Connect with us

Lajme

Katica Janeva kërkoi rroga shtesë, por Kuvendi ia refuzoi

Published

on

Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në vazhdimin e pasdites së seancës njëzëri e refuzuan kërkesën për apanazh të ish-prokurores speciale publike Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reket”.

Kryetari i Komisionit, Ilija Dimovski informoi se deri tek Komisioni kanë arritur dy kërkesa njëra prej  avokates së saj Irena Fërçkovska, ndërsa e dyta ka qenë personalisht nga Janeva.

Dimovski theksoi se nga aspekti formalo-juridik nuk ekzistojnë kushte për pranimin e kërkesës pasi ajo nuk është zgjedhur nga Kuvendi.

“Nga aspekti formal kërkesa e Katica Janevës nuk i plotëson kushtet pasi ajo nuk është funksionare e cila është emëruar nga Kuvendi”, tha ai duke përkujtuar se Parlamenti ka marrë pjesë në procedurën për zgjedhje, por vetëm si propozues, ndërsa zgjedhjen e ka bërë Këshilli për Prokurorë Publikë.

Sipas Dimovskit, deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësojnë se Katica Janeva, krahas problemeve të saj që i ka me procedurat gjyqësore, e ka një të drejtë dhe obligim ligjor, ndërsa ajo është të flasë publikisht se kush e ka shkruar skenarin për keqpërdorim të PSP-së në pjesën e shantazhit ndaj politikanëve, presionit politik dhe ndaj partive politike, kërkesën për shërbime prej politikanëve dhe partive politike të prononcohen në Kuvend për pika të caktuara siç dëshiron PSP, si edhe për aferën “Reket”.

Kolegia e tij e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova tha se Janeva krahas të drejtës ligjore duhet të ketë “fytyrë”, nder dhe moral që të kërkojë apanazh. Janeva, sipas saj, as nuk meriton dhe as nuk duhet të kërkojë apanazh.

Ranegllova tha se nuk dëshiron të vihet në një vend me disa deputetë të cilët janë shantazhuar nga PSP.

“Unë kam qenë dhe jam në lëndë të PSP-së dhe me përgjegjësinë më të madhe pohoj se askush për asgjë nuk më ka shantazhuar. Dëshiroj publikisht dhe me zë të them për këtë pasi disa herë në një paketë vihen kolegë deputetë”, tha Rangellova.

Dimovski kësaj iu përgjigj se ka qenë lëndë e shantazheve prej PSP-së për votim në Kuvend.

Ivana Tufekxhik, deputete e pavarur, theksoi se morali është shumë i rëndësishëm kur ngrihen kërkesa të tilla për apanazh, gjegjësisht realizimin e pagës pas përfundimit të mandatit të një funksionari të zgjedhur në Kuvend.

Seanca e njëzet e gjashtë e Komisionit u ndërpre me propozim të Trajko Dimkovit të VMRO-DPMNE-së i cili kërkoi konsultime shtesë për vazhdimin e procedurës rreth konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të ASHMAA dhe për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të RTVM-së.

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Published

on

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Aktuale