Connect with us

Spektakël dhe Yje

Si i ka punët me dashurinë Anxhela Peristeri? (VIDEO)

Published

on

Anxhela Persiteri këtë vit konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Dikush i imi” punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

Këngëtarja foli për këtë paraqitje në një intervistë të fundit për Prive duke treguar edhe çfarë pret nga festivalit.

Por, si qëndron puna në jetën e saj private?

A është ajo e dashuruar?

Këtë përgjigje e kuptoni më së miri nga vet ajo në videon e mëposhtme.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Beniada e Big Brother VIP ishte një nga “eskortat” e Silvio Berlusconit? (Video)

Published

on

Modelja Beniada Nishani është një nga banoret e “Big Brother VIP”, e cila ka një karrierë në Itali ku ka nënshkruar kontrata me kompani mode shumë të njohura.

Përveçse modele Beniada ka luajtur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Berluscon-it.

Ajo që habit është fakti që Benida gjatë qëndrimit të saj në ‘Big Brother Vip’ nuk e ka përmendur këtë eksperiencë të sajën.

Filmi ‘Loro‘ (Ata) flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit Silvio Berlusconi.

Filmi me regji nga Paolo Sorrentino tregon për një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Metallica gjen zgjidhjen për të zbuluar të infektuarit me Covid-19 në koncerte

Published

on

Jo vetëm maskë dhe dezinfektues për duart për të ruajtur një turne muzikor nga Covid, por grupi i famshëm Metallica është i pari në botë që përdor qenë të stërvitur, për të nuhatur dhe zbuluar virusin tek njerëzit, shkruan Tgcom24.

Qentë janë marrë nga një kompani në Ohajo, madje grupi i muzikës metal i ka besuar nuhatjes së këtyre qenve për koncertet e tyre në Atlanta. Dhe duke parë suksesin, vendosën t’i përdorin dhe për spektaklin e 40 vjetorit të tyre në San Francisko.

Por kjo procedurë nuk përfshin publikun në koncerte por vetëm ata që punojnë dhe kalojnë në prapaskenë. Para se të nuhaten nga qentë çdokush duhet të mbajë një maskë në fytyrë për 10 minuta dhe më pas ajo maskë i afrohet qenit. Qentë janë stërvitur që të ulen para një personi që sipas tyre rezulton pozitiv, raporton abcnews.al

Niveli i sigurisë është deri në 99% të rasteve të analizuara. E njëjta kompani ka përdorur qentë e saj dhe për gara automjetesh dhe ndeshje basketbolli. Eksperienca e Metallica është ndjekur dhe nga grupe të tjera muzikore.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Albërije Hadërgjonajt ia ‘vjedhin’ llogarinë në Instagram?

Published

on

By

Albërije Hadërgjonajt ia ‘vjedhin’ llogarinë në Instagram?

Jo rrallë herë ndodhë që artistët shqiptarë, blogerët, përdoruesit me shumë ndjekës në Instagram, të bien pre e hakerëve.

Nëse shikoni profilin e këngëtarës, Albërije Hadërgjonajt do vëreni se ia kanë ndryshuar emrin dhe ia kanë fshirë çdo fotografi të publikuar më parë.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga vet artistja apo familjar të saj, por në Instagramin e saj, është i vendosur emri “Alejo Canova”.

Rikujtojmë se emri i Albërijes është përfolur edhe më shumë së fundmi për shkak të hyrjes së saj në “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar Beatrix, si dhe për të kënduar për të gjithë banorët./21Media

Continue Reading

Aktuale