Connect with us

Shqipëri

Letra e vogëlushes italiane: Kam 5 euro, i jap për tërmetin në Shqipëri

Published

on

Mediat italiane kanë publikuar letren e një vajze të vogël në lokalitetin Agordo në Belluno të Italisë.

Një leter e shkruar në datë 26 nëntor nga Emily, pak orë pasi në Shqipëri kishte rënë ai tërmet shkatërrimtar e kur situate ishte vërtet shumë e rëndë, raporton Vizion Plus.

Një letër që në fakt I drejtohej vullnetareve të mbrojtjes civile të Bellunos, një leter në thelb tejet prekesë.

Teksti i letrës

“E dashur Mbrojtja Civile e Belluno. Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova lajmet e këqija në edicionin informativ. Nëna ime, e cila po pinte kafe, më shpjegoi se në Shqipëri, kishte rënë një tërmet shumë i fortë. Mendova për të gjithë fëmijët që flinin në shtretërit e tyre të ngrohtë, pranë nënës dhe babit ose me vëllezërit e vegjël: ata do të kishin qenë aq të frikësuar në atë moment. Më vjen shumë keq, shpresoj që nuk do të dëgjoj më këto lajme në TV. Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes. Nuk e di shqip, por do të dëshiroja t’u tregoja atyre fëmijëve që dua të jem mikesha më e mirë e tyre. Unë nuk e di se si ta bëj këtë, por unë do të doja që ju, Mbrojtja Civile, të më ndihmoni të dorëzoj vizatimin që kam bërë për fëmijët e Shqipërisë, në mënyrë që ata të shohin se unë mendova për ta dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Shpresoj se ata mund të jenë përsëri të qetë dhe të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ashtu ju dërgoj pesë euro, që të mund të hani ushqim nesër në mëngjes ”.

Presidenti i Provincës së Belluno, Roberto Padrin, i cili gjeti letrën speciale në tryezën e tij, vuri në dukje solidaritetin e madh të cilin tregojnë herë pas herë qytetarët e kësaj zone ndërsa e konsideroi letren e Emily-s, një shembull fantastik.

Ndërkohë Drejtori ekzekutiv i Mbrojtjes Civile, Massimo Bortoluzzi, tha se do të organizojmë një ditë të veçantë për Emily, duke e bërë atë të takojë vullnetarët të cileve iu shkruajti me shumë dashuri dhe dhimbje për bashkëmoshatarët e vet në Shqipëri.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Lajme

“Rrëmbehet” avioni në Rinas, shihni pamjet nga aksioni i ndërhyrjes së forcave RENEA (Foto)

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndoqi nga afër, në Rinas, stërvitjen e Forcave Speciale RENEA, për rastet e pengmarrjes së avionëve.

Prej 4 ditësh, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit (TIA), Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cenuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Në fund të stërvitjes, Drejtor Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.

Nano: “Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.

Përfaqësuesit e TIA-s kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për miratimin e kësaj stërvitjeje dhe kanë vlerësuar përgatitjen profesionale të punonjësve të Repartit Special RENEA.

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale