Connect with us

Maqedonia e Veriut

Vetingu dhe Ligji i Amnestisë, fushatë dhe përpjekje për defokusim?!

Published

on

Një muaj para qeverisë teknike dhe 5 muaj para zgjedhjeve, politika ka nisur akuzat dhe kundërakuzat për dy tema, atë të vetingut dhe për interpretimin e nenin 11 të ligjit për amnisti.

Po a janë këto çështje përpjekje për ta defokusuar opinionin nga problemet reale dhe premtimet e pambajtura?

Njohësi i çështjeve politike Petar Arsovski vlerëson se vetingu është iniciuar nga politika, dhe i njëjti mund të shihet si pjesë e fushatës politike.

“Presioni i opinionit rreth gjyqësorit, korrupsionit të lartë dhe krimit, gjithsesi ndikon që disa procese të lidhen në këtë sferë. Në këtë aspekt se opinion ndikon mbi këtë, mund të interpretohet se është një farë populizmi ose defokusim të opinionit para zgjedhjeve, sepse opinion ka treguar se do t’i masë partitë politike, mes tjerash, edhe së çfarë qëndrimi do të marrin ndaj sundimit të ligjit”, deklaroi analisti, Petar Arsovski.

Njëjtë konsideron edhe analisti Albert Musliu, duke pyetur se pse që nga krijimi i qeverisë së re, as pushteti e as opozita nuk insistuan për veting.

“Sa i përket vetingut, është pjesë e politikës. Besoj se pas këtij cikli zgjedhor, pavarësisht si do të jenë rezultatet, nuk ka më ku ti ikin vetingut sepse të gjithë palët e përkëdhelin vetingun si një mënyrë të zgjedhjes së të gjitha problemet të cilat janë në gjyqësor por nga ana tjetër, ne si qytetar mund të parashtrojmë pyetje pse të gjitha palët, jo vetëm shumica, por edhe opozita, jo vetëm nuk insistonin për veting të gjyqësorit, vjet ose parvjet, ose prej krijimit të kësaj shumicë parlamentare”, tha Albert Musliu.

Sa i përket interpretimit të nenit 11 të ligjit për amnistinë të dy nuk analistët mendojnë se i njëjtë mund të shihet si mundësi për t’u shfrytëzuar politikisht, sepse i njëjti, siç thonë, nuk është në interes të asnjërit krah politik, e madje mund t’u sillte edhe pikë negative për punën e qeverisë se kaluar, por edhe asaj aktuale.

 

BURIMI: Tv21

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale