Bota
Sulmohet baza ushtarake amerikane në Florida, ka viktima

Tre persona, duke e përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, janë vrarë sot në bazën ushtarake detare Pensakola, në shtetin amerikan të Floridës, njoftojnë mediat amerikane.
Nga zyra e sherifit së pari u lajmërua se në bazën detare ende ndodhet “sulmuesi aktiv “, ndërsa disa minuta më vonë u kumtua se policia e likuidoi sulmuesin.
Përveç sulmuesit, të vrarë janë edhe dy persona, kumtoi marina, pa dhënë detaje për identitetin e viktimave.
Prej atje theksohet se në sulm janë lënduar edhe të paktën shtatë persona, ndërsa spitalet lokale pohojnë se i kanë pranuar 11 të lënduar.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë kumtoi se presidenti amerikan, Donald Tramp është informuar për incidentin edhe se po e ndjekë situatën.
Në bazën Pensakola janë të punësuar më shumë se 16.000 ushtarë dhe 7.400 staf civil.
Në bazën është Muzeu Kombëtar i Aviacionit Detar, i cili është një atraksion popullor rajonal turistik.
Bota
Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur

Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur
Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.
Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
“Që nga mesdita e datës 18 gusht, 16 persona janë vrarë dhe 36 janë të zhdukur”, shtoi CCTV.
Puna e shpëtimit është duke vazhduar.
Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.
Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.
Reshjet e mëdha dhe të papritura të së mërkurës mbrëma kishin shkaktuar përmbytjet, thuhet në raportimin e CCTV.
Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.
Ndërkohë, miliona njerëz në Kinën jugperëndimore po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, pasi një valë dërrmuese e të nxehtit çoi në një krizë të furnizimit me energji elektrike që i ka detyruar fabrikat të ndalojnë punën.
Administrata Meteorologjike e Kinës tha se vendi po kalonte periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961./REL
Bota
Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur 21 persona

Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur 21 persona
Nga shpërthimi që ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht, kanë mbetur të vdekur 21 persona.
Zëdhënësi i policisë, Khalid Zadran, tha më 18 gusht se 33 persona të tjerë janë plagosur në shpërthim.
Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talibane, konfirmoi se kishte të vdekur dhe të plagosur në shpërthim, por nuk specifikoi numrin e saktë.
“Vrasësit e civilëve dhe autorët… së shpejti do të dënohen për krimet e tyre”, tha ai në Twitter.
Organizata joqeveritare italiane – Emergency, e cila operon një spital në Kabul, tha se “shumica e pacientëve që erdhën pas shpërthimit vuajnë nga plagët e shkaktuara prej predhave dhe djegieve”.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja.
Bota
Gjenden 100 tonë peshq të ngordhur në një lumë në Poloni, mbetet mister shkaku

Gjenden 100 tonë peshq të ngordhur në një lumë në Poloni, mbetet mister shkaku
Pothuajse 100 tonë peshq të ngordhur janë mbledhur deri më tani nga brigjet e lumit Oder, i cili rrjedh nëpër Gjermani dhe Poloni.
“Asnjëherë më parë nuk kemi organizuar një operacion të kësaj shkalle në një lumë”, tha Monika Noëakoëska-Drida, zëdhënësja e Zyrës së Shtypit të shërbimit zjarrfikës. Zëdhënësja konfirmoi se nga e premtja e deri më sot peshqit e ngordhur arrijnë në 100 tonë.
Shkaku i vdekjes së peshkut është i paqartë, por autoritetet dyshojnë se është për shkak të ndotjes kimike të lumit.
“Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë, me njohuri të plotë të rrezikut dhe pasojave”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki javën e kaluar.
Ministrja e Mjedisit Anna Moskva sqaroi sot se në asnjë nga mostrat e marra deri më tani nuk janë gjetur substanca toksike. Qeveria, shtoi ai, po shikon edhe shkaqe të tjera të ndryshme të mundshme, si përqendrimi i tepërt i ndotësve dhe kripës për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumenjve ose temperaturës së lartë. Një mundësi tjetër është shkarkimi, nga industritë, i ujit që përmbante një sasi të lartë klori.
Mostrat e ujit testohen në Poloni dhe Gjermani. Varshava gjithashtu ka dërguar mostra në laboratorë në Republikën Çeke, Holandë dhe Britani.
Vitet e fundit Oder konsiderohej një lumë relativisht i pastër, shtëpia e rreth 40 llojeve të peshqve. Më shumë se 500 zjarrfikës janë përfshirë në operacionin për pastrimin e lumit, tha Novakoëska-Drida.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare