Connect with us

Lajmet kryesore

Orce Kamçev erdhi vetë në gjykatë për rastin “Zhvatja”, bashkëshortja e tij ishte e sëmurë

Published

on

Në Gjykatën penale paradite vazhdoi gjykimi për rastin “Zhvatja” në të cilin akuzohen Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish-prokurorja speciale Katica Janeva.

Në seancën e sotme duhet të dëshmojë biznesmeni Orce Kamçev. Si dëshmitar deklaratë duhej të japë edhe bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, por ajo nuk edhi pasi, sipas thënieve të Orces, ishte e sëmurë dhe ka temperaturë trupore.

Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska kërkoi që në seancën e ardhshme Kamçeva të sjell dokumentacion mjekësor për ta arsyetuar mungesën e sotme.

Në sallën gjyqësore nga paraburgimi është sjell Janeva, ndërsa Boki-13 nga Burgu i Shkupit ku e vuan masën e paraburgimit.

Në seancën e parë për rastin “Zhvatja” që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec u dënua me tre vjet burg pasi e pranoi fajin për rastin dhe lënda për të është ndarë nga ai kundër Boki-13 dhe Janevës.
Boki 13 dhe Katica Janeva do të dëshmojnë se nuk janë fajtorë. Prokurorja publike Vilma Ruskoska në fjalimin hyrës në seancën gjyqësore tha se viktima në këtë lëndë nuk janë ata të cilëve u janë kërkuar para, por jemi viktima të gjithë qytetarët e këtij shteti.

Prokuroria, tha Ruskoska, do të dëshmojë se Janeva e ka bërë këtë nga pangopësia dhe se me vetëdije e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, me çka e ka tradhtuar besimin e popullit.

“Do të bëjmë të ditura dëshmi të forta se Janeva me vetëdije dhe me paramendim Bokit 13 i kishte dhënë materiale nga procedurat parahetimore të cilat janë sekret zyrtar që të mundet Boki 13 nga të akuzuarit në ato procedura të kërkojë miliona që ato procedura të përfundojnë me marrëveshje ose në rastet më të mira si dëshmitarë”, deklaroi Ruskoska.

I akuzuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13 në Gjykatë tha se kishte jetuar për ditën kur do të mund të flasë, sepse është cak i linçimit publik pesë muaj për rast të montuar të quajtur “Zhvatja”. E akuzuara e dytë Janeva, tha se nuk ndjehet fajtore dhe se është krenare për PSP-në dhe ekipin të cilin e kishte udhëhequr katër vite.

Rastin “Zhvatja”, në të cilin Kamçevi kërkon dëmshpërblim prej 1.500.000 euro, për çka Ruskoska tha se në këtë rast nuk mund të ketë të dëmtuar, por dëshmitarë, e hapi Prokuroria Publike me denoncim të kryeministrit Zoran Zaev.
Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.

Në kuadër të rastit “Reket”, Prokuroria ka hapur hetim të ri, i cili ka të bëjë me Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit-Boki 13.

Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informoi se hetimi për “Reket” është zgjeruar, gjegjësisht është sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave fizike dhe një person juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit se i akuzuari i parë ka bërë vepër të vazhduar penale “mashtrim” dhe vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale”.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela kujton me dhimbje bashkëatdhetarin dhe aktivistin kombëtar nga SHBA

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka kujtuar me dhimbje bashkëatdhetarin dhe aktivistin kombëtar nga SHBA, Raman Pushkule, përcjell in7

Postimi i plotë i Selës në facebook:

Me zemër të thyer jemi sot jo vetëm ne struganët, por të gjithë shqiptarët, për ikjen nga kjo botë të bashkëqytetarit, vëllaut, shokut dhe bashkëkombasit tonë të dashur Raman Pushkule që jetoi dhe veproi në Çikago të SHBA-ve.

Ishte punëtor i palodhshëm, aktivist i devotshëm, idealist që bashkoi shqiptarët atje dhe mbështeti në shumë raste edhe proceset në vendlindje.
Prehu në faqe, do të mbetesh në zemrat tona përjetësisht.
Ngushllime familjes dhe miqve për humbjen e njeriut më të dashur, ka përfunduar postimin e tij kryetari i ASH-së, Ziadin Sela./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Partitë shqiptare të unifikuara për zbardhjen e rastit “Alfa”

Published

on

By

Partitë shqiptare të unifikuara për zbardhjen e rastit “Alfa”

Gazetar: Adrian Kerimi/ALSAT

Partitë shqiptare të unifikuara për zbardhjen e rastit “Alfa”. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rasti “Alfa” është fytyra e vërtetë e gjyqësorit, ndërsa pushteti nguron për ta zbardhur, pasi sipas tyre kanë çështje tjera primare, si furnizimi me pasaporta i kriminelëve dhe lirimi i tyre përmes miliona eurove, shkruan Alsat.

“Një rast për të cilin edhe ekspertiza e pavarur ka dëshmuar pafajësinë e të akuzuarve, nuk po rishqyrtohet vetëm e vetëm për t’i ikur kësaj të vërtete të madhe për të cilën ne flasim vazhdimësi. Regjimi hibrid i mbështetet edhe nga disa parti dhe deputet shqiptarë të kapur peng, liron dhe amniston kriminel të dëshmuar, jep pasaporta për kriminel botëror, ndërsa mban padrejtësisht në burgje qytetarë të pafajshëm”, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lëvizja Besa vlerëson se deri tani mjaft indikacione janë shpalosur që rasti të zbardhet dhe njerëzit e pafajshëm të lirohen nga dënimet me burg.

