Connect with us

Lajme

Konferencë për Strategjinë për reforma në administratën publike ‪

Published

on

Konferencë për Strategjinë për reforma në administratën publike ‪2018-2020‬

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së në Shkup, sot organizon konferencë me temë “Strategjia për reforma të administratën publike për vitin ‪2018-2020‬ – sfidat e ardhshme”.

Në suaza të konferencës, ministri i  Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ambasadori i OSBE-së, Klemens Koja do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi. 

Continue Reading

Lajme

Sot do të varroset Rexhail Qerimi

Published

on

By

Sot do të varroset Rexhail Qerimi

Disa minuta pas mesnate, në rrethana të mistershme, ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”, me burg të përjetshëm. Pas kësaj ishin njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët e kanë kërkuar trupin e pajetë të Qerimit dhe nuk kanë lejuar që atij ti bëhet autopsi.

Po ashtu, ata thonë se gjatë periudhës së vuajtjes së denimit, personi në fjalë nuk ka pasur sëmundje kronike dhe çdoherë kur ka kërkuar ndihmë mjekësore, ajo i është ofruar edhe nga mjeku i institucionit edhe nga specialistët e spitalit shtetëror.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se në trupin e të ndjerit Rexhail Qerimi nuk janë hasur shenja dhune. Po ashtu thonë se është konstatuar se personi në fjalë ka pasur histori të sëmundjeve.

Varrimi i Qerimit do të bëhet sot pas namazit të xhumas.

Më 26 nëntor të vitit 2008 në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup u vra polici i njësitit “Alfa”, Afrim Arifi, ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë. Rasti në fjalë bëri bujë në opinion sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së: Rexhail Qerimi nga fshati Opajë I Kumanovës dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua ish ushtari i UÇK-së, Ramadan Shaqiri. Rasti është bazuar në dëshminë e “dëshmitarëve të mbrojtur”. Qerimi deri tani kishte vuajtur burg 13 vjet e gjysmë.

Rasti “Alfa” pritet që të rinisë nga e para, pasi familjarët kanë bërë ekspertizë shtesë nga ekspertë serb të videos së gjetur në vend-ngjarje.

Continue Reading

Lajme

Ndalohet i dyshuari për sulm seksual ndaj motrës së tij të mitur

Published

on

By

Ndalohet i dyshuari për sulm seksual ndaj motrës së tij të mitur

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e hetimit ndaj një 19-vjeçari, banues në fshatin Drenovë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare.

I dyshuari ka shfrytëzuar një moment teksa ka qenë vetëm në shtëpi me motrën e tij 11-vjeçare, ndaj ka kryer akte të tjera seksuale ndaj saj.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe me vendim të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Mbi 803 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë anticovid-19

Published

on

By

Kosovë: Mbi 803 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë anticovid-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. E deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që numri i të infektuarve javët e fundit ka shënuar rritje. Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për gjashtë të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 28 mijë e 751 raste aktive me koronavirus, e që Prishtina prinë me numrin më të lartë të këtyre rasteve me 9 mijë e 473.

Për situatën epidemiologjike me COVID-19 të enjten në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe debat parlamentar.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi nuk miratoi rekomandimet e tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së për rishqyrtim të masave kufizuese për pandeminë COVID-19. Kundër këtyre rekomandimeve ishin 41 deputetë, ndërsa “pro” ishin vetëm 22.

Kujtojmë se nga 22 janari janë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Në bazë të secilave gastronomia punon deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Masë tjetër që ka nxitur reagimin edhe të shteteve fqinje është hyrja në Kosovë me dozën e tretë të vaksinës ose testin PCR.

Continue Reading

Aktuale