Connect with us

Lajme

Është rritur niveli i Vardarit në Jegunovc

Published

on

Niveli i ujit të Vardarit në vendin matës në Jegunovc është  dyfish më i lartë në krahasim me dje, ndërsa në tre vendet tjera matëse është gati se i njëjtë me të djeshmin, tregojnë matjet e fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Megjithatë, niveli i Vardarit dhe i lumenjve të tjerë në vend është më i ulët nga i zakonshmi për dhjetorin.

Niveli i ujit në tre liqenet natyrore, është i njëjtë si dje, por te Liqeni i Dojranit është më i lartë se mesatarja prej disa viteve për këtë muaj, ndërsa te Liqeni i Prespës dhe i Ohrit më i ulët. 

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë /VIDEO

Published

on

By

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Continue Reading

Kosovë

Epidemiologu shqiptar: Qeveria Kurti t’i rishikojë masat e vendosura

Published

on

Epidemiologu nga Shqipëria, Taulant Muka, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja, e veçanërisht për kërkesën e dozës së tretë të vaksinës në pika kufitare, nuk është vendim i bazuar në evidencën shkencore për të cilën foli sot në emisionin Info Magazine.

Sipas tij, certifikata e vaksinimit nuk është se ka një impakt të gjerë në parandalimin e transmetimit të sëmundjes dhe se e rëndësishme të theksohet është që vaksinat që kemi sot në përdorim parandalojnë faktorin shumë të rëndësishme, që është sëmundshmëria dhe ndërrimi i jetës.

Ai po ashtu deklaroi se sot shumë shtete dhe madje edhe OBSH-ja bëjnë thirrje që ky bllokim i kufijve nuk është një hap i shëndetshëm për shumë aspekte të shoqërisë, dhe për më tepër kur vihet një nivel kaq i lartë sa duhet të kesh dy vaksina plus edhe testin. Në këtë mënyrë ulet edhe besimi i qytetarët për efektshmërinë që ka vaksina.

“Është një hap i nxituar që duhet rishikuar. Ora policore është e pakuptueshme se pse duhet ndaluar lëvizja pas orës 22:00 se edhe grumbullimet nuk janë më të shumta se ato që ndodhin gjate ditës në kafene, bare apo restorante”.

“Nuk besoj që ora policore ka një efekt pozitiv. Masat që do mund të ndërmerreshin në klubet e natës apo edhe në aktivitete tjera, mund të ishin më shumë pozitive, por të kufizosh lëvizjen e lirë të individit pas orës 22:00 besoj që është diçka që nuk ka të bëjë fare me faktin ose karakteristikat se si ky virus infekton apo edhe më pas shkakton sëmundshmëri”.

Continue Reading

Lajme

Avioni i ‘Air Albania’ bllokohet në Stamboll, shkak stuhia e dëborës

Published

on

Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion. Aeroplani i kompanisë “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.

“Air Albania” njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.

Continue Reading

Aktuale