Connect with us

Lajme

Komisioni i Venecias kërkon braktisjen e Gjuhës Shqipe në gjyqësor, por çka mendon Zaevi për këtë

Published

on

Gjatë ditës së djeshme Komisioni i Venecias diskutoi dhe solli mendimin mbi Ligjin për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Në mendimin e këtij komisioni thuhej se në disa fusha ligji ne fjalë i tejkalon kompetencat e deri edhe në imponim të detyruar joreal. Në tërësi, ky komision kërkon rishqyrtim të Ligjit per Gjuhët, përcjell in7.

“Komisioni i Venecies, duke e përshëndetur gatishmërinë e autoriteteve për përmirësimin e gjendjes gjuhësore të komuniteteve, vlerëson se në fusha të caktuara ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponimin e detyrimeve ligjore joreale institucioneve publike, në veçanti në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, e shoqëruar me sanksione të ashpra në rast të mosrespektimit dhe mundësinë për ndryshimin e vendimeve gjyqësore, nëse gjatë procedurës ka mungesë përkthimi dhe interpretimi”, thuhet mes tjerash në mendimin e Komisionit te Venecias.

Komisioni i Venecies ua jep disa rekomandime autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, në veçanti për braktisjen e dispozitave në lidhje me dygjuhësinë në procedurat gjyqësore.

Në lidhje me këtë mendim dhe rekomandime nga ky komision, sot ka folur edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Zaev u zotua se këto rekomandime do ti marrin paarasysh të gjitha dhe se organet përkatëse do ta rishqyrtojnë bashkë me ekspertët e fushës, në menyrë precize, siç e kërkon Komisioni i Venecias.

Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore dhe rekomandimin e Komisionit te Venecias për ta shfuqizuar atë, Zaev theksoi se do ta shqyrtojnë dhe analizojnë mirë edhe me partnerët e koalicionit. Ai përmendi linja te kuqe sa i përket të drejtave të qytetarëve, por pa precizuar nëse përdorimi i shqipes në gjyqësor e tejkalon vijën e kuqe, pëecjell in7.

“Askush nuk dëshiron të humb lëndë në gjyq ose të gjykohet në mënyrë jo të drejtë, ose çfarëdo procedurë qytetare për shkak se një e  drejtë tjetër është tejkaluar më shumë nga linjat e kuqe dhe se drejta është shkelur. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë. Kuptohet se të gjitha sugjerimet e tjera do t’i adaptojmë”, ka thënë Zaev.

Ndërkaq për këtë çështje Zëvendeskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për nesër ka thirrur takim me gazetarët për ti njoftuar me detajet e raportit të Komsionit të Venecias./in7.tv/

A.H

Continue Reading

Bota

“Nuk i harrojmë traditat tona, jemi Iuftarak!”/ Shqiptarët e Ukrainës gati për Iuftë (Video)

Published

on

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.

Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar Iuftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një Iufte.

Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve. Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.

Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është Iuftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Continue Reading

Lajme

Kroacia kundër Biden: Nuk do të dërgojmë asnjë ushtar në Ukrainë!

Published

on

Presidenti kroat ka habitur opinionin, duke dalë me qëndrim për situatën në Ukrainë, që nuk korrepsondon me qndrimin e shumë vendeve tjera anëtare të NATO-s. Në një pres konferencë, presidenti Zoran Millanoviq ka thënë se në rast se fillon konflikti në Ukrainë, ai d të japë urdhër për tërheqjen e gjithë ushatërve kroatë.

I pyetur se si e komenton konfliktin në Ukrainë, Milanoviq madje është përgjigjur se nuk din për konflikt të tilë.

“NATO po e përforcon prezencën e vetë, ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këtë. Nëse vjen deri te eskalimi, do të tërhiqmi deri në ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me Ukrainën, por ka të bëjë me politikën e Bajdenit, unë shoh sjellje joparimore dhe të rrezikshme. Ekzistojnë mënyra se si mund të shpëtohet Ukraina, së paku 99 ër qind, e ajo është ndhma ekonomike”, tha Millanoviq.

Continue Reading

Kosovë

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave anti-COVID brenda javës

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.

Continue Reading

Aktuale