Connect with us

Lajmet kryesore

Mes Brukselit dhe Parisit

Published

on

Ditën e njejtë kur Ursulla Fon der Lajen, Zhozep Borel dhe Oliver Varhelji njëzërit i dërguan porosi Ballkanit Perëndimor se e ardhmja evropiane e rajonit nuk është vënë në pikëpyetje, Emanuel Makron e përsëriti “jo”-në e tij.

Cila është zgjidhja?

Kur Franca në tetor e bllokoi hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenti Makron, sipas të gjitha gjasave nuk priste se kundërshtimi i tij i vazhdimit të politikës ekzistuese të zgjerimit do ta ngritë Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në vetë kulmin e agjendës së Bashkimit Evropian, thekson Dojçe Vele në analizën “Ballkani perëndimor mes Brukselit dhe Parisit”.

Para së gjithash, pas debatit të tetorit të liderëve të bashkimit Evropian për zgjerim i cili atëherë i la në hije të gjitha temat e tjera të Këshillit të BE-së, përbërja e re e Parlamentit evropian e miratoi rezolutën për mbështetje për Ballkanin Perëndimor. Më pas kryetari i ri i Parlamentit, David Sasoli vizitën e tij të parë zyrtare e bën në Shkup.
Fon der Lejen: Ndryshimet mund të zhvillohen paralelisht me zgjerimin Ballkani Perëndimor i shënoi edhe ditët e para të punës së Komisionit të ri evropian. Në konferencën e vet të parë për gazetarë, pas marrjes së detyrës së kryetares së Komisionit, Ursulla Fon der Lajen i dërgoi porosi rajonit.

“Në mënyrë strategjike, është absolutisht e rëndësishme që sa më qartë t’i tregojmë Ballkanit Perëndimor se i duam në anën tonë dhe se kemi interes të madh nga afrimi i tyre në BE”, porositi Fon der Lajen. Ajo vlerësoi edhe se me është me rëndësi që BE-ja “t’i përmbahet idesë për negociata inkuadruese”, por edhe t’i dëgjojë pozicionet e vendeve anëtare kur bëhet fjalë për ndryshim të atij procesi.

“Kur bëhet fjalë për negociatat inkuadruese unë do të angazhohesha për atë që ndryshimet të shkojnë paralelisht, përkatësisht vendeve t’u ofrohet mundësi t’i fillojnë negociatat inkuadruese”, tha Ursulla Fon der Lejen.

Borel: Evropa është zgjidhja e vetme

Ditën e njejtë edhe shefi i ri i diplomacisë, Zhozep Borel në Parlamentin evropian theksoi se edhe përkundër çështjeve të hapura dhe debateve rreth metodologjisë për zgjerim, ai proces nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Duhet ta mirëmbajmë momentumin dhe të vazhdojmë të punojmë me të gjitha vendet anëtare që të kuptojnë se nuk mund ta mbyllim as ta heqim perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, tha Borel.

Ky diplomat me përvojë dhe ish-kryetar i Parlamentit Evropian dhe ministër i Punëve të Jashtme i Spanjës, përkujtoi për pasojat tragjike të cilat lufta në Jugosslavi i kishte lënë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Trashëgimia e kësaj tragjedie krijoi ndarje, varfëri dhe konflikte në bazë etnike dhe kombëtare, ndërsa Evropa është e vetmja e cila mund të ofrojë zgjidhje për këtë situatë”, tha Borel.

Kush çfarë zgjidhje shikon për Ballkanin Perëndimor?

Eurkomisari i ri për zgjerim Oliver Varheli “zgjidhjen” për Ballkanin Perëndimor e sheh në kredibilitetin më të madh dhe dinamikën e rritur të procesit. “Në fund të mandatit pesëvjeçar, duhet të kemi të paktën një vend të gatshëm të hyjë në BE”, thotë Varheli.

Ai Paralajmëroi se Komisioni Evropian në fillim të janarit do të dalë me propozim konkret për ndryshimin e metodologjisë për inkuadrim në bazë të së cilës do të vazhdojë të udhëhiqet debati midis vendeve anëtare. “Flasim për ndryshimin e metodologjisë dhe askush nuk e vë në pikëpyetje perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo aspak nuk duhet të jetë lëndë e debatit dhe për këtë nuk do të bisedohet”, thotë Varheli.

Makron: Inkuadrim, ndërsa është i mundur edhe partneritet strategjik…

Thuajse në të njëjtën kohë, por nga ana tjetër e Lamanshit, duke folur në konferencën përfundimtare të samiti të NATO-s në Londër, presidenti i Francës e ktheu tregimin nga fillimi – gjegjësisht në bllokim.

“Në mënyrë eksplicite them se dëshiron të vijë drejt një reforme në procedurat për negociim para çdo ngritje të ardhshme të procesit të negociatave”, deklaroi Emanuel Makron. Ai gjithashtu në mënyrë “eksplicite” shtoi se do të jetë kundër çfarëdo zgjerimi të BE-së “i cili nuk është shoqëruar me reforma të thella për funksionimin e Unionit”.

Për presidentin francez “zgjidhje” për Ballkanin Perëndimor është lidhja e tij e fuqishme për Bashkimin Evropian.

“Ky ankroim për dikë do të thotë edhe inkuadrim në BE, por duhet të jetë e qartë: kjo do të thotë edhe fazë e partneritetit strategjik dhe investimit të rritur”, sqaron Makron.

Dhe derisa eurokomisari i ri për zgjerim Varhelji thotë se reforma institucionale e BE-së nuk është kusht për zgjerim dhe se Unioni “do të jetë i aftë sërish të funksionojë me 28 vende anëtare”, për presidentin Makron funksionimi i BE-së me numrin aktual të anëtareve është joefikas ndërsa me anëtare të reja – i paqëndrueshëm.

Varhelji pret hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën në maj

Përkundër presidentit të Francës, i cili gjithnjë e më fortë po “betonon” idenë e tij për frenim të zgjerimit, ndërkaq për të cilën pohon se do të ketë mbështetje edhe nga “disa vende të tjera anëtare”, në Bruksel po flitet për përparim pozitiv për vendet në rrugën drejt eurointegrimit dhe rajoni inkurajohet të vazhdojë me reforma evropiane.

Eurokomsiari për zgjerim, Oliver Varhelji për javën e ardhshme paralajmëroi hapje të kapitullit të ri në negociatat inkaudruese me Serbinë. Për Malin e Zi, Varhelji thotë se është më përparuesi në negociatat inkuadruese dhe i bën thirrje Serbisë për reforma të shpejta në sferën e sundimit të së drejtës, lirive mediale dhe ligjeve zgjedhore. Në fjalimin e parë të eurokomisarit për zgjerim pati lëvdata edhe për Bosnjë e Hercegovinën për nominimin e kryesuesit me këshillin e ministrave dhe vendi është thirrur të zbatojë “formim dhe funksionalitet të plotë ” në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës në vend. “Vetëm kështu vendi mund të nisë në zgjidhjen e çështjeve dhe prioriteteve kyçe të cilat ia prezantoi Komisioni”, thotë Varhelji.

Gjithashtu, eurokomisari për zgjerim thotë se është me rëndësi edhe në Prishtinë sa më parë të formohet qeveria e re sepse Kosovës i paraprin “punë e rëndësishme” përfshirë edhe sferat prioritare siç janë zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe vazhdimi i dialogut me Beogradin”.

“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Komisioni evropian do të angazhohet për hapje sa më të shpejtë të negociatave inkuadruese, që presim se do të ndodhë para samitit të majit në Zagreb”, paralajmëroi eurokomisari Varhelji.

Samiti në Zagreb – kyç për zgjerimin

Varhelji, Makron dhe Borel janë unanim në një, e ajo është se nga samiti BE – Ballkani perëndimor i cili është planifikuar për në maj të vitit 2020 në Zagreb, pritet të jetë kthesë në politikën për zgjerim. Deri atëherë do të duhej të definohen dhe harmonizohen pozitat e vendeve anëtare dhe institucionet e BE-së rreth së ardhmes së zgjerimit, e me atë edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Kroacia e cila prej 1 janarit të vitit të ardhshëm e ndërmerr kryesimin me Këshillin e BE-së thotë se dëshiron që samiti në Zagreb të jetë përcaktues i cili do ta japë drejtimin e duhur, përkatësisht “do ta trasojë hartën për dhjetë vitet e ardhshme lidhur me politikën për zgjerim”.

Në Bruksel, në prag të debatit për zgjerim, paralajmërojnë se politika e zgjerimit të BE-së nuk mund të varet nga disa vende anëtare, përkatësisht nga politikat e tyre të brendshme. Shtohet edhe se funksionaliteti i brendshëm i Unionit, si dhe vullneti i tij gjeopolitik global do të vihet në test mu në zemër të kontinentit evropian – në Ballkanin Perëndimor, kumton Dojçe vele në analizën “Ballkani Perëndimor mes Brukselit dhe Parisit”.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Postimi i plotë:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Zudi Enuzi: Higjiena Komunale Shkup me 30 punëtorë në terren, pastron borën dhe akullin

Published

on

By

Shkruan Zudi Enuzi Koka në facebook:

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup me 30 punëtorë në terren zbaton aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët e Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes e pastrojnë dhe zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogëla Fillipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe Çarshija e Vjetër. Pastrohet rajoni rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV -së, ndërsa vazhdimisht kripohen shtigjet e këmbësorëve dhe trotuaret e urave ,,Goce Dellçev” dhe ,,Liria”, si dhe dhe urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, me qëllim për të mundësuar lëvizjen e sigurt dhe të kalueshme të këmbësorëve.

Nga mekanizimi përdoren automjete të specializuara komunale – multikultivator dhe automjete transportuese për hedhjen e kripës. Në përputhje me kushtet atmosferike dhe nevojën në terren, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

Continue Reading

Lajme

Ditëve në vijim do të jetë shumë ftohtë, mëngjeset edhe deri -15

Published

on

By

Shkup, 21 janar 2022 (MIA) – Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Continue Reading

Aktuale