Connect with us

Lajme

Zekolli: Çka prisni, ratifikoni Protokolin më 11 Dhjetor

Published

on

Diplomati dhe analisti, Arsim Zekolli është mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke kritikuar apo edhe duke dhëne informacione rreth aktualitetit politik e jo vetëm, përcjell in7.

Së fundmi, Zekolli ka shkruar rreth çeshtjes së ratifikimit të Protokolit për anëtarësim në NATO dhe që sipas njohësve, mund edhe të rrezikojë datën e mbajtjes se zgjedhjeve në vend, të caktuara për më 12 Prill.

Deklarimin dhe propozimin e djeshëm të Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarër, që bazuar në precedentin e Malit të Zi edhe Kuvendi i Maqedonisë ta votojë para kohe Protokolin dhe atë më 11 Dhjetor, Zekolli e quajti si ide të mirë.

Sipas tij, precedent ekziston dhe për këtë ai publikoi dëshmi sipas të cilave vërtetohet se Mali i Zi e ka ratifikuar Protokolin para se këtë ta bëjnë Gjermania, Holanda dhe Spanja.

“Ziadin Sela ka të drejtë. Kjo përbërje parlamentare mund ta ratifikojë protokolin para se këtë ta bëjë Spanja.(ka precedent nga Mali i Zi) Në qoftë se LSDM – BDI nuk duan ta votojnë në Dhjetor, shtyrja për shkak të “vonesave në Spanjë” është arsyetim i parë për ikje nga zgjedhjet”, ka shkruar në rrjetet sociale Arsim Zekolli, përcjell in7.

Twitter – Arsim Zekolli (Screenshot) 

Zekolli ka vazhduar tej duke “provokuar” pushtetin dhe duke dhënë alternativa. Sipas tij, nëse qeveria është e sigurtë se Spanja do ta ratifikojë Protokolin deri në Shkurt, atëherë përsëri hapet mundësia që Maqedonia e Veriut ta ratifikojë tani në Dhjetor dhe kjo nuk do te paraqesë asnjë problem.

“Nëse janë të sigurtë se Madriti do të kryejë punë deri në Shkurt dhe nuk ka pengesa tjera për finalizimin e anëtarësimit në NATO, LSDM – BDI le ta përfundojnë ratifikimin më 11 Dhjetor. Edhe ashtu në zgjedhje do të shkojnë me të paktën një sukses. Nëse jo, atëherë do të thotë se manipulojnë”, ka thumbuar diplomati dhe analisti Arsim Zekolli.

Twitter Arsim Zekolli Screeshot

Përndryshe edhe një grup deputetësh të VMRO-DPMNE’së kanë dorëzuar kërkesë tek Kryeparlamentari Xhaferi, që ta shpejtojë procedurën e ratifikimit, por Xhafer këtë e ka refuzuar. Sipas tij, kompetent për këtë është Qeveria dhe jo Kuvendi. Prandaj, Talat Xhaferi kërkesën e tillë e ka dërguar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.

Pyetjes së njëjtë se a kanë bërë iniciativë konkrete për ratifkimin në Dhjetor të Protokolit, kreu i Aleancës për Shqiptarët u përgjigje se kompetente për këtë është Qeveria. Sipas Selës, nuk është punë e deputetëve të propozojnë ratifikim por këte duhet ta bëjë Qeveria. Qeveria propozon, Kuvendi e voton, thotë Sela./in7.tv/

A.H

 

 

Continue Reading

Lajme

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Published

on

Ekipet policore të SPB Tetovë sot (27 janar), ndërmorrën aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëvem para se gjithash autobusë dhe furgonë.

“Gjatë kontrollës, janë zbuluar dhe saknksionuar 11 automjete teknikisht të pa pregaditura (Tetovë 5 dhe Gostivar 6), nga të cilat 6 automjete (Katër nga Tetova dhe Dy nga Gostivari) i kishin frenuesit e prishur, 3 nga Gostivari nuk kishin bërë kontrollim teknik, 1 nga Tetova me pajisje të prishur dhe një automjet i Gostivarit kishte mungesë të pajisjeve të duhura. Automjetet që teknikisht nuk ishin në rregull automatikisht u larguan nga komunikacioni, ndërsa të gjithë përgjegjësve do tu shqiptohet masë adekuate sanksionimi”, mëson Pa Censurë.

