Connect with us

Bota

Kush dhe përse emigron nga Gjermania?

Published

on

Për herë të parë Instituti për Studimet Demografike ka hulumtuar, se kush largohet nga Gjermania dhe përse. Nga studimi del qartë, se nuk janë gjermanët e zhgënjyer ata që i kthejnë kurrizin Gjermanisë.

Emigranti mesatar gjerman është nën moshën 40 vjeç, i suksesshëm në profesion dhe ka një diplomë universitare. Ky është rezultati i një studimi reprezentativ lidhur me ata që largohen nga Gjermania dhe ata që kthehen në atdhe, realizuar nga Instituti i Studimeve Demografike në Berlin (BiB). Sipas këtij studimi rreth 180.000 gjermanë largohen çdo vit drejt një vendi tjetër, ndërkohë që 130.000 në vit kthehen sërish në Gjermani.

Një pjesë e madhe e të anketuarve largohet për arsye profesionale dhe fiton të ardhura më të mira në vendin e përzgjedhur, del në pah nga hulumtimi “German Emigration and Remigration Panel” të BiB në bashkëpunim me Universitetin e Duisburg-Essen. Mesatarisht të punësuarit me normë të plotë brenda një viti fitojnë rreth 1200 Euro më shumë se në Gjermani.

Shpesh ky transferim ka të bëjë me hapin pasues të karrierës”, thotë Andreas Ette nga BiB. Si motiv i dytë jepet stili i jetesës në vendin e përzgjedhur për të emigruar. Por ka dhe shumë të tjerë që lëvizin për hir të profesionit, të partnerit ose partneres. Ata që emigrojnë nga Gjermania janë mesatarisht në moshën 36,6 vjeç. Ky grupmoshë është afërsisht dhjetë vjet më i ri se mosha mesatare e popullsisë në Gjermani. Studiuesit konstatojnë, se qendrimi në një vend tjetër zakonisht është i kufizuar në kohë.

“Largohen të mbikualifikuarit”

Shumica e 180.000 emigruesve, 76 përqind e tyre, janë akademikë. “Emigrimi është një privilegj i të mbikualifikuarve”, thuhet në studim. Por jo vetëm të kualifikuarit përfitojnë nga transferimi jashtë vendit. Veçanërisht gratë me shkollë të lartë dhe ato me më pak kualifikim përfitojnë nga emigrimi. të ardhurat e tyre rriten në përqindje mesatarisht. Nisur nga fakti që kryesisht emigrojnë akademikë jashtë vendit, studiuesit në studimin e tyre rekomandojnë programe financimi me objektiv të caktuar për njerëzit me nivel më të ulët arsimimi.

Vendi më i preferuar për emigrim i gjermanëve në dhjetë vjetët e fundit me rreth 200.000 ka qenë Zvicra, pasuar nga SHBA-ja me 127.000, Austria me 108.000 dhe Britania e Madhe me 82.000. Që nga vitet 1980 numri i emigrantëve gjermanë është rritur vazhdimisht, thonë studiuesit. Burrat dhe gratë emigrojnë thuajse njësoj, por kryeson “një model klasik i familjes”, ku karriera e burrave luan një rol më të fortë. Gratë shpesh punojnë sërish vetëm pas kthimit në Gjermani.

Për anketimin reprezentativ janë pyetur 10.000 vetë të lindur në Gjermani në moshën 20 deri në 70 vjeç, të cilët që nga qershori 2017 deri në qershor 2018 kanë qenë jashtë vendit ose janë kthyer nga një vend tjetër në Gjermani.

Continue Reading

Bota

Në këtë qytet gjerman qiraja është vetëm 1 euro

Published

on

By

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.

Continue Reading

Bota

Raketa e Elon Musk që mbeti në hapësirë është rrugës për t’u përplasur në Hënë

Published

on

By

Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.

Sipas BBC, përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.

Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.

Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.

Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera.

Continue Reading

Bota

Anglia lehtëson masat, heq detyrimin për të mbajtur maska

Published

on

By

Duke filluar nga dita e sotme Anglia do të heq të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe mospërdorimin e certifikatave të vaksinave.

Më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ.

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se suksesi i programit të vaksinimit, ka bërë të mundur rikthimin në planin A.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë dhe vetëm 346 viktima.

Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Continue Reading

Aktuale