“Gjitha indikacionet e publikuara tregojnë se rasti “Alfa” është një rast i montuar dhe se persona të pafajshëm janë burgosur. E rëndësishme është që ky rast të zbardhet dhe drejtësia të vendoset në vend. Tentimi për të politizuar apo përfituar nga ky rast tregon fytyrën e vërtetë të atyre që mbi një dekadë nuk i zgjidhin problemet dhe mundohen me raste të caktuara të përfitojnë pikë politike, gjë që shumë shpejtë do t’u kthehet bumerang”, thonë nga Lëvizja Besa.

Alternativa e cila në programin për bashkëqeverisje me LSDM-në ka edhe zbardhjen e rasteve të montuara thotë se me rastin në fjalë do të merren pas konsolidimit të kabinetit qeveritar. Nga Partia e Afrim Gashit thonë se do ta mbajnë fjalën për të kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për rastet e montuara gjyqësore.

“Ky rast bie në listën e rasteve për të cilat ka dyshime se ka pasur ndikime politike. Sapo të konsolidohemi në kabinetin qeveritar, ne do ta bëjmë punën tonë, për të cilën jemi zotuar, të kërkojmë ekspertizë ndërkombëtare për të proceseve gjyqësore për të cilat ka dyshime për ndikime politike. Urojmë që e vërteta të dalë në shesh dhe njerëzit të fitojnë lirinë”, thonë nga Alternativa.

Ditë më parë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se rasti “Alfa” ka pritur mjaft dhe se organet duhet të veprojnë në kohë për zbardhjen e tij. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Vazhdon eksodi masiv i të rinjve drejt shteteve evropiane

Published

on

By

Vazhdon eksodi masiv i të rinjve drejt shteteve evropiane

Gazetar: Melihate Rustemi/ALSAT

Përqafime, lot dhe shtrëngim duarsh. Kështu dukej sot stacioni i autobusëve në Shkup ku qindra banorë të Maqedonisë së Veriut lëshuan vendlindjen e tyre për një jetë më të mirë drejt shteteve të Bashkimit Evropian, shkruan Alsat.

Shume prej tyre ishin të moshës mbi 20 vjet ndërsa udhëtimi i sotëm ishte i pari për disa prej tyre që po largohen nga vendlindsa më shpresë për një të ardhme më të mire.

“Për ku je nis? Për në Gjermani. A ke ndonjë dokumentacin, apo? Jo, vetëm jemi nis, pa asgjë, për një të ardhme më të mirë. Besoj që më mirë se këtu 100 herë do të jetë. Gjuhën a e ke mësu? Do e mësoj shpejt. Nisesh vet ose me shoqëri? Vet.

“Për në Hamburg të Gjermanisë. Gjendja shumë e keqe dhe patjetër me ik. A keni siguru ndonjë punë? Po, punën e kem të sigurt. Jemi tre vëllezër edhe djalin tim e kam. Vet i katërti jam. A mendoni të bëni bashkim familjar për një kohë më të shkurtër? Shpresojmë, do e shohim. Nëse do të bëhet mirë gjendja kthehemi por tash është papunësi e madhe, patjetër me ik”.

“Për në Itali shkojmë. Edhe këtu mirë është por atje edhe më mirë. Për atë që punon edhe këtu ka punë edhe atje, ama këtu pak më dobët është”.

Pavarësisht dhimbjes që ndjenin, prindërit dhe familjarë të tjerë mbështesnin të afërmit e tyre për vendimin që kishin marrë.

“Kam ardhur për ti përcjell. Shumë rëndë ama çka me bë, këtu punë nuk ka e patjetër në shtetet e jashtme”.

“Nisen se gjendja e vështirë, çka të bën rinia, katastrofë. Me 15 mijë denarë a jetohet, ato harxhimet e veta nuk mund ti mbulojnë, çfarë pret prej atyre, do të ikin të gjithë”.

“Më mirë të gjithë me ik prej këtu, nuk ka kurrfarë pune e bukë”.

“Ndoshta nuk i kanë vendet e punës të sigurta por për arsye që është krizë në Maqedoni dhe Kosovë duhet me i lëshua vendlindjet dhe me ik. Rinia këtu, edhe nëse e kryn shkollën nuk ka ku të punësohet”.

Largimin gjithnjë e më të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut e dëshmon edhe Sebajdin Xheladini që tashmë 18 vjet punon shofer autobusi. Ai tha për Alsat se të mërkurave dhe të shtunave janë me dhjetëra autobusë të mbushur me shtetas të Maqedonisë që nisen drejt vendeve të Evropës.

“Sa autobusë nisen benda nji dite, kur ka turra më të mëdha. Brenda ditës, flas vetëm prej Gostivari, ditët e shtuna ke më së paku 6 ose 7 linja që nisen për në Evropë, Itali, Gjermani, Zvicër”, tha Sebajdin Xheldini, shofer autobusi./Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale