Connect with us

Maqedonia e Veriut

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryerevizorit shtetëror

Published

on

Zgjedhja e kryerevizorit shtetëror sot është sërish para anëtarëve të komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Burimet kuvendore për MIA-n potencuan se është arritur marrëveshje mes përfaqësuesve të partive politike se kush do të jetë revizori i ardhshëm dhe presin ajo sot të zyrtarizohet.

Deklaratat e fundit nga pushteti dhe opozita javën e kaluar ishin se përpiqen për konsensus të gjerë për kandidatin për kryerevizor shtetëror.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski atëherë për MIA-n tha se derisa nuk arrihet pëlqim për njërin kandidat prej së paku shtatë deputetëve nuk do të konvokojë seancë. Komisioni ka 12 anëtarë dhe 12 zëvendës anëtarë, kryetar dhe zëvendës kryetar.

Hari Lokvenec nga LSDM, i cili është anëtar i Komisionit tha se pret që më së voni këtë javë të zgjidhet çështja rreth zgjedhjes së revizorit të parë shtetëror.

“Qëllimi ynë është sigurimi i konsensusit të gjerë rreth zgjedhjes së kryerevizorit shtetëror në drejtim të rritjes së besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Përveç asaj paralelisht mendojmë edhe për zhbllokim ligjor të punës së revizionit, jo vetëm nga aspekti teknik i funksionimit të ardhshëm, por edhe në pjesën thelbësore për atë që janë detyruar”, shtoi Lokvenec.

Në konkursin për kryerevizor të ri shtetëror, i cili në gazetën zyrtare doli më 26 dhjetor të vitit 2017, janë paraqitur 12 kandidatë, prej të cilëve shumica revizorë, të cilët punojnë në institucionin.

Revizioni shtetëror tashmë një vit e 11 muaj funksionon pa drejtor ndërsa më 4 tetor të këtij viti i skadon mandati edhe zëvendësdrejtorit, me çka pamundësohet funksionimi normal i Entit dhe vihet në pyetje pavarësia e tij.

Pa drejtor nuk do të jenë në mundësi ta realizojnë programin rrjedhës për punë deri në fund, as ta sjellin programin për punë të vitit 2020. Ata do të jenë të paaftë t’i kontrollojnë institucionet shtetërore, t’i paguajnë fakturat për zyrat e tyre, të marrin paga. Nuk do të mund t’i kontrollojnë as raportet financiare të partive nga fushatat. Ndërsa për këtë pranverë tashmë janë paralajmëruar zgjedhje të reja.

Në rend dite të dy vazhdimeve tjera të Komisionit janë edhe konfirmim i propozimeve për emërim të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës të qasjes së lirë deri te informatat nga karakteri publik, emërimi i drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të DMDHP-së, emërimi i anëtarit të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë drejtuese dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, zgjedhja e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik. Para deputetëve janë edhe propozimet për emërime të anëtarëve të BD-së të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor, Kontroll i kandidimeve të dorëzuara sipas Vendimit për shpallje të thirrjes publike për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ndryshime të vendimit për emërime të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit kombëtar për Eurointegrime. Vazhdojmë në procedurë sipas vendimit për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të ASHMAA dhe vazhdim i procedurës sipas vendimit për shpallje të konkursit publik për emërime të anëtarëve të Këshillit programues të Radio televizionit të Maqedonisë (RTVM).

Continue Reading

Lajme

Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

Published

on

Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën ka shpërthyer zjarri rreth orës 19:00 në vendbanimin Koltuk të Tetovës, janë informacionet fillestare të njoftuara nga SPB-ja e Tetovës.

Zjarri ka përfshirë dy shtëpi dhe është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit për rreth një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në SPB Tetovë në orën 19:20 është raportuar zjarri në një shtëpi në pronësi të I.S (50). Zjarri u përhap në shtëpinë fqinje ku nuk banonte askush. Pronari I.S ka marrë djegie dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Tetovës.

Fqinjët në lagjen Koltuk janë trembur nga forca e zjarrit për shkak të një flake të fortë. Po ashtu, të gjitha shtëpitë e këtij vendbanimi në një pjesë kodrinore janë të lidhura me njëra-tjetrën, gjë që ka qenë shkak për frikë shtesë tek ata nga zgjerimi i mundshëm i zjarrit.

“Rreth orës 19:00 dëgjova një sirenë, dola të shikoja si ishte dhe pashë një flakë. Pashë që këta ishin fqinjët sipër meje, vrapova, pashë tym dhe flakë 15 metra nga çatia lart. Me fqinjët u përpoqëm të ndihmonim me ujin nga cisternat, ju e dini që këtu është specifike për ujin. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë, falë tyre, nëse do të vonoheshin pesë minuta, një shtëpi tjetër do të digjej. Nuk pati shpërthim, por u prishën kabllot e rrymës. E gjithë lagjja Koltuk dhe ‘Dva Bresta’ dhe Çarshia e Epërme nuk kanë rrymë”, tha Ivica Gjorgjeski.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës kanë bërë të ditur se janë dërguar katër makina zjarrfikëse për të intervenuar në këtë zjarr./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Kovaçevski: Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë së Përzhinës, dëshmi se shoqëria është më demokratike

Published

on

Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë teknike nga ana e opozitares VMRO-DPMNE, është dëshmia më e madhe se tani jetojmë në një shoqëri demokratike me media të lira, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Nuk ka dëshmi më të madhe nga kjo kërkesë e opozitës për shfuqizim të Qeverisë teknike se kemi shoqëri demokratike, kemi media të lira ku secili ka qasje. Ju, e dini, se më parë, lideri i opozitës nuk kishte mundësi të shfaqej në televizion, kurse tani lideri i opozitës mund që çdo mbrëmje të jetë i pranishëm në çdo televizion nacional”, tha Kovaçevski në intervistë për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Ndërkaq, për më 10 shkurt është caktuar seanca ku në rend dite është ndryshimi i Ligjit për qeveri me të cilin parashihet shfuqizim i Qeverisë teknike që del nga Marrëveshja e Përzhinës./TV21/

Continue Reading

Lajme

Ambasadori i BE-së vizitë në Kumanovë, duhet përshpejtuar ndërtimi i deponisë në rajonin lindor

Published

on

Ndërtimi i deponisë rajonale në Shën Nikollë që do t’i shërbejë të rajonit lindor dhe veri-lindor si dhe problemi me ndotjen e ajrit ishin temat kryesore që sot u diskutuan në takimin në Kumanovë mes ambasadorit të BE-së Dejvid Gir dhe kryetarit të Komunës Maksim Dimitrievskit.

“Ky është projekt i realizuar nga një numër më i madh i komunave në rajonin lindor dhe verilindor dhe qëllimi kryesor është mbyllja e deponisë së qytetit “Krasta” dhe ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mbetjeve në këto dy rajone në territorin e Komunës Shën Nikollë, ku Komuna e Kumanovës është një nga pjesëmarrëset më të mëdha në projekt dhe i gjithi projekti është grant i BE-së”, deklaroi Dimitrievski.

Sipas ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, ky është një projekt kompleks, por realizimi i të njëjtit do të përmirësonte menaxhimit e mbetjeve në të gjithë rajonin.

“Është një projekt kompleks, i cili përfshinë shumë faktorë dhe duhet shumë punë, në këtë moment duhet të fillojmë të punojmë më shpejt dhe të përparojmë me realizimin e saj. Natyrisht folëm për aspekte të ndryshme si ta bëjmë qytetin ekologjikisht të pastër dhe përmirësojmë mjedisin. Ajri i pastër është thelbësor, ne jetojmë këtu çdo ditë, ne thithim atë ajër dhe jemi të lumtur që mund të flasim për të gjitha mënyrat për të cilat BE mund të ndihmojë”, deklaroi Gir.

Gir siguroi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kumanovës, e në veçanti të të rinjve. E kryetari Dimitrievski sqaroi se deri më tani kanë realizuar disa projekte me ndihmën e BE të cilat kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa ka kuadro dhe potencial për realizimin të edhe më shumë projekteve. Ndryshe Kumanovës shumë herë është radhitur ndër qytet më të ndotura në vend, ndërsa problem serioz mbeten deponitë.

Continue Reading

Aktuale