Gjatë kontrollës gjithashtu u konstatuan edhe 17 lloje tjera shkeljes në komunikacion, të cilët janë gjobitur në të holla.

Continue Reading

Bota

Emiratet e Bashkuara, ‘parajsa’ e mafias shqiptare komandojnë gjithçka nga Dubai

Published

on

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në këtë vend, ku vetë drejtësia arabe është neglizhente në këtë drejtim, por edhe mungesa e marrëveshjes së ekstradimit është një problem më vete.

Nga Shqipëria janë të paktën 6 persona, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, të cilët strehohen në Dubai. Numri i të kërkuarve në këtë vend me identitete të ndryshuara, është mbi 20.

Intervista:

Profesor, a është e vërtetë që krimi i organizuar ndërkombëtar i investon të ardhurat e tij të paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Të dhënat dhe studimet aktuale konfirmojnë se në Emiratet e Bashkuara Arabe, shumë organizata kriminale bëjnë biznes dhe investojnë në ekonominë e tyre legale. Në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk njihet krimi i organizuar vendas, por aty gjallojnë mafiozët italianë, gjë e cila është vërtetuar nga arrestimet e shumta të ‘Ndranghetistëve dhe Camorras. Aty veprojnë grupe mafioze afgane, indiane, pakistaneze, turke, nigeriane dhe shqiptare. Të gjitha këto organizata pastrojnë paratë e pista dhe depërtojnë në ekonominë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ku e investojnë kapitalin e tyre?

Dobësia kryesore e këtij vendi është tregu i pasurive të paluajtshme. Dubai, për shembull, është bërë strategjik për krimin e organizuar global. Aty mafia arrin të pastrojë paratë e pista duke i investuar, me shumë pak kufizime, në sektorin e ndërtimit. Kësaj i shtohet edhe mundësia e madhe e krijimit të kompanive “offshore” brenda enklavës ekonomike të sipërmarrëse të vendit arab.

A i lehtësojnë këto kompani mafiozët në qëllimin e tyre kriminal?

Patjetër qe po. Emiratet përfaqësojnë sot një nga vendet kryesore të investimeve ekonomike dhe financiare në nivel ndërkombëtar. Pavarësisht reformave të bëra për të frenuar këto fenomene kriminale, në Emiratet e Bashkuara Arabe është ende e mundur të hapen kompani guaska të afta të fshehin identitetin e pronarëve të vërtetë si dhe ka zona të tregtisë së lirë ku investimet janë të mundshme duke përdorur këtë lloj kompanie.

Pse mafiet investojnë dhe riciklojnë paratë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Sepse Emiratet e Bashkuara Arabe garantojnë fshehtësinë, besueshmërinë dhe mungesën e kontrolleve. Kjo është një ftesë gati bujare për mafiozët nga e gjithë bota. As nuk duhet të harrojmë se midis parajsave të ndryshme fiskale që ekzistojnë, është ajo që Shtetet e Bashkuara. Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderohet si një aleat strategjik ushtarak dhe një mburojë kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme. Prandaj, shumë pak guxojnë të ushtrojnë mbi këtë komb ato presione që janë ushtruar në Zvicër apo ishujt Cayman apo edhe në parajsa të tjera fiskale që garantonin kapitalin e fshehur dhe sekretin bankar.

Mund të na jepni një shembull se si funksionojnë klanet mafioze?

Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i Qendrës për Studime të Avancuara të Mbrojtjes (CADS), ka verifikuar se si në Dubai është e mundur të blihen prona me vlerë miliona euro pa formalitete të veçanta tatimore dhe ligjore. Aty ka prona me një vlerë prej rreth tridhjetë milionë eurosh që mbahen direkt nga kompanitë, të cilat shpeshherë nuk u atribuohen pronarëve të vërtetë. Të dhënat do të dilnin në shesh nëse hetojmë transferimin e pasurive të paluajtshme. Mafiet që përdorin këto kompani guaskë shpesh fshehin të ardhurat kriminale duke falsifikuar gjithashtu dokumentet e kontabilitetit.

A është e vërtetë që ka shumë kriminelë italianë në këto vende?

Raporti i fundit gjashtëmujor i DIA-s (Departamenti i Hetimit Anti-Mafia 2021) konfirmon se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në veçanti Dubai dhe Abu Dhabi vazhdojnë të tërheqin jo vetëm kapital shumë të rëndësishëm për aktivitetet e pastrimit të parave, por edhe praninë e rrezikshme të elementëve të rëndësishëm të krimit të organizuar italian. Mafiet shfrytëzojnë çështjet kritike të vazhdueshme në lidhje me marrëdhëniet e bashkëpunimit hetimor dhe gjyqësor me Italinë. Dubai është gjithashtu një strehë e madhe për të kërkuarit nga drejtësia. Në Emirate, trafikantët e dyshuar të drogës të Camorras, Gaetano Schettino dhe Raffaele Imperiale janë arrestuar. Aty ndodhet edhe kunati i ish-liderit të An Gianfranco Fini, Giancarlo Tulliani, i akuzuar për pastrim parash, sipërmarrësi Alberico Cetti Serbelloni, i akuzuar për evazion fiskal. Është edhe ish-deputeti i Reggio Amedeo Matacena, i dënuar përfundimisht për bashkëpunim me ‘Ndranghetan’.

Pse ka ende probleme të bashkëpunimit gjyqësor ndërmjet Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe?

Prej shumë vitesh çështja e marrëveshjeve të ekstradimit me Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë në tryezën e Ministrisë së Drejtësisë. Një nga të paktët që këmbënguli për vënien në fuqi të traktatit ishte Mario Michele Giarrusso ish M5S, duke i kërkuar disa herë Presidentit që të kalonte sa më shpejt të ishte e mundur dispozitën për ekstradimin. Deri më sot, gjithçka duket se ka mbetur në letër por ata që e njohin mirë se si funksionon drejtësia arabe në ato vende nuk kanë frikë pasi e dinë që do të vijojnë të qëndrojnë në kërkim. Rastet e vetme për të cilat drejtësia e Emirateve kryen ekstradimet janë vetëm në rastet e vrasjeve apo masakrave. Shoqatat kriminale të tipit mafioz nuk janë marrë realisht në konsideratë nga gjyqtarët arabë deri më tani.

Çfarë thotë konkretisht kjo marrëveshje e nënshkruar mes dy vendeve?

Një gjë e zakonshme për këtë lloj rregullimi. Ai angazhon palët që parashikojnë të dorëzojnë të arratisurit nga njëri-tjetri që ndodhen në territoret e tyre përkatëse, të fillojnë një procedim penal (ekstradim procedural) ose të lejojnë ekzekutimin e një dënimi përfundimtar (ekstradim ekzekutiv) dhe me mundësinë e ekstradimit të të arratisurve dhe të kërkuarve. personat me urdhër arresti për krime të rënda që lidhen me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar që gjejnë vend mosndëshkimi në Emiratet.

Si mund të korrigjohet kjo mangësi?

Nëse do të donim të ishim të sinqertë, marrëveshjet e ekstradimit do të ekzistonin tashmë prej disa kohësh dhe do ratifikoheshin që me Konventën e Palermos të vitit 2001. Prandaj problemi nuk është formal, por i zbatimit praktik. Një marrëveshje mes dy shteteve mund të ekzistojë në letër, por në fakt nuk mund të zbatohet kurrë, e aq më tepër të respektohet. Është thelbësore të mbështetemi në bashkëpunimin besnik të autoriteteve shtetërore të përfshira në kryerjen e një sërë aktivitetesh: identifikimi dhe grumbullimi i provave, marrja e dokumenteve, identifikimi dhe mbrojtja e çdo dëshmitari, dhe arrestimi i të akuzuarve. E gjithë kjo parashikon një vullnet konkret për bashkëpunim që deri më sot duket se nuk ekziston mes dy shteteve.

Disa thonë se Matteo Messina Denaro do të ishte në Dubai, si mendoni?

Denaro do të ishte në krye të “Cosa Nostra”-s. Ai mbrohet nga bashkëqytetarët e tij. Ai do të arrestohet si të gjithë paraardhësit e tij kur ta tradhtojnë bashkëpunëtorët e tij ose kushdo që e mbron sot dhe e fsheh atë. Të mos harrojmë që Totò Riina kur jetonte në Mazzara del Vallo shkonte i qetë në plazh çdo ditë. Ai u arrestua kur krahu kriminal i afërt me Bernardo Provenzanon vendosi ta çonte para drejtësisë.

* Vincenzo Musacchio, kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor në Institutin Rutgers për Studimet Anti-Korrupsion (RIACS) në Neëark (SHBA). Studiues në Shkollën e Lartë të Studimeve Strategjike mbi Krimin e Organizuar të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër.

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale