Connect with us

Intervista

Kryetari Gjykatës Kushtetuese flet për “faljen” e Ivanovit dhe aktualizimin e temës

Published

on

Murati për MIA-n: Është i domosdoshëm avancimi i statusit të gjykatësve kushtetues për mëvetësimin dhe pavarësinë e plotë të tyre

Është i domosdoshëm avancimi i statusit të gjykatësve kushtetues, me ç’rast nuk mendohet vetëm në çështjet materiale, por në përgjithësi, me qëllim që të sigurohet mëvetësimi dhe pavarësia e plotë e tyre, nevojitet të sigurohet dhe garantohet autonomi buxhetore dhe administrative e Gjykatës, të rregullohen marrëdhëniet me organet tjera të pushtetit shtetëror, si dhe procedura për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, shprehet në intervistën për MIA-n kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sali Murati.

Sipas tij, është jofalënderuese që Gjykata të lidhet me afate fikse në raport me miratimin e vendimeve për të gjitha lëndët, duke përfshirë edhe lëndën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për plotësimin e Ligjit për falje.

– Gjata marrjes së vendimit përfundimtar lidhur me këtë lëndë duhet të merren parasysh përgjigjet nga miratuesi i aktit të kontestuar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe eventualisht edhe pjesëmarrësve tjerë në procedurën, si për shembull Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shton Murati.

Gjykatës Murati, në fillim të këtij muaji u zgjodhët kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Çfarë mendoni për punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe nëse si kryetar i Gjykatës në mandatin tuaj do të bëni ndonjë lloj ndryshimesh? Nëse planifikoni, në çfarë drejtimi do të jenë ato ndryshime?

Gjykata Kushtetuese është organ i Republikës, i cili ka histori më shumë se 60 vite, me praktikë të pasur kushtetuese-gjyqësore për të cilën kanë kontribuar dhjetëra gjykatës, por edhe të punësuar në Gjykatën. Me rëndësi të madhe, e veçanërisht që nga mëvetësimi i shtetit në vitin 1991 është kontributi i madh i dhënë për zhvillimin e mendimit juridik dhe sundimit të së drejtës në shtet në përputhje me vlerat e Kushtetutës së re.

Konsideroj se secili prej qëndrimeve të Kushtetueses, duke përfshirë edhe kryetarë e Gjykatës, kanë kontribuar në zhvillimin e gjyqësorit dhe mendimit kushtetues. Nga ana tjetër, kryetarët si përfaqësues të këtij organi janë angazhuar në zhvillimi organizativ dhe funksional të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë rast, të gjithë gjykatësve të deritanishëm u falënderohem për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij institucioni kulmor, e nga ana tjetër i përmendi në kujtesë të gjithë ish-gjykatësit e ndjerë të Kushtetueses.

Që nga ekzistimi i saj, Gjykata, e veçanërisht pas mëvetësimit të shtetit, përballet me probleme dhe sfida. Ndonjëherë vendimet kanë qenë të pranuara, e ndonjëherë të kritikuara nga opinioni. Disa kryetarë janë dalluar, derisa disa kanë qenë të kritikuar.

Nëse ju kujtohet, deklarata ime e parë pas zgjedhjes për gjykatës në vitin 2012 ishte se qëllim themelor si gjykatës kushtetues do të më jetë të jem i drejtë, të respektoj Kushtetutën, sundimin e së drejtës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe me këtë të lë shenjë në largimin tim nga posti si gjykatës që është angazhuar për vlera siç janë humaniteti, drejtësia, zellshmëria, respektimi i diversitetit në shoqëri, ndershmëria dhe profesionalizmi.

Konsideroj se si gjykatës në këtë shtatë vite i afirmova këto vlera, me punën time, diskutimet, me pjesëmarrje me referate në konferenca të ndryshme në vend dhe jashtë vendit, me mbi 25 mendime të veçuara deri tani.

Sa për ilustrim, në këtë shtatë vite nuk kam marrë pjesë vetëm në një seancë të Gjykatës, me raportin tim kolegjial, mendoj se kam dhënë kontribut dhe vulën time personale për respektimin e normave kushtetuese, zhvillimin e gjyqësorit kushtetues, ngritjen e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe prezantim të Gjykatës Kushtetuese në vend dhe jashtë vendit. Pikërisht për shkak të kësaj u kandidova për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Njëherësh, si gjykatës kushtetues me përvojë shumëvjeçare, kisha rastin të punoj me tre kryetarë të Gjykatës dhe me 14 gjykatës të tjerë kushtetues që ishte periudhë e mjaftueshme për observimin e situatës së përgjithshme në të cilën gjendet Kushtetuesja, por edhe mundësi për krijimin e strategjisë për tejkalimin e gjendjes aktuale.

Në këtë drejtim, pasi që mora postin e kryetarit të Kushtetuese, realizova disa takime individuale me të gjithë gjykatësit, të gjithë këshilltarët shtetërorë në Gjykatën, këshilltarë dhe të punësuar të tjerë, në mënyrë që të dëgjoj zërin, sugjerimet dhe propozimet e tyre.

Në bazë të kësaj, në mandatin tim, drejtimi zhvillimor në të cilin duhet të lëvizë Gjykata Kushtetuese për periudhën nëntor të vitit 2019 – maj të vitit 2021, qëllime që duhet realizuar janë: mëvetësia funksionale (që do të thotë mbrojtje absolute të Gjykatës prej çfarëdo ndikimesh gjatë vendimmarrjes dhe veprimit, ndërsa në bazë të analizës së thellë, parimore dhe me kohë, duke respektuar standardet dhe normat ndërkombëtare, e veçanërisht vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), mëvetësi financiare (buxhet të veçantë të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të Buxhetit të Republikës, që do ta ketë në dispozicion vetë Gjykata, ndërsa do të jetë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e një institucioni të pavarur shtetëror financiar) dhe mëvetësi organizative (vetë Gjykata e rregullon organizimin e saj të brendshëm si tërësi dhe sistematizim të çdo vendi të punës ndaras, gjithsesi në kuadër të kompetencave të përcaktuara kushtetuese).

Konkretisht, nga ana tjetër, dua t’i theksoj hapat e radhës që do t’i ndërmarr në periudhën e ardhshme. Në pjesën e ndryshimeve organizative, do të doja t’i theksoj ato në pjesën e organizimit, siç janë: sistemimi i iniciativave/kërkesave të sapopranuara menjëherë pas pranimit të tyre, shqyrtim në seancë të Gjykatës të lëndëve që nuk janë shqyrtuar një kohë të gjatë, por edhe ato që kanë rëndësi më të lartë shoqërore, e nuk janë në numër të vogël, organizim më të shpeshtë të kolegjiumeve të gjykatësve për fazat e procedurës sipas lëndëve konkrete, si dhe për çështje kontestuese nga lëndët që janë prolonguar nga seanca dhe për çështje të tjera nga fusha e veprimit të  Gjykatës, organizim më të shpeshtë të bisedave konsultuese (vetëm me gjykatës raportues, ose grup të gjykatësve, ose të gjithë gjykatësit), organizim të seancave përgatitore (duke ftuar praktikantë profesional dhe hulumtues shkencorë, organizimin e debateve publike veçanërisht për lëndë ose tema të rëndësishme, përfshirje më të madhe të opinionit – mediave (informim përmes ueb-faqes së Gjykatës dhe përmes MIA-s për seancat e rregullta, kumtesa të shkurtra me shkrim nga ajo që është vendosur, konferenca dhe brifingje të rregullta vjetore, sqarime të detajuara për situatën me lëndët me mediat nga kryetari i Gjykatës, gjykatësi raportues, gjykatës tjetër, këshilltar shtetëror, ose ndonjë tjetër të autorizuar nga kryetari), organizim i konferencave rajonale nga aspekti i kompetencës së Gjykatës Kushtetuese afirmimin e gjyqësorit kushtetues përmes angazhimit dhe përgatitjeve për vendosjen e padisë kushtetuese, organizimin e tavolinave të rrumbullakëta, konferencave dhe seminareve rajonale dhe ndërkombëtare, përfundimin e procesit të anëtarësimit në të gjitha asociacionet rajonale dhe ndërkombëtare kushtetuese-gjyqësore në nivel të rajonit dhe atë botëror, organizim të programeve të posaçme në vend dhe jashtë vendit për përsosje profesionale të shërbimit profesional, organizim të ri të brendshëm të shërbimit profesional dhe sistematizim të ri të vendeve të punës.

Në pjesën e ndryshimeve financiare, qëndrimi im është se duhet të bëhet analizë e situatës me pagat dhe kompensimet tjera të gjykatësve, këshilltarëve shtetërorë, këshilltarëve dhe të punësuarve të tjerë, prezantim i situatave të përcaktuara para subjekteve relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe kërkesë për vendosjen e Buxhetit të veçantë për Kushtetuesen, përcaktim të mëvetësishëm të pagës së gjykatësve, këshilltarëve shtetërorë dhe këshilltarëve në kornizë të përcaktuar ligjore dhe buxhetore.

Duke marrë parasysh se Kushtetuta e vendit tonë na udhëzon në ligj për Gjykatën Kushtetuese, sipas Jush nevojitet që Parlamenti të miratojë një ligj të këtillë ose, nga ana tjetër, puna e Gjykatës Kushtetuese si edhe deri tani duhet të rregullohet me Rregullore? Vallë eventualisht nëse Parlamenti miraton ligj për Gjykatën Kushtetuese do të shkelet neni 113 i Kushtetutës sonë, e cila udhëzon vetëm në akt personal të Gjykatës Kushtetuese, e jo në ligj. Cili është mendimi Juaj në raport me këtë çështje?

Për të dhënë përgjigje në këtë pyetje, është e domosdoshme që fillimisht të bëhet e ditur se nenin 113 i Kushtetutës parashikon mënyrën e punës dhe procedurën para Gjykatës Kushtetuese të rregullohen me akt të Gjykatës. Së pari, kjo do të thotë se Kushtetueses i është dhënë  një autonomi e caktuar rregulluese që rezulton nga statusi i saj kushtetues i institucionit të mëvetësishëm që është jashtë organizimit të pushtetit shtetëror. Së dyti, me dispozitë janë përcaktuar kufijtë e kësaj autonomia, gjegjësisht me aktin mund të rregullohen çështje që kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e punës dhe procedurës para Gjykatës. Së treti, rregullimi i kësaj materie është në kompetencë ekskluzive të Kushtetueses, që do të thotë se ligjdhënësi ose ndonjë miratues tjetër i rregullave, siç është për shembull Qeveria, nuk mund t’i rregullojë këto çështje. Së katërti, kjo dispozitë nuk ndalon miratimin e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ndonëse nga ana tjetër, nuk ekziston normë kushtetuese që parashikon miratimin e një ligji të tillë. Në raport me këtë të fundit, e me qëllim që të jap kontributin tim në debatin që pritet në raport me këtë çështje, do të doja të përmend shembullin me miratimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me fjalë të tjera, njëjtë si për Gjykatën Kushtetuese, Kushtetuta nuk përmban dispozitë që parashikon miratimin e ligjit të veçantë për Kuvendin, por vetëm parashikon se organizimi dhe funksionimi i Kuvendit rregullohen me Kushtetutë dhe me Rregulloren (neni 61 paragrafi 2).

Megjithatë, përkundër zgjidhjes së këtillë kushtetuese, Kuvendi në vitin 2009 miratoi Ligj për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në nenin 1 paragrafin 1 të këtij ligji, qëndron se me këtë ligj rregullohen disa çështje të caktuara për funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, derisa në paragrafin e dytë është parashikuar se çështjet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e Kuvendit dhe trupave punuese, procedurat parlamentare, si dhe çështje të tjera që nuk janë rregulluar me këtë ligj, rregullohen me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kushtetutshmëria e këtij ligji, në vitin kur u miratua, u kontestua tërësisht para Gjykatës Kushtetuese. Në iniciativën bëhet e ditur se ky ligj ka qenë tërësisht kundërkushtetues duke marrë parasysh se e ka devalvuar, relativizuar materien kushtetuese nga nenet 61-78 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë ashtu që e ka lëshuar në nivel më të ulët, ligjor, ndërsa kjo nuk ka qenë e lejuar në situatën kur ajo është rregulluar me Kushtetutë. Për shkak të kësaj, Ligji në tërësi nuk ka qenë në përputhje me vlerën themelore të sundimit të së drejtës të përcaktuar në nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës, as me nenin 51 të Kushtetutës, e veçanërisht nuk ka qenë në përputhje me nenin 61 paragrafi 2 i Kushtetutës.

Me vendimin U.nr.197/2009 të 23.03. vitit 2011, Kushtetuesja vendosi të mos ngritë iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në tërësi. Në arsyetimin e saj, ku Gjykata i parashtron argumentet e saj theksohet: „Duke marrë parasysh në mënyrë të saktë përmbajtjen e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në tërësi, nga njëra anë, si dhe përmbajtjen e dispozitave të përmendura kushtetuese në të cilat referohet parashtruesi i iniciativës, nga ana tjetër, Gjykata përcaktoi se dispozitat ligjore shikuar në tërësi rregullojnë çështje të tjera nga ato që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, se ato dispozita ndihmojnë e lehtësojnë realizimin e organizimit dhe funksionimit të Kuvendit dhe se dispozitat ligjore lëvizin në kuadër të përcaktimeve të parashtruara kushtetuese. Në këtë kuptim, Gjykata konsideron se Ligji duhet të kuptohet si akt juridik me të cilin përpunohen dhe saktësohen përcaktimet kushtetuese të ndërlidhura me organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka ligjdhënësi nuk e shkelë pozitën e tij kushtetuese për të miratuar ligje në kuadër të autorizimeve kushtetuese të përcaktuar në nenin 68 alineja 2 e Kushtetutës, e jo se me Ligjin derogohen Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit dhe se me këtë Ligji e shkel nenin 61 paragrafin 2 të Kushtetutës siç konsideron parashtruesi i iniciativës.“

Nga ana tjetër, ndonëse nuk është miratuar ligj i veçantë për Gjykatën Kushtetuese, duhet përmendur se deri tani nuk janë miratuar më shumë ligje me dispozitat e caktuara e të cilave rregullohen disa çështje të caktuara të ndërlidhura me Gjykatën Kushtetuese, gjegjësisht realizimin e kompetencave të tyre kushtetuese, e që nuk kanë të bëjnë me mënyrën e punës dhe procedurën para Gjykatës.

Kështu, me Ligjin për paga dhe kompensimet tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe emëruar në Republikën, rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën e pagës, kompensimeve dhe të drejtave të pushimit të funksionit mes tjerash edhe të kryetari të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatësve të Kushtetueses. Më tutje, me Ligji për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është formuar Komision ndërmjete resoreve për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me detyrë për ndjekjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës (neni 6), me ç’rast në nenin 8 paragrafi 2 i ligjit të njëjtë është parashikuar sipas funksionit të jetë anëtar edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, vlen të përmendet se me Kodin penal, mes tjerash, parashikohet në nenin 377 paragrafi 3 i Kodit, formë e veçantë e veprës penale – moszbatim të vendimit gjyqësor, moszbatim të vendimit të Kushtetueses.

Gjithsesi, gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje, duhet të merren parasysh edhe qëndrimet e Komisionit të Venecias. Në Mendimin e tij të vitit 2004 për Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese të Azerbajxhanit, Komisioni mes tjerash bën të ditur: “baza juridike për aktivitetin e çdo gjykate kushtetuese zakonisht është e përbërë prej tre llojeve të rregullativave juridike që kanë pozicione të ndryshme në hierarkinë e normave të rendit vendor juridik të shtetit. Ata kanë rol të ndryshëm në procesin e rregullativës së plotë dhe koherente juridike të trupit kushtetues. Në majën e kësaj treshe zakonisht është Kushtetuta e cila vendosë kompetencën e Gjykatës, palët të cilat kanë të drejtën e animimit, si dhe parimet kushtetuese në të cilat mbështetet aktiviteti i Gjykatës Kushtetuese. Ligjet dhe gjykatat kushtetuese zakonisht i transformojnë parimet kushtetuese në norma më konkrete. Në fund, afaristët janë niveli i radhës dhe i fundit i treshes. Ata i rregullojnë detajet praktike të aktivitetit të përditshëm gjyqësor. Rregulloret duhet të përgatiten nga vetë gjykatësit kushtetues“.

Nga gjithë ajo që është thënë paraprakisht, mund të konstatohet se ligjdhënësi ka të drejtë të rregullojë çështje që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast është kufizuar me atë që është materie ekskluzive e rregullore në përputhje me nenin 113 të Kushtetutës. A do të ishte ky ligj i posaçëm për Gjykatën Kushtetuese ose nga ana tjetër duhet të mbetet zgjidhja e tanishme, ku më shumë çështje rregullohen në ligje të ndryshme me dispozita të veçanta të tyre është më shumë çështje e teknikës ligjdhënëse.

Çështje më substanciale është nëse rregullativa e tillë ligjore mundëson realizim të plotë të rolit të Gjykatës kushtetuese si organ i Republikës që mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë dhe liritë dhe të drejtat e njeriut dhe gëzon mëvetësi institucionale, financiare dhe administrative që rezultojnë nga roli i tillë.

Në kuadër të Gjykatës, tashmë kemi bërë analizë vëllimore në raport me kornizën e tanishme ligjore, ku njëherësh janë marrë parasysh edhe zgjidhjet krahasuese-juridike, qëndrimet e Komisionit të Venecias dhe ekspertë të Komisionit Evropian të cilët kanë vlerësuar punën e Gjykatës Kushtetuese dhe si konstatime për nevojën e intervenimit ligjit imponohet si vijon: është i domosdoshëm avancimi i statusit të gjykatësve kushtetues, me ç’rast nuk mendohet vetëm për çështjet materiale, por në përgjithësi, me qëllim që të sigurohet mëvetësia dhe pavarësia e tyre e plotë, nevojitet të sigurohet dhe garantohet autonomi buxhetore dhe administrative e Gjykatës, të rregullohen marrëdhëniet me organet tjera të pushtetit shtetëror, procedura e përzgjedhjes së gjykatësve kushtetues, etj.

A jeni të kënaqur nga kuadri i shumtë dhe personal në Gjykatë?

Në periudhën paraprake prej shtatë viteve si gjykatës kushtetues, kisha rastin të punoj me të punësuar në lëndët që më ishin ndarë në punën si gjykatës – raportues. Më duhet të them se shërbimi i Gjykatës Kushtetuese, ka në dispozicion njohës kulmor të së drejtës me shkathtësi të shkëlqyeshme analitike që janë me rëndësi dhe ndihmë të madhe kur bëhet fjalë për një lëndë kushtetuese-gjyqësore. Gjithashtu, shërbimi i përgjithshëm i Gjykatës tregon përkushtim të madh në zbatimin e detyrave të tyre të punës dhe vetëdije se janë të punësuar në një organ që është me rëndësi më të lartë për sistemin politik të Republikës.

Nga ana tjetër, shërbimi i Gjykatës është me numër të vogël dhe nuk ka në dispozicion kuadër që organi të funksionojë pa penguar për çka opinioni është pak i informuar. Praktikisht, Gjykata përballet me vështirësi me organizimin e secilës prej seancave të saj, ku është e domosdoshme të kopjohet dhe ndahet materiali për shqyrtim sipas pikave të rendit të ditës, nuk ka të punësuar që do të duhej të bëj dërgimin e jashtëm dhe të brendshëm të materialeve, Gjykata nuk ka vozitës të saj, nuk ka të punësuar që do të kujdesej për riparimin dhe mirëmbajtjen në Gjykatë; nuk ka mjaftë pastrues të punësuar, nuk ka shërbim kadrovik, më tutje, nevojitet shërbim për të drejtën komparative dhe praktikë të huaj kushtetuese-gjyqësore, nuk ka mjaftë të punësuar në pjesën e kontabilitetit, ku në mënyrë aktive është i punësuar vetëm një, nuk ka të punësuar që ekskluzivisht do të ishte i angazhuar për marrëdhënie me opinionin, nuk ka kuadrin e saj informatik, etj. Bëhet fjalë për një numër të vogël të të punësuarve që i nevojiten Gjykatës që të funksionojë në mënyrë të papenguar, por deri tani kjo nuk është e adresuar për shkak të çështjes së pazgjidhur për statusin e Shërbimit.

Në pjesën e këshilltarëve shtetërorë që praktikisht e ushtrojnë punën e përgjithshme profesionale në lëndët me gjykatësit raportues, duhet të punësohen nëpunës të rinj të cilët do të kishin kohë të mjaftueshme për t’u trajnuar dhe njoftuar me këtë punë e cila kërkon profesionalizëm dhe përkushtim të lartë. Paralelisht me këtë, në Gjykatë filloi procesi i vendosjes së kuadrove personale në këto detyra punuese. Bëhet fjalë për katër juristë të rinjë që filluan mëvetësisht me punë në lëndët me gjykatësit raportues, me ç’rast tashmë shihen rezultatet e para dhe lëndët e tyre shqyrtohen në seancat e Gjykatës dhe më duhet të them se nga ana ime dhe gjykatësit tjerë, kanë mbështetje të plotë në këtë detyrën e tyre të punës.

Në fund, ndonëse jo më së paku e rëndësishme, parimi i përfaqësimit të drejtë të të gjitha bashkësive në Shërbimin e Gjykatës nuk është respektuar fare, nëse merret parasysh se në Shërbimin ka vetëm një pjesëtar të bashkësisë serbe.

A duhet shërbimi i Gjykatës të trajtohet si administratë, e barabartë me administratën e pushtetit ekzekutiv ose ajo është specifike dhe duhet të jetë e pavarur dhe e rregulluar me akt të Gjykatës Kushtetuese?

Pak më parë theksova se autonomia administrative e Gjykatës rezulton nga roli i saj kushtetues dhe është e dedikuar për realizimin e saj. Kjo, në esencë do të thotë se Gjykata Kushtetuese mundet pavarësisht, sipas vlerësimit të saj të miratojë akte për organizim të brendshëm të shërbimit dhe sistematizim të vendeve të punës, me ç’rast nuk duhet të kushtëzohet me dhënien e pëlqimit të këtyre akteve nga një organ tjetër, mëvetësisht t’i përcaktojë detyrat e punës e të punësuarve, vetë të vendosë për punësimet dhe avancimet e të punësuarve ekzistues, për lartësinë e pagës së tyre (kuptohet në kuadër të mjeteve buxhetore) etj.

E gjithë kjo është rregulluar dhe zbatuar që në vitin 1992 me miratimin e Rregullores së Gjykatës, akt juridik që është miratuar në bazë të nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky akt rregullon çështje që kanë të bëjnë edhe me shërbimin profesional të Gjykatës në mënyrën që e përcakton detyra e saj, i përcakton profesionet në të njëjtën, rrezen e veprimit të punës së saj, punët që i ushtron dhe mënyrën e ushtrimit të tyre, më tutje, rregullon udhëheqjen e shërbimit, si dhe miratimin e akteve të brendshme për organizimin dhe përcaktimin e të ardhurave personale të kategorive të caktuara të të punësuarve.

Mirëpo, në vitin 2000 me miratimin e Ligjit për nëpunësit shtetëror është bërë një lloj i ndërhyrjes ligjdhënëse në këtë pjesë të autonomisë së Gjykatës dhe të punësuarit prej atëherë kanë statusin e nëpunësve shtetërorë. Aq më tepër, sipas Ligjit aktual për nëpunës administrativ, që e zëvendësoi Ligjin paraprak për nëpunës shtetëror, që të miratohen akte të brendshme për sistematizim dhe organizim të shërbimit, është e domosdoshme të merret (theksoj) pëlqim nga Ministria e Shoqërisë Informatike që është një lloj i kontrollit nga pushteti ekzekutiv mbi një institucion i mëvetësishëm të cilit i është besuar një detyrë kulmore kushtetuese. Më pas, kushtet për titujt e ndryshëm te nëpunësit administrativ të përcaktuara me Ligjin, nuk përputhen fare me atë se çfarë profili profesional i nevojitet Gjykatës, më tutje, procedura për punësim në pjesën më të madhe edhe e kontrolluar nga Agjencia për administratë dhe në fund, e vërtetë e të ardhurave personale është kushtëzuar nga vendimi i Qeverisë e cila çdo vit e përcakton lartësinë e vlerës së pikës në bazë të së cilës përllogaritet paga e nëpunësve shtetërorë që sërish është diskutabile nga pikëpamja e pozicionit të Kushtetueses.

Ky konflikt juridik mes Rregullores dhe Ligjit për nëpunës administrativ dhe nevoja për realizim të plotë të autonomisë administrativ, ishte objekt i observimit të ekspertit të Komisionit Evropian, Jasna Omejec – ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, që në Konstatimin nr.7 të Raportit të saj të shkurtit të vitit 2018, shënoi qartë se autonomia administrative e Gjykatës Kushtetuese në raport me Qeverinë është lëkundur zbatimi i drejtpërdrejt i Ligjit për nëpunës administrativ në pjesën e përzgjedhjes së të punësuarve në Gjykatë dhe organizimi i saj i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës dhe me vënien e Gjykatës nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të Agjencisë për administratë.

Unë si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, zgjidhjen e shikon në zbatimin e drejtpërdrejtë të normave të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese në pjesën e shërbimit profesional që edhe sot është në fuqi. Në këtë drejtim, këtë e prezantova në takimin tim të parë me ministren e Drejtësisë dhe në parim ka gatishmëri nga pushteti ekzekutiv që kjo ide të zbatohet në praktikë.

Vendimet e Gjykatës Kushtetues na është e qartë se i miratoni si organ kolektiv, njëzëshëm ose me shumicë votash. Ndaj, si rezultat a do të kemi së shpejti vendime të Gjykatës sipas iniciativave për Ligjin për gjuhët, për përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe lëndëve të tjera për të cilat Gjykata nuk është prononcuar, ndërsa shkaktoi interes të madh në opinion?

Secila lëndë në Gjykatën Kushtetuese, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për iniciativa ose kërkesa, ka peshën dhe rëndësinë personale. Ne edhe deri tani me kujdes dhe në përputhje me Rregulloren veprojmë me kujdes të duhur ndaj çdo lënde. Vetëm sa për të njoftuar opinionin, derisa të formësohet një lëndë e caktuar ne kemi shumë letërkëmbime me parashtruesin dhe pjesëmarrësit tjerë me qëllim që të grumbullohen të dhënat dhe informacionet e nevojshme.

Duke marrë parasysh parimet e ekonomizimit të procedurës dhe rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, unë, si kryetar, angazhohem që për secilën lëndë të veprohet në mënyrë të azhurnuar, të merret vendim në afat të arsyeshëm dhe të respektohen angazhimet e pjesëmarrësve për realizimin e qëllimit të kërkesave ose iniciativave të parashtruara.

Në praktikë e deritanishme prej shtatë viteve si gjykatës – raportues, u jap peshë të madhe këtyre parimeve dhe prej viti në vit, e zvogëloja mesataren për zgjidhjen e lëndëve të zbatuara vjetore me ç’rast lëvizja në mesatare prej dhjetë muajve për zgjidhjen e një lënde.

Si kryetar për këtë muaj u angazhova për të gjitha lëndët më të vjetra të kemi vendime të Gjykatës, e veçanërisht për lëndët që shkaktojnë interes të madh në opinion.

A konsideroni se Gjykata Kushtetuese duhet të ketë buxhet të pavarur dhe llogari të veten të cilën do ta menaxhojë?

Kjo çështje ka të bëjë me autonominë financiare (buxhetore) të Gjykatës Kushtetuese që nuk është më pak e rëndësishme sesa autonomia administrative. Për të kuptuar thelbin dhe rëndësinë e saj, sërish do t’i isha referuar Komisionit të Venecias që lidhur me këtë çështje, në njërën prej mendimeve të veta ka theksuar se “si trup i veçantë kushtetues, Kushtetuesja duhet të ketë të drejtën të propozojë buxhetin e saj drejtpërdrejt para Parlamentit pa përzierje nga Këshilli gjyqësor ose Qeveria. Buxheti i Kushtetueses nuk duhet të jetë pjesë e buxhetit të përgjithshëm të gjyqësorit“.

Sipas thelbit të saj, autonomia buxhetore mund të përkufizohet si e drejtë e organit që vetë t’i përcaktojë nevojat e tyre buxhetore, me ç’rast të njëjtat në procedurën e përcaktimit të buxhetit shtetëror (qendror) të mos mund të jenë të zvogëluara as prej njërit prej pjesëmarrësve në miratimin e buxhetit (ose si mundësi, bëhet konsultim i detyrueshëm me Qeverinë, Ministrinë e Financave ose Parlamentin). Më tutje, organi gjatë vitit buxhetor të mund t’i sistemojë në mënyrë të pavarur mjetet paraprakisht të përcaktuara buxhetore në përputhje me nevojat e veta dhe detyrimisht të konsultohet gjatë ndryshimeve dhe plotësimeve eventuale të buxhetit shtetëror (i a.q. rishikim). Ky definicion e përfshin në tërësi autonominë buxhetore, ndonëse ekzistojnë shembuj kur autonomia mund të ekzistojë vetëm në disa segmente (për shembull, organi të ketë vetëm të drejtën për të shpërndarë mjetet e ndara buxhetore).

Për legjislaturën e Maqedonisë nuk është e panjohur qasja e ndarjes së një niveli të caktuar të autonomisë buxhetore të disa organeve të caktuara, gjegjësisht degëve të pushtetit shtetëror. Si shembuj mund të përmenden Ligji për avokatin e popullit dhe Ligji për buxhet gjyqësor, derisa si zgjidhje krahasuese-juridike që kanë të bëjnë me gjykatat kushtetuese dhe sigurimin e kushteve financiare për punën e tyre dhe autonominë buxhetore, me shembujt e Ligjit për Gjykatë Kushtetuese (të Republikës së Serbisë) dhe Rregullores për organizimin dhe punën e Gjykatës Kuhtetuese (të Republikës së Bullgarisë).

Momentalisht mungojnë norma ligjore që do ta kishin parashikuar dhe garantuar autonominë buxhetore të Gjykatës Kushtetuese dhe konsideroj se pushteti ekzekutiv si propozues i autorizuar i ligjeve dhe ligjdhënësi, urgjentisht duhet të shqyrtojnë këtë çështje që është notuar edhe në Raportin e ekspertes së Komisionit Evropian, Jasna Omejec.

Lidhur me lartësinë e mjeteve të planifikuara në Buxhetin për vitin 2019, ato në raport procentual arrijnë rreth 0,017% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore të Republikës, me ç’rast një pjesë më e madhe e këtyre mjeteve në lartësi prej 70%, janë parashikuar për pagesën e pagave, kontribute dhe kompensime nga paga për të punësuarit dhe gjykatësit dhe nuk mund të thuhet se janë të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të Gjykatës, të cilat nëse merret parasysh lartësia e pjesëmarrjes së tyre në buxhetin shtetëror, praktikisht janë minore.

Gjykata ka nevojë emergjente për përtëritjen e pajisjes informatike, adaptimin e një hapësire për sallë serveri, furnizim të librave dhe materialeve të tjera profesionale, furnizim të një automjeti udhëtues reprezentativ që është veçanërisht e rëndësishme, veçanërisht që tani në këtë pjesë Gjykata shërbehet nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast duhet doemos të thuhet se jo gjithmonë u dilet në ndihmë nevojave të Gjykatës, e nga ana tjetër shtrohet pyetja nëse kjo zgjidhje fare është në frymën e sigurimit të mëvetësisë dhe pavarësisë së Gjykatës.

Në dy javët e fundit u bëtë aktual në opinion pasi që nisët procedurë për nenin 11 të Ligjit për plotësimin e Ligjit për falje dhe me hedhjen poshtë të iniciativës së Ligjit për amnisti. Kur mund të pritet më së shpejti vendimi në raport me Ligjin për plotësimin e Ligjit për falje?

Në raport me ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për plotësimin e Ligjit për falje, e njëjta është në rrjedhë, gjegjësisht është në fazën e dytë. Kjo do të thotë se Gjykata me vendimin për të nisur procedurë ka shprehur dyshim në kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar me ç’rast nevojitet të përcaktohet teksti i vendimit për nisjen e procedurës në seancë të Gjykatës në të cilën do të arsyetohen arsyet për shkak të cilave Gjykata ka vendosur në këtë mënyrë. Kjo zgjidhje dorëzohet detyrueshëm te parashtruesi i aktit të kontestuar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe eventualisht edhe te pjesëmarrësit tjerë në procedurën, si për shembull Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përgjigjet e tyre duhet të jenë të dorëzuara në afat të caktuar pas pranimit dhe duhet të merren parasysh gjatë marrjes së vendimin përfundimtar. Si rezultat, është jofalënderuese të lidheme me afate fikse, por megjithatë siç thashë edhe paraprakisht në intervistën, unë do të angazhohem që të gjitha lëndët, duke përfshirë edhe këtë, duke respektuar të gjitha dispozitat dhe afatet e rregullores, të zgjidhen në mënyrë të azhurnuar dhe me kohë

Gjykata Kushtetuese periudhën e fundit ishte në qendër të kritikave të shumta. Si i vlerësoni kritikat?

Qëndrimi ynë në raport me kritikat e drejtuar ndaj Gjykatës është shprehur në kumtesën e fundit të publikuar në ueb-faqen tonë dhe njëherë ishte publikuar nga më shumë media. Për ne, janë të pranueshme të gjitha kritikat e argumentuara në aspektin juridik, por jo edhe ato që depërtojnë thellë në mëvetësinë dhe pavarësinë tonë të parashikuar me Kushtetutën dhe Rregulloren tonë.

Daniella Markoska Aleksovska

FotoIvana Batev

 

Continue Reading

Intervista

Ambasadori i Kroacisë kundër ‘Ballkanit të Hapur’: Legjitimon ‘botën serbe’

Published

on

Zlatko Kramariç kundërshton iniciativën e përbashkët Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut për krijimin e një zone të përbashkët tregtare të Ballkanit Perëndimor.

Kryetar bashkie gjatë luftës në moshën 36 vjeçare gjatë viteve 1990, politikan i bërë deputet, shkrimtar dhe diplomat i rangut të lartë e ambasador në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri në shekullin e 20-të. Shkurtimisht, kjo është përmbledhja e CV të ambasadorit të tanishëm të Kroacisë në Tiranë, Zlatko Kramariç.

Si lexues i rregullt i Albanian Daily News dhe kontributor i veçantë me biseda, opinione, dhe analiza gjatë detyrës së tij si ambasador në Tiranë, ishim kureshtarë të dinim se cila ishte e gjitha kjo lidhje e karrierës së tij nga viti 1990 deri 2021.

30 vjetori i tragjedisë së Vukovarit, kur anëtarët e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe formacioneve paraushtarake serbe hynë brenda qytetit të shkatërruar pas tre muajsh shtetrrethim, u përkujtua si gjithmonë me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit.

Kjo ishte një shtysë më shumë që ADN të diskutonte me ambasadorin, Kramariç, si një prej politikanëve kryesor në Kroaci dhe kryebashkiak i Osijek gjatë artilerisë bombarduese të qytetit nga Ushtria Popullore Jugosllave, e cila ndodhi nga gushti i vitit 1991 deri në qershor të vitit 1992 gjatë luftës kroate për pavarësi, e cila hyri në histori si Beteja e Osijek (Në gjuhën kroate – Bitka za Osijek.)

‘E gjithë veprimtaria ime gjatë të gjithë karrierës sime ka qenë rezultat i tre zgjedhjeve, të cilat më kanë mundësuar të zbatoj një pozicion si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. E di që është një kombinim i pamundur dhe kontradiktor, por kjo është pikërisht arsyeja përse mua më pëlqeu. Dhe e gjitha kjo veprimtari më bën një person të lumtur e të kënaqur,’ u shpreh ambasadori Kramariç duke nënkuptuar me mirësjellje se ka edhe më shumë se kaq.

Ai besonte se ‘Kriza Jugosllave’ do zgjidhej përmes mjeteve politike dhe jo ushtarake si vijimësi e asaj që po ndoshte pas rënies së Murit të Berlinit, kryebashkiaku i ri i Osijek, një qytet pranë Vukovarit, pa që politika e të fortit serb, Slobodan Miloseviç, ishte krijimi i Serbisë së Madhe, një Jugosllavi e re pa Sloveninë. ‘Ai vendim ishte thelbësor, vendimtar, sepse injoroi rezultatet e zgjedhjeve demokratike në Kroaci. Miloseviçit iu dha drita jeshile për planet e tij imperialiste,’ zbuloi Ambasadori.

Ai kujton se kur u përfshi Bashkimi Evropian në zgjidhjen e krizës në korrik të vitit 1991, përpjekjet e tyre ishin pa efekt. Ushtria jugosllave, bashkë me vullnetarët serb nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, dhe serbë vendas, po ndërmerrte veprime ushtarake duke sulmuar qytete kroate me qëllimin rrëzimin e qeverisë demokratike të Kroacisë, apo duke copëtuar ato pjesë të Kroacisë që i konsideronte ‘troje serbe.’ ‘Kështu që, është qesharake dhe e turpshme të flasësh për luftën në Kroaci si kategori e luftës civile,’ shprehet ambasadori, i cili thekson se, ‘është një luftë klasike imperiale për territore të huaja.’

I pyetur për iniciativën e Ballkanit të Hapur, ai u shpreh se është tejet e rëndësishme të kuptohet sa më parë, para se të jetë vonë, se të gjitha pasojat e mundshme politike që fshihen pas shprehjes së ‘sinqertë’: ‘Bota Serbe’ e cila me ngadalë por në mënyrë të sigurtë po legjitimizohet përmes iniciativës së Ballkanit të Hapur dhe me mbështetje ndërkombëtare.

Ambasadori tregohet i shqetësuar se situata politike në Ballkan nuk është e mirë dhe se rajoni mbetet ende një fuçi baruti. Nga ana tjetër, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare, si rregulator, është e vonuar me reagimet e saj, e madje edhe kur reagon, reagimi është i papërshtatshëm.

‘Politikanët e Ballkanit pëlqejnë të përsëritin të gjitha gabimet që kanë bërë shumë here përgjatë historisë. Dhe ata janë shumë këmbëngulës në këto veprimtari,’ thotë Ambasadori Kroat, Zlatko Kramariç në intervistën e mëposhtme:

Albanian Daily News: Z. Ambasador, ju keni qenë mysafir i AND si një diplomat I rangut të lartë i Zagrebit në Tiranë përmes intervistave dhe kontributeve tuaja, por rasti i përkujtimit të viktimave të luftës së Vukovarit dhe zonave përreth në 30 vjetorin e rënies në duart e Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe paraushtarakëve serb na ka shtyrë të kemi këtë bashkëbisedim me ju pasi ju ishin kryebashkiaku i Osijekut, një qytet në epiqendër të luftës, që ishte ndër të parat që u sulmua nga paraushtarakët serbë. Ju lutemi, çfarë mund tu thoni lexuesve të ADN mbi ato kohë tragjike si kryebashkiak i Osijek, sidomos atmosferën tek njerëzit?

Ambasadori Kroat, Zlatko Kramariç: Unë isha i bindur që ‘Kriza Jugosllave’ do zgjidhej përmes mjeteve politike e jo ushtarake. Isha i bindur se paqja nuk kishte alternativa të tjera. Muri i Berlinit ka rënë, Komunizmi vdiq, proceset demokratike janë të pashmangshme. Në fund, çekët dhe sllovakët treguan se si arrihet kjo, me qetësi dhe mënyrë të paqtë.

Ndoshta diçka e ngjashme do kishte ndodhur në Jugosllavi nëse ushtria jugosllave nuk do kishte pranuar politikën e S. Miloseviçit, krijimin e Serbisë së Madhe, një Jugosllavi e re pa Slloveninë. Ai vendim ishte thelbësor, vendimtar, sepse injoroi rezultatet e zgjedhjeve demokratike në Kroaci. Milosheviçit iu dha drita jeshile për planet e tij imperialiste.

Los Angeles Times shkroi më 10 korrik, 1991 me titullin: ‘Kundërshtarët e Jugosllavisë duket se nuk duan paqe në Ballkan’ Serbia, më e madhja e republikës, refuzon përpjekjet për të shuar krizën. Kësisoj, koha e shpërthimit po afron.’ Sipas asaj gazete, Kroacia ka ofruar mbështetje të pashtershme për planin europian të paqes, por Serbia e refuzoi. Gazeta shkroi, duke ju cituar ju, se përplasjet midis serbëve dhe kroatëve kanë marrë 90 jetë në republikë gjatë tre muajve të fundit. Çfarë mund të na thoni tani mbi atë që po ndodhte dhe si e përballuat luftën kur ju ishit vetëm 36 vjeç, nëse nuk gabohemi?

Ishte Korrik 1991, kur Bashkësia Evropiane u përfshi në zgjidhjen e krizës. Por përpjekjet e tyre ishin pa rezultat. Për më tepër, Deklarata e Brijunit, bëri thirrje që Kroacia dhe Slovenia të pezullojnë vendimin e tyre për pavarësi për tre muaj në mënyrë që të gjendej një zgjidhje e arsyeshme politike gjatë asaj periudhe.

Ndërkohë, ushtria jugosllave, bashkë me vullnetarët serbë nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, dhe serbë vendas, ndërmori veprime ushtarake duke sulmuar qytetet kroate me qëllim rrëzimin e qeverisë demokratike në Kroaci, apo duke gjymtuar ato pjesë të Kroacisë që i konsideronte ‘Troje Serbe.’ Ndaj, është qesharake dhe e turpshme të flitet mbi luftën në Kroaci si kategori e një lufte civile.

Ishte një luftë klasike imperialiste për territore të huaja.

Qëndrimi serb i kohës ishte i kontaminuar me mitin territorial. Në këtë kontekst, është tepër e rëndësishme të kuptohet në kohën e duhur, para se të jetë vonë, se të gjitha pasojat e mundshme politike që fshihen pas shprehjes së ‘sinqertë’: ‘Bota Serbe,’ e cila me ngadalë por në mënyrë të sigurtë po legjitimohet përmes iniciativës Ballkani i Hapur. Dhe me mbështetje ndërkombëtare. Do ishte e gabuar të zvogëlohej edhe roli i Kishës Ortodokse Serbe në lidhje me lirinë e besimit. Fatkeqësisht, disa prej kolegëve të mi kanë prirjen ti thjeshtojnë këto procese të rrezikshme politiko-fetare. E përsëris, është shumë e rëndësishme të dallohen me saktësi fenomenet në shoqëri.

Në atë kohë, unë bëra gjithçka që mundja të sensibilizoja opinionin publik botëror duke i informuar ata me se çfarë po ndodhte me të vërtetë.

Gjatë përkujtimores së 18 Nëntorit, 2021, shumë kroatë u cituan se janë shprehur që tragjedia e Vukovarit nuk ka përfunduar pasi shkaktarët nuk janë dënuar ende dhe plagët janë akoma të hapura. Çfarë mund të na thoni për këtë, z. Ambasador?

Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Ata që morën pjesë në agresionin mbi Vukovarin nuk përjetuan katarsis, nuk duan të përballen me të kaluarën, nuk e pranojnë të ligën që kryen, duke i manipuluar me vetëdije faktet historike. Thënë thjesht, veprimet e tyre janë të kontrolluara nga ndërgjegjja mitike. Në veprimtari jo-historike, ata mbështeten plotësisht nga të gjitha ata që nuk arrijnë të pranojnë me faktin që Jugosllavia nuk ekziston më.

Ka dallime në lidhje me ndjenjat në raste të tilla si përkujtimoret në përvjetore si kjo e fundit, midis Kroacisë dhe zyrtarëve të BE. Cili është thelbi i dallimeve dhe si mund të konsiderohet shprehja e njohur ‘Fal por mos harro’?

Përkujtimi nuk është një ritual i zakonshëm. Është një akt përmes së cilit ne tregojmë respect ndaj viktimave të pafajshme të ngjarjeve të caktuara historike, kur ne kujtojmë tragjedinë e tyre. Por gjithashtu ka edhe një konflikt brenda kujtesës. Sigurisht, duhet kërkuar dhe punuar për të gjetur një balance midis faljes dhe ruajtjes së kujtesës së viktimave, e kështu që është shumë e vështirë të arrihet nëse fajtorët ende nuk duan të tregojnë se janë penduar për ligësinë që kanë kryer.

Ata shkatërruan një qytet të bukur, e shkatërruar sistematikisht për tre muaj, vranë një numër të madh civilësh gjatë mësymjes, dhe pas rënies së qytetit vranë ata që e mbrojtën pa asnjë proces gjyqësor. Në lidhje me fenomenin e përkujtimit mbi viktimat, këshilloj të lexohet libri i filozofit francez P. Bruckner ‘Tundimi i Pafajsisë’!

Një kryebashkiak i një qyteti në luftë në shekullin e 20-të, një politikan që u bë deputet, diplomat i lartë dhe shkrimtar. Shkëlqesia Juaj, cila është fija që i lidh këto hapa të karrierës suaj, parë nën këndvështrimin e pas 30 viteve?

E gjithë veprimtaria ime gjatë të gjithë karrierës sime ka qenë rezultat i tre zgjedhjeve, të cilat më kanë mundësuar të zbatoj një pozicion si nga jashtë ashtu edhe nga Brenda. E di që është një kombinim i pamundur dhe kontradiktor, por kjo është pikërisht arsyeja përse mua më pëlqeu.

Dhe e gjitha kjo veprimtari më bën një person të lumtur e të kënaqur.

Ambasador Kramaric, ju si kryebashkiak i Osijek, bashkë me Selim Beslagiç, kryebashkiak i Tuzla, Bosnjë, dhe Vesna Pesiç, president i Aleancës Qytetare Serbe-morët në vitin 1997, Çmimin ‘W. Averell Harriman Democracy Award’ në një event i organizuar nga National Democratic Institute. Të tre ju u nderuat në Uashington më 5 nëntor 1997, për përpjekjet tuaja kundër luftës në Bosnjë, Kroaci dhe Serbi. Të mëparshmit që u nderuan me këtë çmim ishin Presidenti Cek, Vaclav Havel, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, dhe ish Presidenti Amerikan Jimmy Carter. Si ndiheni për këtë vlerësim kaq të lartë?

Vaclav Havel është idhulli im në çdo mënyrë. Ai është edhe një shkrimtar i madh, një shtetar i vërtetë i cili mundësoi një tranzicion paqësor në vendin e tij. Nga librat e tij, letrat e tij nga burgu, fjalimet e tij publike, unë mësova si të mendoj politikisht. Ai më mësoi se politika pa moral është një politikë e keqe dhe e dështuar.

Jam shumë krenar për këtë vlerësim, e për më tepër nga fakti që veprimtaria ime Havel-Gandhi përgjatë luftës jo vetëm që u vu re por edhe u vlerësua. Unë tregova se edhe në kohët më të vështira të luftës, njeriu mund të mbetet njeri, se është e mundur të jesh kryebashkiaku i të gjithë njerëzve pavarësisht etnisë së tyre, fesë apo përkatësisë partiake. Dhe se gjuha e dashurisë është shumë më e mirë se gjuha e urrejtjes. Në daljet e mia të shpeshta publike shmanga çdo lloj propaganda. (Nuk doja të përfshihesha në luftën mediatike) Isha i bindur se situata e vështirë në qytet mund të zgjidhej me gjuhën e dashurisë, gjuhën e pajtimit. Në atë kohë, mesazhi im kryesor për qytetarët e Osijek ishte: bëni asgjë në këtë luftë për të cilën do turpëroheni pas lufte!

Tani, më lejoni të kthehemi në kohët tona, pasi 30 vite nuk janë larg nga luftrat e Jugosllavisë të vitit 1991. Konflikti midis Serbisë dhe Kosovës vazhdon, situata e trazuar në Bosnjë dhe Hercegovinë po përshkallëzohet, dhe mosmarrëveshjet midis Kroacisë dhe Serbisë vazhdojnë. A jeni i shqetësuar mbi situatën aktuale në rajon, dhe sipas jush, çfarë mësimi duhet të kujtojnë popujt e këtij rajoni, nga luftërat e shkuara të përgjakshme?

Në një nga intervistat e mia të fundit për ADN, kam thënë se situata politike në rajon nuk është e mirë. Dhe të gjitha ngjarjet pas lojërave mbi Kosovën, mungesa e vazhdimësisë së dialogut midis Beogradit dhe Kosovës, performancat e Dodik në Bosnjë, situata konfuze në Mal të Zi, e cila kontaminohet edhe më shumë prej veprimtarive politike të Kishës Ortodokse Serbe, dorëheqja e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Z. Zaev pas dështimit të partisë së tij, por gjithashtu edhe DUI, partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që është partneri më i rëndësishëm i koalicionit të Social Demokratëve të Maqedonisë së Veriut, në zgjedhjet vendore (është interesante që edhe partia e Albin Kurtit dështoi në zgjedhjet vendore) tregojnë se deklarata ime ishte mëse e saktë. Dhe kjo nuk më lumturon aspak.

Rajoni mbetet ende një fuçi baruti. Politikanët e Ballkanit pëlqejnë të përsëritin të gjitha gabimet që kanë kryer shumë here përgjatë historisë Dhe në këto veprimtari ata janë shumë këmbëngulës. Bashkësia ndërkombëtare, si rregulatore, është e vonuar me reagimet e saj, madje edhe kur reagon, reagimi është i pamjaftueshëm. Në fund, të gjitha marrëveshjet, si ajo e Kumanovës, dhe e Ohrit, dhe e Dayton-it, nuk e zgjidhën problemin themeltar, që coi në konflikt, por e la të hapur. Të gjitha këto marrëveshje ofruan vetëm zgjidhje të pjesshme ndaj problemit, duke ndalur veprimtaritë ushtarake, por të gjitha problemet e tjera vazhduan, që nga marrëdhëniet e pazgjidhura ndër-etnike deri tek marrëdhëniet e papërkufizuara politiko-sociale. Ato lejuan që të gjithë ata që ishin të përfshirë ti interpretonin ato sipas mënyrës së tyre. Në vend të qartësisë, kemi një kakofoni të vërtetë të qëndrimeve kundërshtuese dhe zërave të papajtueshëm politik.

Në përfundim, z. Ambasador, a mendoni se roli i BE-së dhe i SHBA-së duhet rritur që paqja dhe stabiliteti të vendoset në Ballkan në vend që të lihet që ngjarjet të çojnë në shkatërrim e më pas të thuhet ‘tashmë jemi vonë, e nuk kemi çfarë të bëjmë?’

Në disa raste kam ndjesinë se bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka mundur të zhvishet nga sindroma e lëshimeve të vazhdueshme ndaj ‘diktatorëve të vegjël,’ të cilët, nëse nuk ndalen në kohën e duhur, mund të shkaktojnë një katastrofë me përmasa botërore. Kështu ndodhi edhe gjatë viteve 1930-të, kur udhëheqësit evropianë i lëshuan pe kërkesave të paarsyeshme të HItlerit, e më pas në vitet 1990-të bashkësia ndërkombëtare nuk arriti të kuptonte në kohë pasojat përfundimtare të politikave të Milosheviçit (pa përmendur rastet e shumta të diktatorëve në Afrikë apo të tjerëve si Saddam Hussein.)

Kështu që ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare, Amerika dhe BE të jenë më aktive dhe të përfshira në mënyrë më efikase në zgjidhjen e krizës ballkanike që të mos thonë më vonë që jemi vonë e nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë. Personeli i zgjidhjeve (Palmer, Hill, Escobar …) në administratën e re amerikane, le të jetë një shpresë se gjithçka nuk ka humbur, sikurse edhe ardhja e Christian Schmidt në Bosnjë!

Marrë nga “Albanian Daily News”

Continue Reading

Intervista

Vullnet Murseli: Do t’ua kthejmë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve

Published

on

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe për këtë si Telegrafi Maqedoni kemi vendosur të bisedojmë me Vullnet Murselin, kandidatin e Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës për shqiptarët për Komunën e Tetovës për të cilin kemi folur rreth prejardhjes së tij dhe planet e tij, nëse zgjidhet kryetar komune.

Murseli thotë se nëse arrin të zgjidhet kryetar i Tetovës, “do t’ua kthejë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve”, ndërsa për të rinjtë thotë se do të kenë parqe dhe qendra për të zhvilluar talentet e tyre.

Kush është Vullnet Murseli?

Kam lindur në Tetovë me 8 Maj 1975. I diplomuar në Fakultetin Juridik dhe magjistër i shkencave për shëndet publik. Pas magjistraturës kam dhënë dhe provimin e jurispondencës. Me shoqen e jetës jemi njohur që në shkollë të mesme, dhe që atëherë jemi bashkë. Kemi dy djem, njëri është student ndërsa tjetri ndjek mësimet e klasës së tetë në shkollë fillore.

Sfida më e madhe personale e Vullnetit dhe si e ka zgjidhur atë?

Sfida kam pasur plotë në jetë, si shumë të tjerë. Sfidat janë pjesë e asaj që jemi dhe asaj që bëhemi. Sfidat më të mëdha janë profesionale se sa personale, por megjithatë çdo problem ka zgjidhje, deri sa ke vullnet dhe dëshirë për të punuar si është më mirë.

Cili është premtimi që do t’ja bënte fëmijës/fëmijëve të tij Vullneti për të rregulluar në Tetovë?

Fëmijët e mi si gjithë të rinjtë e tjerë të qytetit kanë nevojë për qendra rinore, për qytet të pastër e të sigurt, për parqe, për stadium, për park teknologjik për inovacione, për qendër resursesh. Unë dhe ekipi im kemi paraparë në program që midis shumë gjërave tjera, t’i realizojmë edhe këto.

Çka ju premton Vullneti të rinjve?

Të rinjtë deri tani kanë shërbyer vetëm si dekor i partive politike, vetëm si reklamë duke i keqpërdorur vetëm si makineri votimi, dhe s’është e rastit që të rinjtë po e lëshojnë vendin dita ditës. Duke u nisur nga këto dhe probleme tjera që i kemi identifikuar në lidhje me të rinjtë, ne do të krijojmë kushte më të mira për të rinjtë, duke krijuar qendra komunitare të cilat do shfrytëzohen nga të rinjtë, studentët, organizatat rinore pa pagesë. Të rinjtë do kenë park, qendër ku të zhvillojnë talentin e tyre, salla sporti falas ku do të zhvillojnë talentin e tyre sportistët. Do krijohet zona e tifozëve si dhe amfiteatër për evenimentet kulturore. Më e rëndësishme është që programi qeverisës do të bëhet në mënyrë të hapur, duke përfshirë më shumë të rinjtë dhe nevojat e tyre në projektet që do të realizohen.

Cili do të jetë premtimi i parë që do ta përmbush Vullneti pasi ta merr postin?

Premtojmë administratë efikase dhe transparente. Menjëherë do fillojmë me sistemimin e administratorëve për t’i shërbyer sa më mirë çdo qytetari. Do instalojmë sistemin ONE STOP SHOP që të mos kenë nevojë qytetarët të enden lartë e poshtë nëpër sportele. Çdo sportel do funksionojë, s’ka më 2 të punësuar në 7 sportele. Nuk do ketë nevojë qytetari të endet nga sporteli në sportel për të marrë një dokument. Do thyhen muret e brendshme të komunës dhe do zëvendësohen me vitrina xhami, që ta shohin edhe qytetarët që vijnë të shërbehen por edhe “kontrolli i cilësisë së shërbimeve” nëse administratorët e komunës janë në punë, i shërbejnë qytetarëve, apo kanë ikur nga zyra. Do instalojmë kulturën 8 ORË PUNË, jo 5 orë në punë. Ne duhet t’ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve tanë, të cilët deri tani janë shkelur, janë poshtëruar, janë përbuzur. Kjo do marrë fund, sepse tetovarët meritojnë më mirë dhe më mirë do ta bëjmë./Telegrafi/

Continue Reading

Intervista

Bexheti: Opozita shqiptare do ta bëj ndryshimin dhe kthesën e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Intervista me Flakron Bexhetin, zëdhënësin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Flakron Bexheti, zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare, Aleanca Shqiptare (ASH) në Maqedoninë e Veriut, është pjesë e një programi të Asociacionit Amerikan për lider të rinj ACYLP në Uashington. Gazeta “Illyria” ka zhvilluar një intervistë me z.Bexheti ku në fokus janë zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, por edhe çështja të tjera të rëndësishme për shqiptarët në këtë vend.

Intervistoi Beqir Sina

Zoti Bexheti ju ndodheni në Uashington, DC për takimin e parë #NMKCapstone. 3 ditë duke marrë pjesë në panele dhe duke diskutuar me alumni amerikanë të ACYPL nga i gjithë vendi.Më konkretisht diçka rreth këtij takimi ?
Bexheti: Ky takim është pjesë e programit të Asociacionit Amerikan për lider të rinj ACYLP , në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, i mbështetur dhe finansuar nga Qeveria Amerikane i quajtur Capstone dhe i organizuar me Alumnistët nga Maqedonia e Veriut bashkë me alumnistët amerikan që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut vitet e kaluara, si përmbledhje e programit të shkëmbimit. Në këtë program nga Maqedonia e Veriut marrin pjesë nivele të larta të përfaqësuesve politik të partive më të mëdha në vend të pozitës dhe opozitës, ndërsa nga alumnistët amerikan marrin pjesë personalitete të shquara të nivele të ndryshme si dhe figura politike nga dy forcat kryesore politike, ato denokrate dhe republikane.
Këto 4 ditë patëm diskutime shumë të suksesshme ku u takuam dhe shkëmbyem biseda me përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit me një përmbledhje të marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Ne shkëmbyem përvoja me shumë njerëz me ndikim nga bota politike si Drejtori Rajonal i IRI për Evropën, Paul McCarthy, Brock D. Bierman dhe shumë të tjerë. Gjatë një pjese të qëndrimit tonë ne vizituam varrezat e famshme kombëtare Arlington dhe George Washington Mount Vernon dhe patëm një darkë të përbashkët me Ambasadoren Amerikane në Maqedoni, Shkëlqesinë e Saj Kate Burns.
Qëllimi i këtij takimi është të afirmojë dhe të eksplorojë tema universale për udhëheqësit përkatës politik, duke përfshirë qeverisjen demokratike që shënon sistemin elektoral dhe gjyqësor dhe aktive pjesmarrjren aktive në poltikë. Programi gjithashtu promovon marrëdhënie të qëndrueshme profesionale dhe miqësi mes udhëheqësve të rinj në Maqedoninë e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim trajtohen tema me interes për Maqedoninë e Veriut si ajo e marrëdhënive dypalëshe SHBA-Maqedoni e Veriut, avancimi i drejtësisë sociale përmes zhvillimit të komunitetit dhe fuqizimit ekonomik, toleranca dhe antidiskriminimi, transparenca dhe mbikëqyrja e qeverisë,etj.

Në Maqedonin e Veriut muajin e kaluar u shënua 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, si dokument që i dha fund konfliktit të vitit 2001. Kur e ktheni kokën prapa, si e shihni atë periudhë?
Bexheti: Padyshim që Marrëveshja e Ohrit ka hasur në vështërsi gjatë impletentimit të sajë në praktikë, përgjatë periudhës së kaluar. Elementi kryesor i Marrëveshjes së Ohrit ishte Ligji i Gjuhës Shqipe, që u soll në vitin 2017, pra flasim për një ngecje dhe dinamike të ngadalshme të implementimit në praktike. Decentralizimi i pushtetit lokal edhe sot e kësaj dite ka defektet e saja dhe mungon decentralizimi fiskal. Mungesa e përfaqësimit të barabartë, në nivele të larta është poashtu një shqetësim real, ku kemi institucione shtetërore ku numri i shqiptarëvë si ne aspektin vertikal dhe horizontal vazhdon të ngelet nën përqindjen e caktuar etj.

20 vjet pas Marreveshjes së Ohrit, a mendoni se duhet bërë ende, sepse partia në pushtet thotë se thuajse e ka përmbyll?
Bexheti: Partia shqiptare në pushtet BDI, bën gabim kur thotë se Marrëveshja e Ohrit është përmbyll sepse ka përgjegjësinë më të madhe si subjekt politik për mos realizimin në kohë të kësaj marrëveshje, madje zyrtar të BDI këtë e kanë deklaruar edhe para vitit 2017 kur nuk ishte sjell ligji i gjuhësh shqipe. Ne vlerësojmë se kjo marrëveshje avansoi pozitën politike dhe juridike të shqiptarëve, por si marrëveshje nuk e solli barazinë e plotë mes dy etniteteve më të medha në vend, që është qëllim i çdo subjekti politik shqiptar. Si subjekt politik të drejtat politike, ekonomike dhe Juridike të shqiptarëve i shohim përtej Marrëveshjes së Ohrit, sepse vlerësojme se në Maqedoninë e Veriut duhet nje shtet me mundësi të barabarta, dhe nga shoqëria multietnike, duhet shteti dhe institucionet të reflektojnë këtë realitet multietnik.

Çfarë u bë me regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut ?
Bexheti: Regjistrimi i Popullatës mendoj se po ec mirë dhe qytetarët po regjistrohen. Deri në këtë moment janë regjistruar mbi 1 milion banor, dhe afro dyqindmijë nga diaspora. Kur jemi tek regjistrimi vlen të përmendët se ky regjistrim duhej të ndodhte shumë herët sepse është kriter i BE qe i njejti të ndodh çdo 10 vite, ndërsa tani po bëhen gati 20 vite. Shpresojmë për një numër real të qytetarëve. Për shqiptarët ky regjistrim ka një rëndësi të veçante sepse te drejtat politike, kushtetuese ndërlidhen edhe numrin apo përqindjen e shqiptarëve. Vlen të theksohet dhe të përshëndetet mobilizimi i diaspores shqiptare të Maqedonisë së Veriut në Evropë dhe SHBA që ju përgjiigjën masovikisht thirrjes për tu regjistruar. Gjithashtu edhe liderëve politik dhe partive shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Kryeministrave shqiptarë Edi Rama, Albin Kurtit si dhe shumë personaliteve të njohura të artit, muzikës sportit etj të cilët u bënë pjesë e kësaj fushate për rregjistrimin.

Më 17 Tetor, Maqedonia e Veriut ka zgjedhjet lokale . Cilat janë pritjet nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit?
Bexheti: Pritjet tona janë të mëdha si asnjëherë më parë. Jemi të bindur se Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativa do të fitojë shumicën absolute të Komunave shqiptare, jo vetëm pse duam ne por qytetarët janë në kërkim të shpresës së tyre për ndryshim për një jetë më të mirë në qytetet ku jetojnë bashkë me shërbimet e tyre komunale të munguara. Menaxhimi dhe udhëheqja e tre Kryetarëve të ASH edhe ate të Gostivarit nga Arben Taravari, Bogovinës nga Albon Xhemaili i Komunës së Bogovinës, Isen Shabani i Vrapçishtit, ishin dhe do të ngelen modele shembullore se si udhëhiqen komunat. Projektet e shumta të realizuara , si ne aspektin urban asfalitime rrugësh, kanalizime, ujësjellës e deri tek ndërtimi dhe rinovimi i shkollave këtyre krerëve komunal, parqeve, gjelbrimi etj, janë vetëm disa nga realizimet dhe shërbimet komunale, që qytetarët e komunave tjera mund ti shohin si model suksesi. Andaj presim që më 17 Tetor qytetarët të na besojë duke na dhënë mundësinë të qeverisim në nivel lokal.

A i trembeni fenomenit “manipulim” dhe “vjedhje votash” nga partitë në pushtet, ose ndonjë skenari tjetër ?
Bexheti: Realisht në çdo cikël zgjedhor eksistojnë edhe dilemat se partitë e pushtetit mund ti shfrytëzojnë mundësite që i kanë për të bërë keqpërdorime, vjedhje ose blerje votash sepse kjo ka ndodh në të kaluarën. Nje moment pozitiv për ASH-AAA në këto zgjedhje është se për herë të parë kemi komisioner nëpër qendrat e votimit me çka do të kemi mbikqyrje të drejtpërdrejt mbi procesin e votimit. Gjithashtu për herë të parë aplikohet edhe “finger printi” me ç’rast minimizohet mundësia e mbushjes së kutive apo votimit në grupe siç ka ndodh dikur. Shpresojmë që të gjithë të kontribojmë për një proces zgjedhor fer dhe të drejtë, duke ju mundësuar qytetarëve në mënyrë të lirë të shprehin vullnetin e tyre.

Cilat janë arsyet që arritët një koalicionin me VMRO, e cila njihet për qëndrime nacionaliste, apo kemi “zbutje” të saj?
Bexheti: Zgjedhjet lokale për dallim nga ato parlamentare kanë karakterin lokal, dhe jo vetëm politik. Është e vertetë se ne kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE të Hristijan Mickovskit, duke e bërë publike ate në sy të opinionin në Kuvendin e RMV, ku Lideri i ASH z. Ziadin Sela, ai i Alternativës z.Afrim Gashi dhe i VMRO DPMNE nënshkruajtën një marrëveshje, duke u zotuar për të sjellë ndryshim në komunat që udhëhiqen nga kryetar komunash të BDI dhe LSDM, sepse vlerësojmë se ata nuk kanë menaxhuar mirë, disa nga ata janë korruptuar, kane abuzuar me paranë publike, nuk i mbajtur premtimet e tyre, thjesht i mbajnë peng komunat bashkë me shërbimet konunale. Ideja e bashkëpunimit me VMRO u imponua edhe nga marrëveshja e Koalicionit mes LSDM dhe BDI, që edhe ne të bëjme koalicion me VMRO-DPMNE dhe ky moment është pritur mirë në opinion, i natyrshëm madje edhe i domosdoshëm për ta sjellë ndryshimin. Nga momenti i Koalicionit me VMRO -DPMNE, nuk ka patur asnje deklaratë nga ajo parti qe mund te ishte nacionaliste, thjeshtë ata e kanë kuptuar besoj se partneriteti i mirëfillte me subjekt politik shqiptar si dhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar, verdikti i elektoratit janë të gjitha këto që i ndihmojnë një partie të vije në pushtet dhe të bartë edhe përgjegjësitë.

A mendoni se do të fitoni qëndrat kryesore shqiptare?
Bexheti: Padyshim që po, do fitojmë shumicën e komunave, përfshirë qendrat kryesore si Tetova, Gostivari, Struga, Çairi si dhe qendrat më të vogla urbane dhe ato te komunave rurale, Bogovinën, Vrapcishtin, Bervenicën, Tearcën, Haraçinën etj. Mendoj se këto zgjedhje do të ndodh befasia me e madhe elektorale.

Cilat do jenë kushtet e Aleancës për Shqiptarët në rast se pas zgjedhjeve ka sinjale për formimin e një Qeverie të re?
Bexheti: Njëherë jemi te fokusuar në zgjedhjet komunale. Ndërsa më pas rezulltati i zgjedhjeve do imponojë situatë tjetër. Nëqoftëse koalicioni Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën dhe me VMRO-DPME fitojnë shumicën e Komunave dhe këshilltarëve atëhëherë do të kërkojmë legjitimitet të ri politik të nivelit qëndor, ose shumicë të re parlamentare ose zgjedhje te parakohshme parlamentare.

Si keni menduar të bindni elektoratin gri të votojë Ju?
Bexheti: Elektorati gri, si kudo tjeter edhe te ne vendos se kush do te fitojë. Elektorati gri nuk bën pjesë tek elektorati klientelist qe zakonisht e kanë krijuar partitë e pushtetit. Elektorati gri eshte i interesuar për ndryshim, sepse atyre shumë mirë u vjen kur i shohin autobusët e stëmbushur me te rinjê që shkojnë në perendim. Elektorati gri është dëshmitar i keqmenaxhimit, ajërit të ndotur, deponive te egra, rrugëve me bërllog por pa kanalizime, shkollave pa nxënës, banesave pa parqe te gjelbërta për fëmijë. Besoj se elektorati gri do na japë shansin ne dhe mundësinë, sepse deri tani kemi dhënë prova të mjaftueshme për të na besuar!

Çfarë u garantoni dhe u premtoni në këto zgjedhje votuesve ?
Bexheti: Ju premtojmë parasegjithash ndershmëri nëqoftësi marrim mandatin nga popullit dhe qytetarët për të qeverisur me komunat. Ju premtojmë se Komunat do tju kthehen qytetarëve bashkë me shërbimet konunale, dhe jo sic ka qene deri tani ku kokuna ka qene ne sherbim te kryetarit dhe te administratës komunale. Ju premtojmë një ndryshim për një jetë më mirë, per tju kthyer shpresën qe të ardhmen ta shohin ne vendin e tyre bashkë me familjet e tyre.

Ku mendoni se jeni me të « fort » dhe ku mendoni se ju duhet më shumë për të punuar?
Bexheti: Të “fortë” do të jemi kur shqiptarët dhe qytetarët do na besojnë verdiktin per ti udhëhequr si në komuna ashtu edhe në nivel qëndror, por atë forcë popullorë duhet ta vësh në shërbim te votuesve e jo të vetes për tu korruptuar dhe abuzuar siç ka ndodhur më parë. Na duhet të punojmë edhe më shumë , për çdo dite për ti bindur qytetarët se ne meritojmë mundësinë për të qeverisur, sepse ne kemi ditur dhe guxuar të sillemi me përgjegjshmëri në situata të vështira politike. Ne kemi qenë konstruktiv në kuvend duke përkrahur ligje që kanë qenë në shërbim të qytetarëve për jetën e tyrë më të mirë, per eurointegrimet. Por kemi ditur edhe të bllokojme kuvendin ta kushtëzojmë atë me kërkesat tona politike sic ishte rasti i shtetësisë dhe ne ja dolem sepse jemi ndryshe të vendosur dhe të përkushtuar.

Continue Reading

Aktuale