Connect with us

Bota

Studimi i Yale dhe Oxford: Ushtrimet ju bëjnë më të lumtur sesa paratë

Published

on

Është e qartë për këdo që ushtrimet si vrapi, palestra apo dhe aktivitet të tjera sportive kanë përfitime shëndetësore si fizike ashtu dhe mendore.

Po sikur t’ju themi se aktiviteti fizik është më i rëndësishëm sesa statusi juaj ekonomik? Sipas një studimi nga studiuesit në Yale dhe Oxford, rezulton se ushtrimet ju sjellin më tepër lumturi sesa paratë.

Në këtë studim, të botuar në “The Lancet”, shkencëtarët mblodhën të dhëna në lidhje me sjelljen fizike dhe gjendjen shpirtërore të mbi 1.2 milion amerikanëve. Pjesëmarrësve iu kërkua të përgjigjen për pyetjen e mëposhtme: “Sa herë jeni ndjerë keq në 30 ditët e fundit, për shembull, për shkak të stresit, depresionit ose problemeve emocionale?”

Pjesëmarrësit u pyetën për të ardhurat dhe për aktivitetet fizike. Ata ishin në gjendje të zgjidhnin të bënin 75 lloje aktivitetesh fizike, që nga kositja e lëndinës, kujdesi për fëmijët dhe bërja e punëve shtëpiake deri tek ngritja e peshave, çiklizmi dhe vrapimi.

Njerëzit që janë gjatë gjithë kohës aktiv, priren te jenë më të lumtur sesa ata që bëjnë jetë sedentare. Shkencëtarët zbuluan se ata që bënin ushtrime rregullisht, kishin tendencën për tu ndjerë keq vetëm 35 ditë në vit, ndërsa ata që nuk ushtronin shpesh aktivitete fizike, mesatarisht ndiheshin keq 18 ditë më shumë sesa norma bazë. Për më tepër, studiuesit zbuluan se njerëzit aktivë fizikisht ndihen po aq mirë sa ata që nuk bëjnë sporte por që fitojnë rreth 25,000 dollarë më shumë në vit. Në thelb, ju do të duhet të fitoni shumë më tepër para për të marrë të njëjtin efekt nxitës të lumturisë që ka sporti. Por kjo nuk do të thotë se sa më shumë sport të bësh, aq më i lumtur do jesh.

Ushtrimi i tepërt mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor

Ushtrimet fizike janë shumë të mira për shëndetin, por pyetja është sa aktivitet duhet të ushtrojmë? “Marrëdhënia mes kohëzgjatjes së sportit dhe ngarkesës mendorë ka formën e një U-je”, tha autori i studimit, Adam Chekroud nga Universiteti Yale, në një intervistë me Die Welt. Studimi zbuloi si aktiviteti fizik kontribuon për mirëqenien mendorë por vetëm nëse kryhet brenda optimales, pa e tepruar.

Sipas studimit 3 deri në 5 seanca trajnimi në javë, ku secila zgjat nga 30 deri në 60 minuta janë ideale. Shëndeti mendor i personave që kryejnë më tepër se tre orë aktivitet në ditë është më i rënduar sesa i atyre që nuk kryejnë farë aktivitet.

Shkencëtarët gjithashtu vunë re se disa sporte që kryhen në grup kanë efekte më pozitive sesa ata që ushtrohen vetëm. Por duke përjashtuar këtu çiklizmin, aerobinë të cilat mund të behën vetëm dhe kanë efekte pozitive të konsiderueshme në shëndetin tuaj mendor.

Continue Reading

Bota

Austri: 500 euro kupon për çdo vaksinim

Published

on

Me lotarinë e vaksinimit, çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar një kupon prej 500 euro për çdo vaksinim. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe gjithashtu për ata që sapo janë duke u vaksinuar, raporton albinfo.a

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, zëvendëskancelari Werner Kogler dhe kryetarja e partisë opozitare SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, kanë rënë dakord për miratimin e një „Pakete nxitëse” për të rritur shkallën e vaksinimit. Në fakt, drejtuesja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, prej muajsh ka kërkuar që të bëhet e mundshme një premi për personat që vaksinohen. Duke u bazuar në këtë, partitë qeverisëse ÖVP dhe të Gjelbrit hartuan të martën një model tjetër për të stimuluar qytetarët për vaksinim.

Qeveria vendosi që Bashkitë (Landet), të cilat kanë kuota të larta të vaksinimit, duhet të shpërblehen. Ky propozim u hodh në votat e Parlamentit, të cilën e votuan shumica e deputetëve. E kjo do të bëhet përmes kampanjës „Lotaria e vaksinës“ (Impflotterie), ku mund të fitoni nga 500 euro kuponë për çdo vaksinim.

Me lotarinë e vaksinimit çdo i dhjeti i vaksinuar mund të ketë një shans për të fituar. Kjo vlen për ata që tashmë janë vaksinuar dhe ata që sapo janë duke u vaksinuar. Konkretisht, ekziston mundësia për të fituar për çdo vaksinim të pjesshëm – nëse jeni vaksinuar tri herë, mund të fitoni tri herë, njofton albinfo.at.

Kjo do të bëhet sipas shortit që do të fillojë nga 15 marsi, e do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2022. Shorti do të hidhet në televizionin ORF, në bashkëpunim me partnerët e tjerë.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë edhe shpërblim për ata që janë vaksinuar, edhe nxitje që të vaksinohen tani. Ky është rasti me lotarinë e vaksinimit, ku do të ketë kupona 500 euro për shfrytëzim në bizneset e vogla tregtare, si: turizëm, gastronomi, shërbime, kulturë dhe sport, por jo për blerje në dyqane online”, thotë Nehammer për mediat austriake.
“Ne duam të vazhdojmë të mbështesim komunat dhe qytetet anembanë Austrisë në informimin e qytetarëve lokalë për vaksinimin – për këtë do të vihen në dispozicion 750 milionë euro”, shprehet ai. „Edhe nëse kjo shumë shkon deri në 1 miliard euro, për mua është e pranueshme“, shton kancelari austriak.

Continue Reading

Bota

Motoçiklisti i ndjekur nga policia përplaset për vdekje në transmetim direkt (Video)

Published

on

Një motoçiklist në një ndjekje të shpejtë nga policia e Los Angeles në SHBA, është përplasur për vdekje teksa filmohej dhe transmetohej direkt nga mediat dhe helikopteri i policisë.

Drejtuesi ende i paidentifikuar kishte arritur shpejtësinë 220 km/orë në Roscoe Boulevard në Kaliforni pasditen e sotme, para se të përplasej tragjikisht me të gjithë fuqinë në një mjet tjetër që u kthye majtas, raporton Fox News.

Policia që nisi të bënte kontrollet e targës zbuloi fillimisht se motoçikleta ishte e vjedhur, sipas zëdhënësit Sgt. Bruce Borihanh.

Më pas ata thirrën njësinë e helikopterit dhje nuk vijuan ndjekjen me makina.

Por shfaqja e kamerave ajrore u kthye në një tragjedi të rëndë për këdo që ndiqte pamjet e transmetuara.

Rrjeti vendas CBS transmetoi direkt ndjekjen katastrofike madje me lexuesen e lajmeve që vijoi të komentonte deri në momentin e përplasjes, kur dhe nisi heshtja e zymtë.

“Oh Zot!” tha lezuesja duke mbajtur fytyrën me duar. “Më vjen keq që dëshmuan këtë përplasje të motoçikletës me një makinë”.

Autoritetet thanë se motoçiklisti u shpall i vdekur në vendngjarje.

Continue Reading

Bota

Bombardimi i burgut në Jemen, ndërrojnë jetë rreth 100 persona

Published

on

Të paktën 100 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të koalicioni të drejtuar nga Arabia Saudite në një burg në Jemen.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes në rajonin e Saada, një strehë e sigurt për rebelët houthi.

Sulmi vjen si një kundërpërgjigje ndaj një operacioni vdekjeprurës së rebelëve houthi në Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat i Arabisë Saudite.

Disa orë pas sulmit ajror, ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë operacionin për gjetjen e të mbijetuarve, por shpresat janë shumë të vogla.

Arabia Saudite prej vitit 2015 ka drejtuar një koalicion të shteteve arabe në luftën kundër rebelëve që ka sjellë shkatërrim në Jemen. Mijëra civilë kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë braktisur banesat e tyre.

Continue Reading

Aktuale