Connect with us

Maqedonia e Veriut

Komisioni i Venecias shqyrton Ligjin e gjuhëve

Published

on

Plenumi i Komisionit të Venecias po shqyrton Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe dispozitat kontestuese për dygjuhësi në bankënota dhe uniformat e ushtrisë.

Diskutimi bëhet me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dërguar më 22 janar 2019. Në kërkesë, ekzekutivi kërkon nga Komisioni Venecias rekomandim për zbatimin e ligjit aktual për përdorimin e gjuhëve dhe tekstit alternativ bashkërisht me nenet për zbatimin e dygjuhësisë në bankënota dhe uniformat e ushtrisë.

Paraprakisht një dokument jo zyrtar i publikuar, shkruante se Komisioni Venecias ka rekomanduar vërejtje serioze në zbatimin e dygjuhësisë kryesisht në organet gjyqësore, komunikimet ndër-institucionale dhe brenda organeve si dhe zvogëlimin e sanksioneve bashkërisht me uljen e gjobave.

Aso kohe kryeministri Zoran Zaev kishte deklaruar se çdo rekomandim i Venecias do të përfshihet në ligj përmes ndryshimeve.

“Jo vetëm që komentojnë por ata ngritin pyetjen se çfarë është më e rëndësishme, sundimi i së drejtës nëpërmjet vendimeve të drejta ose përdorimi i gjuhëve. Në sqarimet tona mund të japim sqarime serioze se sa është e rëndësishme edhe e drejta e gjuhës edhe e drejtësisë që në fund ata të mund ta formojnë vlerësimin e tyre. Ne jemi të gatshëm si institucione që vlerësimin përfundimtar të Komisionit të Venecias ta zbatojmë”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kishte deklaruar se Komisioni Venecias nuk ka kontestuar dygjuhësinë në bankënota dhe uniforma të ushtrisë dhe se çdo kthim pas në ligj kthen mbrapa edhe proceset.

“Ligji i gjuhëve është një ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, ligj i cili na mundësoi që të themi se pjesa administrative e Marrëveshjes së Ohrit është mbyllur. Çdo kthim pas do të nënkuptonte kthim të Marrëveshjes së Ohrit dhe negociata të reja”-theksoi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Komisioni i Venecias, sipas një version jozyrtar të publikuar në media në muajin tetor, ka vlerësuar se në disa fusha Ligji për përdorimin e gjuhëve shkon shumë larg duke imponuar detyrime juridike joreale ndaj institucioneve publike.

“Ky është në veçanti rasti me dispozitat që parashikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore të cilat do të kishin nevojë për përgatitje shumëvjeçare për t’u zbatuar plotësisht”, thuhet në dokumentin jo zyrtar.

Komisioni i Venecias gjithashtu kërkon reduktim të sanksioneve për institucionet që nuk e zbatojnë ligjin.

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Lajme

Petliçkovski: S’është momenti të hiqen maskat

Published

on

Drejtori i Institutit për Imunologji dhe Gjenetikë Humane, Aleksandar Petluçkovski në TV Sitel foli për rritjen e rasteve të reja në Maqedoni.

Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm duke potencuar se jemi rreth pikut të llojit Omicron të coronavirusit.

“Lloji Omicron është virus më i lehtë, por nuk jemi të sigurt nëse do të jetë kështu përherë. Nuk e dimë nëse ky lloj i virusit do të ndryshojë dhe do të shndërrohet në virus më i rrezikshëm. Mendoj se nuk është momenti të hiqen maskat për arsye se pandemia ende nuk ka përfunduar”, tha Petliçkovski.

Kujtojmë se deri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.

Continue Reading

Lajme

Media bullgare: Familjarët e viktimave në autobusin në “Struma” kërkojnë hetim paralel

Published

on

Siç raporton BNT, familjarë të afërt të viktimave janë deklaruar për televizionin se presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që viktimat e kanë mbajtur me vete.

Pas tragjedisë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan nga Gjykata e Rrethit në Pernik në mënyrë paralele t’i hetojë arsyet e aksidentit dhe presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që udhëtarët e kanë mbajtur me vete.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari, ndërsa familjarët i presin sendet e ruajtura të familjarëve të tyre.

“Kam dëshmi se kunata ime ka akcersorë në vlerë prej 7.000 eurove gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shprehet Qamuran Pajazitovski.

Edhe të mbijetuarit edhe familjarët e viktimave kërkojnë hetim paralel për tragjedinë.

Kujtojmë se në aksidentin në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 mbijetuan.

Continue Reading

Aktuale