Connect with us

Lajmet kryesore

Mosratifikimi i protokollit të NATO-s, mund të shtyjë datën e zgjedhjeve

Published

on

Opozita druan se pushteti po tenton që të shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill të vitit 2020, me arsyetimin se përbërja aktuale e Kuvendit nuk duhet të shpërndahet pasiduhet të presë ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Spanjës, që më pas edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të miratojë ratifikimin, ashtu siç parashikojnë procedurat e aleancës.

Nga VMRO DPMNE-ja kanë dalë me propozimin që Kuvendi të mos presë Spanjën, por të ratifikojë protokollin deri në fund të dhjetorit, për të pamundësuar shtyrjen e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë teknike, më 3 janar 2020. Propozimin fillimisht e kanë dërguar në Kuvend, por i njëjti është refuzuar me arsyetimin se së pari duhet të kalojë në Qeveri.

“Iniciativa jonë ka për qëllim që të përshpejtojë dhe të sigurojë ratifikimin e marrëveshjes me Aleancën Veri-atlantike dhe protokollin për anëtarësim në këtë organizatë…Këtë e bëjmë edhe nga nevoja se çdo ditë e më tepër kërkojnë mënyra t’iu shmangur zgjedhjeve. Në Aleancë ka praktika të tilla ratifikimi. Mundësia për ta zgjidhur është e madhe, me qëllim që të mos kemi probleme”, ka deklaruar Nikolla Micovski, kryetar i Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së.

Edhe opozita shqiptare ka kërkuar nga shumica që të mos kërkojë alibi për të shtyrë zgjedhjet, ndërsa ka theksuar, gjithashtu, se protokolli mund të ratifikohet edhe pas zyrtarizimit të datës së zgjedhjeve apo shpërndarjes së Kuvendit.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, dyshon se pas qëllimit për shtyrjen e zgjedhjeve qëndron data e zgjedhjeve, 12 prill që, sipas tij, nuk u përgjigjet aspak partive në pushtet.

“Të mos jetë NATO-ja objekt i qëllimeve të disa aktorëve politikë, të cilët duan ta shtyjnë datën e zgjedhjeve të caktuar për 12 prill. Ne jemi të vetëdijshëm pse e kërkojnë. Shfrytëzojnë këtë moment që të arrijnë sa më pak qytetarë që të jenë prezent më 12 prill këtu… Sipas gjitha gjasave ato frikësohen kur shohin shumë shqiptarë dhe më 12 prill do të ketë shumë shqiptarë pasi do të vijë edhe diaspora”, ka deklaruar Sela.

Nga Lidhja Social Demokrate kanë thënë se shtyrja e zgjedhjeve mund të jetë një nga opsionet e mundshme në rast se nuk arrihet konsensus që protokolli për anëtarësim të NATO-s të ratifikohet edhe në rast të shpërndarjes së Kuvendit.

“Kuvendi mund të caktojë seancë edhe pas vendimit për shpërndarjen e tij, pasi edhe më parë kemi pasur raste kur Kuvendi është thirrur për ngjarje të rëndësishme. Vlerësoj se nuk do të ishte aspak veprim serioz që ratifikimin e protokollit ta bëjmë para se këtë ta bëjnë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, pra duhet të presim edhe Spanjën dhe pastaj ne të bëjmë ratifikimin. Është e vërtetë se kemi pasur precedentë të tillë si ai me Malin e Zi, por krerët e Aleancës nuk pëlqejnë që precedentë të tillë të përsëriten”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit të mërkurën në Londër me kryeministrin e Spanjës Sançev, tha se ka marrë garanci se në muajin janar Spanja do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Zgjedhjet e parakohshme më 12 prill janë caktuar menjëherë pasi vendi dështoi të merrte datën e bisedimeve të anëtarësimit në samitin e BE-së në tetor, por atëherë kryeministri Zaev kishte theksuar se në zgjedhje vendi do të hyjë si anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, që mund të mos ndodhë për shkak të procedurave rreth Qeverisë së re në Spanjë dhe mosratifikimit të dokumentit në Kuvendin e Maqedonisë, për shkak se vendi do të hyjë në periudhën zgjedhore me një qeveri të re teknike.

 

BURIMI: REL

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela e tha para 7 viteve, Ahmeti flet sot për regjistrimin e bullgarëve në RMV

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur sot për regjistrimin e bullgarëve si kategori kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Mendoj se asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse ne pranojmë minoritrtin bullgar si kategori kushtetuese”, tha Ahmeti, përcjell in7

Por kjo deklaratë e kreut të integristëve vjen 7 vite pas asaj të liderit të opozitës shqiptare, Ziadin Sela, i cili në vitin 2014 dha një prononcim të tillë si veprim të domosdoshëm për përmirësimin e marëdhënieve me fqinjët.

“Nëse opozita kërkon regjistrim, atëherë duhet të tregoj se janë të përgatitur që regjistrimi të jetë i vërtet dhe me ligj të vendosen kolona për të gjithë fqinjët e Maqedonisë. Ashtu siç ka shqiptar, duhet të ketë kolona edhe bullgar, grek… Atëherë, ta shohim se sa persona do të shprehen si të tillë. Kjo është standard i BE-së për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë atë në këtë formë e kuptoj. Hapje ndaj të gjithë fqinjëve dhe askush të mos përjashtohet”, deklaroi Sela në vitin 2014 për gazetën bullgare “Focus”./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Published

on

By

Ia përmendën Skënderbeun kur e prit Erdoganin, Rama: Mos u bëni më katolik se Papa

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka reaguar ndaj kritikëve që ia përmenden heroin Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në ditën kur për vizitë në Shqipëri ishte presidenti turk, Erdogan.

Rama thotë se ‘shumë prej komentuesve dje e mësuan se ishte 17 janari dita e vdekjes së Skënderbeut’.

Ai thotë se këto reagime janë si ajo shprehja “për inati të vjehrrës shkoj e fle me mullinxhinë’.

“Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?”, shkruan Rama.

Shkrimi i plotë:

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”. Po shokë ama, natyrisht!/Periskopi

Continue Reading

Lajme

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Published

on

By

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Në një kanal për ujitje në afërsi të magjistrales A3 në afërsi të viçes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për 56 vjeçaren Jasmina L., nga lagjja Orizari e Koçanit, e cila para disa ditëve në stacionin policor të Koçanit është denoncuar si e humbur.

Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i ndihmës së parë. Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipi i policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Koçanit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.

Continue Reading

Aktuale