një duel që pritet të gjenerojë rreth 40 milionë dollarë.

“Iron Mike”, 55 vjeç, u rikthye në vitin 2020 në ring pas 15 vitesh mungesë, në një duel ndaj Roy Jones Jr, sfidë që u mbyll në barazim.

Ndërsa Jake Paul, 24 vjeç, është 31 vite më i ri dhe ka një rekord prej 5 fitoresh e asnjë humbje në ring.

“Mike dhe Jake kanë kohë që bisedojnë për një duel “shoë” në Las Vegas. Madje kanë një marrëveshje verbale, por janë duke biseduar në lidhje me anën financiare. Të dy sportistët duan një duel që të gjenerojë mjaft fitim”, shkruajnë mediat amerikane.

Continue Reading

Aktuale