Connect with us

Argëtim

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Published

on

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij.

Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe.Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.

Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar. Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro

Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi .Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike.Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.

Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë.

Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks. Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë.

Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.

Continue Reading

Argëtim

Në -2 temperatura me tupana shkon ti merr paratë që i fitoi në bastore (Video)

Published

on

Në minus dy gradë mbrëmë në Nish një djalë i cili është marrë me sport ka nxjerrë banorët në qendër në rrugë, raporton portali “A1on”.

Ai ecte me trumpetistë në pjesën e këmbësorëve të rrugës Obrenoviваeva. E priste fitimin me duar të ngritura dhe në çdo hap njerëzit dilnin nga kafenetë dhe banesat për ta uruar.

Trumbetistët e dërguan në bastoren, e cila është në fund të pjesës së këmbësorëve të rrugës Obrenoviваeva, shkruan A1on.mk.

“Ai eshtë marrë me sport që ne të argëtohemi”, na thanë trumbetistët pasi djali hyri në bastore.

Continue Reading

Argëtim

Pati 300 takime dashurie në internet, por të dashurën më në fund e takoi në mënyrën ‘e vjetër’

Published

on

Josh Wood, 31 vjeç, i cili jeton në Londër, shpjegoi se ai dhe tre shokët e tij vendosën të provonin takimet në internet me shpresën për të gjetur dashurinë, por shumë nga njerëzit që ai dërgoi mesazhe nuk përgjigjen dhe ata që i dërguan vetëm biseduan.

Pavarësisht grumbullimit të mbi 300 ndeshjeve, ai zbuloi se përvoja e tij në përpjekjen për të gjetur një takim ishte zhgënjyese dhe në fund ishte qasja tradicionale e ngjitjes dhe bisedës me dikë në një bar që e çoi te e dashura e tij, Lisa.

Tani Josh pohon se kultura e takimeve në internet po ‘shkatërron jetën e dashurisë së të gjithëve’, shkruan Dailymail.

Josh shpjegoi se përveç bisedave të sforcuara, shpesh ekziston rreziku për të takuar dikë për një takim pasi mund të rezultojë të jetë krejtësisht ndryshe nga pritshmëritë.

Josh pranoi se ai mendon se takimet në internet po i bëjnë njerëzit të bëhen të cekët, si dhe po përkeqësojnë aftësinë për t’u shoqëruar.

Që nga kërkimi i tij për dashurinë jashtë linje, ai ka gjetur një të dashur nga fillimi i një bisede në një bar në Chelsea.

Continue Reading

Argëtim

Publikohen pamjet – Incident i tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Përputhen

Published

on

By

Bledi dhe Mikela janë përfshirë në një debat të fortë të shtunën e kaluar gjatë Prime-t të Për’puthen. Ndërsa Mikela ishte ulur në karrige, ai ka goditur këtë të fundit, ndërsa ishte shumë i nxehur.

Kjo ka sjellë reagimin e vajzës e cila e ka quajtur jo burrë, ndërsa vajzat dhe djemtë e kanë mbajtur. Opinionistët e kanë konsideruar një veprim të ulët atë që bëri Bledi, duke qenë se ky është një program që promovon dashurinë.







Continue Reading

Aktuale