Connect with us

Maqedonia e Veriut

Kamçev: Kur hyra në burg gjithë punën e kisha të qartë!

Published

on

Të gjitha veprimet çka ndodhi me ofertat e Bojan, Çifliganec dhe Dimishkov, e kanë vërtetuar se të tre lojtarët e hapën procedurën hetuese më 9 nëntor u arrestova, sepse nuk i plotësova kërkesat të cilat më janë dorëzuar në 3-4 muajt e mëparshëm, tha Kamçev në deklaratë duke shtuar:

“Kur hyra në paraburgim gjithçka ishte e qartë për mua. Nuk mund ta kuptoja që në një vend që dëshiron të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe në të cilin unë jetoj dhe kam punësuar 3.000 persona një çështje mund të krijohet në mënyrë monstruoze”, tha Kamçev.

Në Gjykatën Penale sot vazhdon séance për rastin ‘Zhvatja’, ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish-Prokuroren Speciale Katica .

Continue Reading

Lajme

Kovaçevski: Zgjidhja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të jetë e bazuar në vlerat evropiane

Published

on

Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në tërësi, që duhet të përfaqësojë kornizë të caktuar, e cila do të jetë e lidhur me heqjen e vetos nga pala bullgare dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski për gazetarët e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të mbledhjes së parë ndërqeveritare të të dyja shteteve, e cila u mbajt në Sofje.

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Sofja, në lidhje me mundësinë për ndarjen e çështjeve nga tani pakoja 4 plus 1 pasi emri i shkurtë Maqedonia e Veriut ishte zgjidhur gjatë vizitës së Petkovit në Shkup, Kovaçevski theksoi se çështjet do të shkojnë në një pako, por, se secila nga ato ka dinamikën e saj të zgjidhjes.

Siç njoftoi kryeministri, gjatë zgjidhjes së çështjeve politike me Sofjen duhet të respektojmë Rezolutën e cila është miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga të gjitha partitë politike, duke theksuar se nuk duhet të shihen si të rënda dhe të lehta nëse ekziston gatishmëri për arritjen e kompromisit.

Kovaçevski, brifingun, e mbajti pas takimit me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili në bisedime, siç theksoi kryeministri, e ka riafirmuar qëndrimin sa i përket çështjeve politike të palës bullgare. Por, ka theksuar edhe se e ka mbështetur impulsin e ri të dialogut të cilin e japin të dy kryeministrat e rinj.

Sa i përket përshtypjes së tij nga takimet të cilat i kishte sot dhe dje në Sofje, për atë nëse ka afrim mes të dyja palëve sa i përket pakos së çështjeve politike, Kovaçevski njoftoi se në bisedimet në mbledhjen e përbashkët aspak nuk është biseduar për ato çështje. Kjo, tha, është punë e ministrive të Punëve të Jashtme të cilat e kanë kapacitetin e plotë dhe do të angazhohen në afrimin e pozicioneve mes të dyja shteteve.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se zgjidhja mes të dyja vendeve para së gjithash duhet të jetë e bazuar në vlerat evropiane, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, të jetë institutionalisht e mbështetur nga të dyja palët dhe të sjellë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Për atë nëse zgjidhja e arritur do të futej në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë ose do të miratohej marrëveshje e re eventuale, si dhe për atë nëse do të dërgohej për miratim në Kuvend, Kovaçevski theksoi se ai është legalist dhe se të gjitha vendimet do të merren sipas ligjeve. Theksoi se ka vendime të cilat i sjellë Qeveria, ka vendime të cilat i sjellë Kuvendi, dhe ka vendime të cilat i nënshkruan presidenti.

Në këtë moment nuk deshi të precizojë më shumë hollësi, duke theksuar se tani është më e rëndësishme që të aktivizohet puna e grupeve të punës, të vazhdohet rruga e afrimit të të dyja palëve përmes ndërmarrjes së hapave praktikë dhe realizimit të projekteve konkrete, sepse siç tha, mes vendeve që nuk ekziston komunikim është rëndë të arrihet çfarëdo lloj zgjidhje.

Sa i përket përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, Kovaçevski theksoi se ai është proces që duhet t’i kalojë të gjitha fazat të cilat parashohin ndryshim të Kushtetutës dhe theksoi se ai ndryshim do të ketë lidhje me procesin e integrimeve evropiane në vend.

Sa i përket mbrojtjes së pakicave, theksoi se situata në vendin tonë është e qartë, se të drejtat individuale realizohen në mënyrë kolektive, por se ka shtete në të cilat ky nuk është rast siç është Bullgaria. Për atë nëse në takime është folur edhe për pakicën maqedonase, Kovaçevski njoftoi se në rastin me Bullgarinë ekzistojnë edhe mekanizma të tjerë për mbrojtje të të drejtave të dikujt sa i përket vetëvendosjes të tyre, institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç është Këshilli i Evropës.

Continue Reading

Lajme

ASH-Likovë: NKP “PISHA” me zhvatje tipike i detyron qytetarë nga dy herë të paguajn faturat e mbeturinave (Dokument)

Published

on

Aleanca për Shqiptarët – Dega Likovë ka reaguar ndaj ndërmmarjes komunale “Pisha”- Likovë e cila i detyron qytetarët të paguaj nga dy herë faturat e mbeturinave, përcjell in7

Reagimi i plotë:

“Ndërmarrja komunale publike PISHA Likovë i detyron qytetarët të paguajnë nga dy herë obligimet për mbeturinat.

Edhe përkundër dëshmisë që qytetari në fjalë ka paguar që në fillim të vitit për 8 muaj, ndërmarrja Pisha ka KËRCËNUAR që nëse pagesa nuk bëhet për 8 dite atëher do pasojë përmbaruesi (izvrshitelli).

Kjo është zhvatje tipike!”, theksojnë nga ASH-Likovë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Hetuesit bullgarë: Shoferi është fajtor për aksidentin në Struma ku humbën jetën 45 persona

Published

on

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov për “Dnevnik.bg”.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar.

Continue Reading

Aktuale