Connect with us

Maqedonia e Veriut

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë kryesisht të thata.
Aksi rrugor P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë (lidhur me P1307 Dogana – në lidhje me A3 dhe P1301 – Tërpejca) prej 15.11.2019 deri 01.04.2020 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga 15.11.2019 fillon obligimi ligjor për posedim të drejtpërdrejtë të pajisjeve dimërore në automjete. Ky obligim do të zgjas deri 15.03.2019.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.

Continue Reading

Lajme

Aksidenti i autobusit në Bullgari: Familjarët e viktimave nuk i besojnë hetimit bullgar, rastin do ta dërgojnë në Strasburg

Published

on

By

Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarve të aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës janë të pakënaqur me raportin e prokurorisë bullgare, e cila thotë se shkak i aksidentit ka qenë shoferi i cili ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka lëvizur me shpejtësi të papërshtatshëm për rrugën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Familjarët e viktimave thonë se do të kërkojnë hetime të mëtejshme.

“Ne do të kërkojmë një hetim të vërtetë. Kjo do të shkojë në Strasburg! Le të thuhet e vërteta, dikush le të marrë përgjegjësi. Si mundet shoferi të kalojë kufirin e shpejtësisë? Cili autobus shkon 120 në orë? Kam qenë shofer gjatë gjithë jetës sime dhe e kam vozitur atë rrugë disa herë. E vërteta do të dalë në dritë.

Le të thotë dikush se çfarë kishte në autobus, jo se shoferi ishte me shpejtësi. Autobusi nuk digjet plotësisht në 30 minuta! Do të ketë sërish ekspertizë. Do të shkoni në Strasburg.

Nuk i besoj më as shtetit tonë dhe as shtetit bullgar. Kemi njerëz të gjallë që e kanë parë të vërtetën, nuk i besojmë, ndërsa besojmë, se fajin e ka shoferi i vdekur”, tha për “Sloboden Peçat” Kamuran Pajazitovski, i afërm i një udhëtari në autobusin e “Besa Trans”.

Orhan Aliti, një nga shtatë të mbijetuarit e aksidentit, i cili fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar, Visarin, në një prononcim për “Sloboden Peçat” tha se është në pritje të përfundimit të hetimeve nga institucionet.

“Presim që institucionet ta hetojnë rastin. Deri më tani askush nuk më ka kontaktuar përveç Kryqit të Kuq të Maqedonisë”, tha Aliti.

Në aksidentin e autobusit në Bullgari jetën e humbën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduar./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Pendarovski: Do t’i afrohemi rekordit të Turqisë nëse nuk fillojmë bisedimet me BE-në sivjet

Published

on

By

Është zvogëluar mbështetja e qytetarëve për anëtarësimin në BE, besimi po bie, ndërsa edhe në tërësi – nuk ka lajme të mira në rajon rreth zgjerimit. Integrimi ekonomik duhet të shkojë paralelisht me atë politik. Nëse këto procese lëvizin të ndara, ashtu siç ekzistojnë angazhime, është e mundur të kemi një rritje ekonomike të caktuar, por të menaxhohemi nga autokratët. Baza për këtë është hedhur poshtë, retorika antiperëndimore në mediume në të gjithë rajonin është në rritje të pabesueshme dhe ka tendencë të bëhet dominante nëse tashmë nuk është, ndërsa edhe si rajon po shkojmë prapa në demokraci, tha presidenti Stevo Pendarovski në tryezën e sotme të rrumbullakët të ambasadorëve “Inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: tregim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë”.

Sipas Pendarovskit, nëse vendi edhe këtë vit nuk i fillon negociatat me BE-në, do të plotësojë 17 vite pritje para derës që dukshëm do t’i afrohet rekordit famëkeq të Turqisë.

Ai porositi se BE-ja nuk ka asnjë arsye racionale, strategjike ose taktike të frikohet nga inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor sepse edhe efekti ekonomik dhe demografik i të gjashtë vendeve do të ishte shumë më i vogël se inkuadrimi i çdo shteti tjetër anëtar.

“Zgjerimi në tërësi është de fakto i ngrirë disa vite përpara. Nëse jemi real, duhet të tregojmë se BE-ja ende për fat të keq, është kthyer dhe ka debate se si duhet të duket e ardhmja e Evropës. Një pjesë e mirë e politikës së jashtme për momentin është e preokupuar me krizën në Ukrainë, por nevojitet angazhim i veçantë i Ballkanit Perëndimor”, theksoi presidenti.

Për qëndrueshmërinë e kursit të jashtëm politik të Maqedonisë, tha se për fat të keq, ekzistojnë tendenca të caktuara negative.

“Gjithnjë e më shumë anketat tregojnë se mbështetja për integrimin evropian po zvogëlohet, po zvogëlohet më shumë se mesatarja në Ballkanin Perëndimor ose thënë ndryshe, gjithnjë e më shumë qytetarë tanë janë pro njërës prej alternativave të mundshme të BE-së. Në përgjithësi, imazhi nuk është aq i errët dhe i keq. Ne jemi ende mirë në atë pjesë sepse kemi bërë kompromise mjaft të vështira për të cilat kemi paguar një çmim të lartë dhe pjesë e këtij çmimi është edhe mbështetja e reduktuar nga qytetarët që mendojnë se tashmë jemi thellë në negociata me BE-në. Ai çmim, nëse vazhdon bllokada, pres të rritet sepse këtë vit do të plotësojmë 17 vjet si vend kandidat për anëtarësim. “Ne po i afrohemi rekordit famëkeq të Turqisë, e cila ka negociuar me dekada dhe praktikisht është e ngrirë në negociata”, tha Pendarovski.

Ai përmendi se pa mbështetjen e qytetarëve, kursi i politikës së jashtme nuk mund të jetë i qëndrueshëm. Por, segment i rëndësishëm për qëndrueshmërinë është edhe lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit.

“Nëse duam të jemi pjesë e organizatave perëndimore evropiane dhe të kemi mbështetje nga qytetarët, këtu duhet të tregojmë rezultate të mira”, potencoi Pendarovski.

Sipas tij, lajme të mira arrijnë nga të dy motorët – Gjermania dhe Franca. Qeveria e re gjermane vazhdon me tempo të pandërprerë ta mbështesë integrimin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht të vendit tonë, ndërsa Franca edhe kundrejt faktit se do të ketë zgjedhje presidenciale, vjen me një retorikë krejtësisht të ndryshme.

“Në vlerësimin tim, dy fjalimet e fundit të presidentit francez janë retorikë disa nivele më lartë në favor të integrimit të rajonit. Ai thotë se Ballkani Perëndimor nuk është vetëm një pjesë gjeografike e Evropës dhe se nuk duhet t’i kthehet shpina. Kjo është mirë, theksoi Pendarovski.

Për nonpejperët me origjinë të panjohur të cilët qarkullojnë në rajon, vlerësoi se nuk kanë arritur të reflektojnë mbi politikat e jashtme të shteteve evropiane, përveç në mediume.

“Megjithatë, nuk ndikuan mbi politikat e qendrave të mëdha evropiane apo të gjithë anëtareve të BE-së, veçanërisht në nonpejperin fillestar në të cilin flitet gjoja për zgjidhje përfundimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë. Në tërësi flitet për ndryshim të kufijve. Është mirë që për mendimin tim tregon se ndoshta iniciatori joformal i atyre nonpejperëve vjen nga rajoni, jo nga Evropa dhe më gjerë, tha Pendarovski.

Ai mendon se është lajm i shkëlqyer angazhimi i përforcuar i bashkësisë evropiane në Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë pas 30 vitesh pavarësi, ai theksoi se deputetë të posaçëm nga tre shtete po merren njëkohësisht me rajonin.

Pendarovski u kthye edhe në sigurinë e rajonit, duke e përmendur situatën në BeH, por edhe dialogun Prishtinë-Beograd i cili, siç theksoi, zhvillohet me tempo të ngadaltë dhe kryesisht në nivel teknik.

Në fund përfundoi se nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal më të mirë nëse nuk ka infrastrukturë të mirë rajonale, porositi Pendarovski dhe i bëri thirrje BE-së sa më shpejtë ta realizojë Planin për rindërtim sepse kontribuon për mbështetje më të madhe dhe besim nga qytetarët.

Në fjalën hyrëse, kryetari i Këshillit të ambasadorëve, Muhamed Halili theksoi se titulli i debatit është bazuar në dy supozime dhe një përfundim.

“Supozimi i parë është se asnjëherë nuk do të përfundojë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa i dyti është se procesi do të përfundojë. Të dy supozimet janë bazuar në deklaratat e samiteve të Këshillit Evropian, nga viti 2003 deri në 2020. Supozimi i parë nuk ka arsye të mbijetojë sepse e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe këtu nuk ka dilema. Mendoj se dilema e dytë është zgjidhur sepse është shprehur qartë përkushtimi i vendeve anëtare të BE-së që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë evropiane”, nënvizoi Halili.

Tryeza e rrumbullakët e ambasadorëve “Inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: tregim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëri e kursit të jashtëm politik të Maqedonisë”, mbahet në Klubin e deputetëve në Shkup, në organizim të Këshillit të ambasadorëve. Folës janë edhe zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryetari i Komisionit kuvendor për Punë të Jashtme Antonio Milloshoski, si dhe euroambasadori Dejvid Gir. Do të flasin edhe ambasadorët e Italisë, Sllovenisë, Francës, Holandës, zëvendëshefat e misioneve nga ambasadat e Gjermanisë dhe të SHBA-së, si dhe ish ambasadorët Muhamed Halili, Aleksandra Naqeva-Ruzhin, Lupço Arsovski, Tihomir Ilievski dhe Gjorgji Filipov.

Continue Reading

Lajme

Nedellkov: Qeveria dhe MASH të shqyrtojnë vendimin për mbajtje të mësimit me prezencë fizike

Published

on

By

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturë, Jakim Nedellkov përmes një shkrimi në Facbook ka bërë apel deri tek autoritetet që të shqyrtojnë mënyrën e mbajtjes së mësimit pas 1 shkurtit.

Nedellkov thotë që autoritetet duhet të shqyrtojnë vendimin për mbajtje të mësimit me prezencë fizike.
“Në një kohë të përqindjes së lartë të të infektuarve, temperaturave dimërore në minus, nuk jemi të sigurt nëse qeveria ka marrë vendimin e duhur për mënyrën e mbajtjes së mësimit në gjysmëvjetorin e dytë.

Dritaret e hapura të klasave nuk do të parandalojnë përhapjen e virusit. Qeveri, MASH, rishqyrtoni vendimin sa nuk është vonë!”, shkruan Nedellkov./Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale