Connect with us

Lajme

Ky Dimër do jetë më i ngrohti në vitet e fundit

Published

on

Dhjetori, janari e shkurti me temperatura mbi mesataren

Temperatura të ngrohta mbi mesataren dhe të reshura në kuadër të mesatares shumëvjeçare pritet ta karakterizojnë stinën e dimrit të këtij viti.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, (DPHM) ndikimet e pritshme nga lëshimet pozitive të temperaturave mbi hapësirë të deteve, në disa muajt e fundit tregojnë edhe në rritje të temperaturave të ajrit, si në pjesën dërmuese të Kontinentit të Evropës, ashtu edhe në vendin tonë.

Temperatura e ajrit në dhjetor, janar dhe shkurt, ka gjasa të mëdha të jetë mbi mesataren, me përjashtime pozitive prej rreth dy shkallë nga mesatarja shumëvjeçare. Lëshimet pritet të jenë më të shprehura në pjesën lindore të vendit, ku do të ketë lëshime në raport me reshjet, të cilët në vend pritet të jenë mesatare.

Temperaturat gjatë këtij muaji pritet të jenë mbi vlerën mesatare. Ndërkohë, sa i përket të reshurave gjasat janë të mëdha që të mos arrihen vlerat mesatare. Në janar, po ashtu ka gjasa të mëdha për tejkalimin e mesatares, gjegjësisht mundësitë janë të mëdha që të reshurat të jenë në kuadër të mesatares. Në shkurt, gjithashtu priten temperatura më të larta se mesatarja, të cilët nuk parashihet të tejkalojnë më tepër se një shkallë, respektivisht të reshurat në pjesën lindore mund ta tejkalojnë mesataren, ndërkohë në pjesën perëndimore të jenë nën mesataren.

Temperatura mesatare e dimrit në periudhë nga viti 1981 deri në vitin 2010 ka lëvizur nga minus 1,5 shkallë në Mavrovë, deri në pesë shkallë në Gjevgjeli. Nga ana tjetër shumat mesatare të të reshurave janë nga 90 mililitra në Shtip, deri në 319,4 mililitra të matura nga stacioni meteorologjik në Lazaropole. Temperatura mesatare në Shkup, arrin dy shkallë, ndërkohë sasia mesatare e të reshurave 110 mililitra.

Ndryshe, nga DPHM-ja, theksojnë se pamjet sezonale nuk mund të sigurojnë informacione të detajuara për atë nëse do të ketë mot të ligë intensiv – afatshkurt, siç janë stuhitë dimërore, periudhat ekstreme të ftohta dhe ekstreme të lagështa. 

Continue Reading

Lajme

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Published

on

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk/

Continue Reading

Bota

Merkel refuzon ofertën për punë në OKB

Published

on

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fillim të dhjetorit, refuzoi ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, njoftoi sot zyra e saj.

Angela Merkel “thirri sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar, e falënderoi për ofertën dhe tha se nuk do ta pranonte atë”, tha zyra e saj në një deklaratë për AFP, duke konfirmuar informacionin që u shfaq në media.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Merkel, e cila ka njoftuar prej kohësh tërheqjen e saj pas zgjedhjeve parlamentare gjermane në shtator 2021, përsëriti në disa raste se nuk dëshiron të merr asnjë funksion të ri pas skadimit të mandatit të saj.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman.

Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet, tha këshilltarja e saj.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Aktuale