Connect with us

Kosovë

Sërbia mohoi Masakrën e Reçakut / MPJ e Kosovës: Qasja e Sërbisë është fashiste

Published

on

Mohimi i Masakrës së Reçakut, nga liderët serbë është qasje fashiste që nuk ka ndryshuar për 20 vjet.  Kështu ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Kjo ministri përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç për mohimin e masakrës së Reçakut.

“Mohimi i Masakrës së Reçakut (15 janar 1999)  prej liderëve shterërorë serbë, në krye me presidentin  Aleksandër Vuçiç dhe Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç, që të dy ish bashkëpunëtorë të ngushtë të Kasapit të Ballkanit, ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, nuk përbën asgjë as politike dhe as diplomatike, por është thjeshtë qasje fashiste e një shteti fqinj që nuk ka ndryshuar as pas 20 vjetësh”, thuhet në reagim.

Në luftën e Kosovës (1997-1999), forcat ushtarako policore serbe kanë vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë, prej tyre 1133 fëmijë; kanë dhunuar rreth 20 mijë femra; kanë varrosur nëpër varreza masive në Serbi rreth 6000 trupa (disa qindra i kanë djegur në furra të shkrirjes së metaleve), me synim për të shlyer gjurmët e krimit; kanë djegur mbi 120 mijë shtëpi, kanë deportuar rreth një milion qytetarë dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur, para, ari dhe deri te traktorët dhe bagëtitë e buqjëve shqiptarë.

Për luftrat në ish-Jugosllavi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për Krime Lufte ka dënuar Serbinë për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa dhjetëra drejtues të saj, politikë, ushtarakë, policorë dhe paramilitarë, janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që kanë kryer në Kroaci dhe Kosovë. Lideri i këtyre kriminelëve, i njohur si Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krimet e kryera në Kosovë dhe njesitë tjera të federatës ish-jugosllave, shkruan RTK.

MPJ u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për ndaljen e gjuhës raciste.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës fton institucionet relevante të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos botën demokratike – Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ushtrojnë presion ndaj liderëve institucionalë të Serbisë për ndaljen e gjuhës së urrejtjes racore dhe mohimin e krimeve të dëshmuara edhe nga Gjykata për Krime Lufte e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse gjuha aktuale e tyre pamundëson ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, dhe si rrjedhojë rrezikon edhe paqen dhe sigurinë e kësaj pjese të Evropës”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

 

Continue Reading

Kosovë

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Published

on

By

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret konstruktivitet nga të dy palët në takimin e sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Borrell ka thënë se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Paraprakisht ai, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndare me Kurtin e Vuçiqin

Siç raportohet me Borrell dhe Lajçak fillimisht është takuar Kurti e pastaj edhe Vuçiq.

Continue Reading

Kosovë

Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë

Published

on

By

Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret të mërkurën në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur zyrtarët nga këto dy shtete kanë ashpërsuar retorikën, pas ngritjes së barrikadave në veri tri javë më parë.

Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Fillimisht, Stoltenberg do të zhvillojë takim me Vuçiçin në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të Kosovës, sikurse PZ, KM e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe. Prishtina i konsideron këto targa ilegale.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti, sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Qëndrim të njëjtë shprehu edhe Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me Vuçiçin më 3 gusht.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë”, kishte thënë Stoltenberg në Twitter pas bisedës me Vuçiçin.

Serbët lokalë më 31 dhe 1 gusht ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe ekzekutivi u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Kryeministri Kurti deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik që tensionet në veri të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Ai ka fajësuar Beogradin për rritjen e tensioneve.

Ai po ashtu ka thënë se deri te rritja e tensioneve erdhi si pasojë e një fushate të dezinformimit të udhëhequr nga Serbia dhe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Ndërkaq, në Beograd, Vuçiç deklaroi disa ditë më vonë se kishte informacione për plane të Prishtinës për “likuidimin” e serbëve në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se Serbia është për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Këto deklarata u panë me shqetësim nga Bashkimi Evropian që më 14 gusht u bëri thirrje zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi të ndalonin retorikën nxitëse dhe tha se do të mbajë përgjegjës liderët “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Përderisa, agjenda e takimeve mes shefit të NATO-s dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk dihet, agjenda e rundit të ri të dialogut është bërë publike.

Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiç, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete.

Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.

Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi./REL

Continue Reading

Kosovë

Vjehrra rreh renë, intervistohen tri dëshmitare

Published

on

By

Vjehrra rreh renë, intervistohen tri dëshmitare

Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, pas një mosmarrëveshje.

Nusja posedon edhe raportin mjekësor për lëndime trupore, njofton policia.

E dyshuara është liruar pas intervistimit, ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare.

DHUNË NË FAMILJE/Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar.

Continue Reading

Aktuale