Connect with us

Lajme

BDI – LSDM, mosmarrëveshje rreth konkluzioneve të Venecias për gjuhët

Published

on

Mosmarrëveshje midis LSDM-së dhe BDI-së, lidhur me konkluzionet e Komisionit të Venecias, për të rishikuar Ligjin për Gjuhët dhe të shfuqizohet dygjuhësia në procedurat gjyqësore. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron rishikimin e ligjit, për të cilin opinioni i Komisionit do të jetë një pikë referimi.

Ministria e Drejtësisë do t’i përgatisë ndryshimet, ne do t’i dërgojmë ato përsëri, për të thënë nëse është kjo ajo, që vërtetë ta konfirmojmë bashkëpunimin dhe do ta lëshojmë atë në Kuvend për konfirmim. Askush nuk dëshiron të humbasë një lëndë në gjykatë ose të dënohet padrejtësisht, ose vetë aktgjykimi të mos arrijë, të mos përcaktohet krimi, sepse ndonjë e drejtë tjetër ka tejkaluar më shumë nga vijat e kuqe dhe e drejta për drejtësi është shkelur. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë- tha Zaev.

Zaev njoftoi se me rekomandimin e Komisionit të Venecias do të ketë ndryshime edhe në gjobat për mosrespektim të ligjit. Por Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani thotë se për zbatimin e dygjuhësisë në gjyqësor, as që është kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias.

Arsyeja kryesore pse ligji është dërguar në Komision ishte vlerësimi i dilemës se a duhet dygjuhësia të jetë pjesë e banknotave dhe uniformave të ushtrisë. Vlerësimi i Komisionit është pozitiv për këto dispozita. Andaj, debati që do të hapet tani është për inkorporimin e këtyre dispozitave në ligj. Sa i takon vërejtjeve për gjuhën në Gjyqësor, mendoj që duhet të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete sa më shpejtë dhe në Gjyqësor dhe segmente të tjera të administratës për ta lehtësuar zbatimin e ligjit, me qëllim të tejkalimit të vërjtjeve të Komisioniot. Rihapja e ligjit nënkupton rihapjen e Marrëveshjes së Ohrit”, vlerëson Osmani.

Ndërkohë sipas VMRO-DPMNE-së, Ligji i Gjuhëve ka qenë pjesë e pazareve politike të pushtetit që në fillim, prandaj tani Qeveria duron edhe kritika ndërkombëtare.

Ligji duhet të tërhiqet menjëherë nga funksioni dhe të bëhet një i ri, ku do të marrin pjesë të gjitha bashkësitë etnike në Republikën e Maqedonisë dhe të bëhet një ligj sipas masës dhe përfaqësimit të të gjithëve, pa u favorizuar etni të caktuara në dëm të të gjithë të tjerëve- tha  Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO -DPMNE-së.

Komisioni i Venecias gjithashtu rekomandon që përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin e brendshëm dhe ndërinstitucional të kufizohet në komunikimet zyrtare të shkruara, ose të shtyhet derisa të ndodh zbatimi i duhur i kësaj dispozite.

Alsat

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Aktuale