Connect with us

Lajme

Taksat e reja të automjeteve janë pjesë e masave ekologjike, nuk ka ndryshime të mëdha në normat

Published

on

Rritja e taksave të automjeteve, që do të rregullohet me ligj dhe tashmë është në procedurë parlamentare është në drejtim të masave, që janë ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, tha kryeministri Zoran Zaev sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres konferencën në qeveri në të cilën u promovua projekti për projektimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike.

“Me ligjin e ri padyshim udhëhiqemi nga parametrat ekologjikë dhe këtë duhet patjetër ta bëjmë, pasi kalojmë në një nivel më të lartë edhe në pjesën e mbrojtjes ekologjike në importin dhe shitblerjen e automjeteve. Nëse deri më tani normat ishin 18 për qind, prej tani ato do të jenë 20 për qind në pjesën e taksave”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se nuk ka rritje të madhe, por ka një demotivim për të blerë makina të vjetra, të cilat veprojnë në përputhje me standardet e këqija ekologjike.

“Unë besoj se për automjetet energjetike dhe hibride ne do të shkojmë në nivelin sa më të lartë, stimulues, por nëse më pyetni se cilat do të jenë normat për automjete elektrike, EUR06. EUR04, nuk mundem për momentin t’ju them shumë detaje”, theksoi kryeministri.

Vendosja e taksave për automjete dhe rritja e kompensimeve të cilat paguhen gjatë importit të automjeteve të vjetra, janë pjesë e masave të parashikuara për uljen e emetimit të gazrave të cilat e shkaktojnë efektin e kopshteve të qelqta në vend, të parashikuara me ligjin e ri për mjedisin jetësor.

Masat e reja kanë për qëllim zëvendësimin gradual të parkut vozitës, duke e pasur parasysh se transporti, së bashku me energjetikën, mbeturinat dhe ndërtimtaria janë një prej ndotësve më të mëdhenj në vend.

Ana Petrovska sekretare e shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në një debat të fundit kushtuar mbrojtjes së mjedisit jetësor theksoi se ata kanë vendosur të marrin disa masa jo të njohura, të cilat do të ndikojnë në rinovimin e autoparkut sidomos në pjesën e rritjes së kompensimeve të cilat paguhen gjatë importit të automjeteve të vjetra.

Këtë masë, siç e ceki Petrovska në panel konferencën në Shkup “Aksioni Klimatik: Të parandalohet dhe të kurohet” nuk do t’i rrezikojë seriozisht kushtet sociale të popullatës, por do të japë sinjal se transporti i automjeteve të vjetra me të vërtetë kontribuon negativisht në ndotjen e ajrit dhe ndryshimin e klimës.

Ajo bëri të qartë se ligji për taksa e zëvendëson Ligjin e akcizës, sipas të cilës akciza paguhej në bazë të vlerës së automjeteve, ndërsa tash formula përmban edhe faktorin CO2. Kjo do të thotë se me këto masa do të ndikohet në zëvendësimin gradual të autoparkut. Të ardhurat nga këto tarifa të rritura do të shkojnë drejt rritjes së investimeve për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike.

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale