Connect with us

Sport

Sejdini realizoi takim me Infantinon

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini realizoi takim zyrtar me njeriun e parë të FIFA-s, Xhani Infantino në selinë e kësaj organizate në Cyrih, kumtoi FFM-ja.

“FIFA dhe kryetari Xhani Infantino disa herë deri më tani e kanë shprehur mbështetjen e tyre për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe për këtë fuqishëm besojmë në strategjinë dhe misionin e FIFA-s nën udhëheqjen e infantinos. FFM-ja do të vazhdojë të kontribuojë për idetë, projektet aktuale dhe të ardhshme të FIFA-s të cilat çdoherë drejtohen ndaj zhvillimit të futbollit. Biseduam për futbollin e Maqedonisë dhe projektet të cilat janë të orientuara për zhvillimin e tyre. i potencuam angazhimet tona për përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e bazës së futbollit dhe investimin e vazhdueshëm në akademitë dhe ekipet kombëtare. Kur do të shohim mbrapa, shohim edhe gabime – ku janë njerëzit, çdoherë do të ndodhin edhe gabime, por me rëndësi është të mësojmë prej tyre”, deklaroi Sejdini.

Njeriu i parë i FFM-së është optimist rreth ardhmërisë së futbollit në rajon.

Continue Reading

Sport

Nadal fitoi finalen e Australian Open

Published

on

By

Nadal fitoi finalen e Australian Open

Tenisti spanjoll Rafael Nadal kaloi në turneun e parë Grand Slam të sezonit Australian Open pasi mposhti në gjysmëfinale italianin Matteo Beretini 6-3, 6-2, 3-6, 6-3.

Nadal, i cili aktualisht është i pesti në botë, kjo do të jetë paraqitja e tij e gjashtë në finalen e Australian Open dhe deri më tani ka festuar vetëm një herë fitore në vitin 2009.

Spanjolli për titullin rekord të 21-të Grand Slam në karrierë do të përballet me fituesin e ndeshjes mes rusit Danil Medvedev dhe grekut Stefanos Tsitsipas. Nadal ka fituar 20 tituj Grand Slam deri më tani në karrierën e tij, duke fituar 13 herë në Roland Garros, katër herë në US Open, dy herë në Wimbledon dhe një herë në Australi.

Continue Reading

Sport

Kahn: Lewandowski fenomen absolut, ta harrojë largimin nga Bayerni!

Published

on

Robert Lewandowski është prej vitesh një garanci golash për Bayern Munchen. Sulmuesi polak ka kontratë deri në vitin 2023 me rekordmenët e futbollit gjerman.

Drejtuesit e Bayernit duan të rinovojnë me polakun dhe një gjë të tillë e shpreh presidenti Oliver Kahn, i cili thur elozhe për 33-vjeçarin në deklaratën e dhënë për mediet gjermane.

“Lewandowski është një fenomen absolut jo vetëm për golat që shënon vazhdimisht, por edhe për faktin që ka ruajtur një nivel të lartë loje me kalimin e viteve.

Ne do të tentojmë ta mbajmë në skuadër, stili i tij i futbollit është garanci për ne. Ne do të bëjmë gjithçka që Roberti të qëndrojë te Bayerni për aq kohë sa të jetë e mundur”, deklaroi presidenti i klubit bavarez.

Lewandowski luan me Bayernin prej vitit 2014, kur u afrua si lojtar i lirë nga Borussia Dortmund. Goleadori e ka shprehur dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re në karrierë, por ndryshe mendojnë te Bayerni.

Continue Reading

Sport

Super lajm për lojtarët e Kosovës

Published

on

Është publikuar formacioni më i mirë i muajit janar në Serie A, ku pjesë e tij janë edhe dy futbollistë kosovarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda, paraqitjet e të cilëve ua siguruan mbrojtësve të Kosovës pjesëmarrjen në formacionin e muajit.

Në muajin janar, Rrahmani regjistroi tre fitore dhe një humbje me Napolin, ku në fitoren 4:1 kundër Salernitanas regjistroi edhe një gol.

Në anën tjetër, Vojvoda në këtë muaj me Torinon arriti të sigurojë dy fitore dhe një barazim, dhe të regjistrojë dy asistime mbi emrin e tij.

Continue Reading

Aktuale