Connect with us

Lajme

Përmbyset autobusi nga Maqedonia në Kopaonik

Published

on

Rrugës për një Kopaonik është përmbysur një autobus maqedonas, ka të lënduar

Një person është lënduar rëndë, ndërsa 11 më lehtë në aksidentin që ka ndodhur në autostradën Prokuple – Bllacë, afër Bellolinit, kur rreth orës 10 është përmbysur një autobus nga Maqedonia e Veriut, i cili ka transportuar udhëtar për në Kopaonik, njofton RTS.

Sipas informacioneve fillestare, një person është lënduar rëndë dhe është dërguar në Prokuple. Njëmbëdhjetë persona me lëndime më të lehta janë dërguar në Shtëpinë shëndetësore në Bllacë.

“Ekipi i Urgjencës i qendrës sonë shëndetësore menjëherë doli në terren, ua dha ndihmën të lënduarve dhe vijon kujdesi ndaj tyre”, thonë nga Shtëpia e shëndetit në Bllacë.

Tash për tash nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa kjo rrugë, në të cilën ka aksidente të shpeshta, është në fazën e rikonstruksionit nga muaji i kaluar, me regjim të veçantë të trafikut varësisht nga punët. 

Continue Reading

Kosovë

Epidemiologu shqiptar: Qeveria Kurti t’i rishikojë masat e vendosura

Published

on

Epidemiologu nga Shqipëria, Taulant Muka, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja, e veçanërisht për kërkesën e dozës së tretë të vaksinës në pika kufitare, nuk është vendim i bazuar në evidencën shkencore për të cilën foli sot në emisionin Info Magazine.

Sipas tij, certifikata e vaksinimit nuk është se ka një impakt të gjerë në parandalimin e transmetimit të sëmundjes dhe se e rëndësishme të theksohet është që vaksinat që kemi sot në përdorim parandalojnë faktorin shumë të rëndësishme, që është sëmundshmëria dhe ndërrimi i jetës.

Ai po ashtu deklaroi se sot shumë shtete dhe madje edhe OBSH-ja bëjnë thirrje që ky bllokim i kufijve nuk është një hap i shëndetshëm për shumë aspekte të shoqërisë, dhe për më tepër kur vihet një nivel kaq i lartë sa duhet të kesh dy vaksina plus edhe testin. Në këtë mënyrë ulet edhe besimi i qytetarët për efektshmërinë që ka vaksina.

“Është një hap i nxituar që duhet rishikuar. Ora policore është e pakuptueshme se pse duhet ndaluar lëvizja pas orës 22:00 se edhe grumbullimet nuk janë më të shumta se ato që ndodhin gjate ditës në kafene, bare apo restorante”.

“Nuk besoj që ora policore ka një efekt pozitiv. Masat që do mund të ndërmerreshin në klubet e natës apo edhe në aktivitete tjera, mund të ishin më shumë pozitive, por të kufizosh lëvizjen e lirë të individit pas orës 22:00 besoj që është diçka që nuk ka të bëjë fare me faktin ose karakteristikat se si ky virus infekton apo edhe më pas shkakton sëmundshmëri”.

Continue Reading

Lajme

Avioni i ‘Air Albania’ bllokohet në Stamboll, shkak stuhia e dëborës

Published

on

Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion. Aeroplani i kompanisë “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.

“Air Albania” njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.

Continue Reading

Kosovë

Nuk i kishte tri doza të vaksinës, kosovari la gruan matanë kufirit (Video)

Published

on

Qytetarët që kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri janë shprehur të pakënaqur me masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Kaq qetë rrallëherë ka qenë gjendja.

Këtu në pikën kufitare në Morinë gjashtë korsi janë të hapura për të hyrë e për të dalë nga Kosova, mirëpo në asnjërën nuk ka vetura.

Edhe disa prej atyre që ia mësyjnë Kosovës, detyrohen të khehen nga kanë ardhur.

Krejt kjo vie nga një vendim i Qeverisë së Kosovës, ku bëhet e obligueshme posedimi i tri dozave të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Por kjo masë e ekzekutivit kosovar, nuk po mirëpritet nga shtetasit e Shqipërisë.

Megjithatë kishte edhe prej tyre të imunizuar me dozën e tretë.

Një qytetar i Kosovës që është i martuar në Shqipëri thotë se u detyrua të udhëtonte pa gruan e tij.

“Unë edhe ky i kemi tri doza. Është problem, tepër problem. Shoqja nuk e ka asnjërën dozë. Unë shoqen e kam andej, këndej s’mundem me e qit”, tha ai.

Përveç kundërshtimeve, kjo masë e Qeverisë po mirëpritet nga profesionistët shëndetësorë.

Arsyetim rreth këtij vendimi ka dhënë vetë ministri i Shëndetësisë.

Latifi u shpreh se vendimi për masat e reja anti-Covid megjithatë do të rishqyrtohet.

Vendimi për masat e reja anti-Covid ka hyrë në fuqi më 22 janar dhe do të zgjas deri më 4 shkurt.

Continue Reading

Aktuale