Connect with us

Lajme

Ziadin Sela për in7: Data e zgjedhjeve nuk duhet të rrezikohet (VIDEO)

Published

on

12 Prilli nuk duhet të rrezikohet.

Kështu vlerëson kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili në një dalje para medieve sot nga kuvendi propozoi, që ratifikimi i Protokolit për në NATO të bëhet para se të përfundojë ky proces në vendet e mbetura, përcjell in7.

Nëse do të shtyheshin zgjedhjet, sipas Selës, nuk bëhet fjalë veç për një cikël zgjedhor të shtyrë, por për seriozitetin e marrëveshjeve që i sjellin aktorët politik. Në të kundërtën, vlerëson Sela, do të humbte edhe serioziteti i takimeve të liderëve sepse sipas tij askush më nuk do të besonte në respektimin e çfarëdolloj marrëveshjeje apo vendimi në të ardhmen.

“Vlerësojmë se 12 Prilli nuk do të rrezikohet, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një cikël zgjedhor, por bëhet fjalë për seriozitet për marrëveshje të cilat i sjellin aktorët politik. Maqedonia e ka të nevojshme që herë pas here tek Presidenti i shtetit të bëhen takime liderësh dhe mire është që mos të krijojmë precedent të mosrespektimit të asaj që merremi vesh në një takim liderësh, sepse kjo e përkthyer ndryshe do të thotë se këto takime liderësh humbin vlerë dhe nuk do të besohet se çfarë marrëveshje do të respektohet në të ardhmen. Presidenti është deklaruar se edhe në qoftë se nuk arrijmë që të ratifikojmë protokollin për NATO, nuk do të jetë pengesë pr t’u mbajtur zgjedhjet më 12 Prill. Deri tani shumica e atyre të cilët kanë qenë në takimet e liderëve janë deklaruar që janë për zgjedhjet e 12 Prillit, me përjashtim të atyre që i apostrofova më herët, pra ato që kanë frikë nga votuesit shqiptarë”, u përgjigj në pyetjen e in7.tv Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.

Sela ka inkurajuar qeverinë që sa më shpejtë ta sjellë në Kuvend propozimin për ta ratifikuar Protokolin për anëtarësim të vendit në NATO. Precedent për këtë sipas Aleancës për Shqiptarët tashmë ekziston, duke u thirrur në votimin e të njëjtit protokol vite më parë nga Mali i Zi./in7.tv/

A.Hoxha

 

 

Continue Reading

Lajme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Published

on

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.

Po ashtu, ministja Nagavci ka shprehur bindjen e saj të plotë se në vitin e ri shkollor, vogëlushët e të dyja shteteve do ta kenë në dorë Abetaren e re.

“Ky libër simbol, le të jetë një dhuratë për vogëlushët tanë në 110 vjetorin e Pavarësisë”, ka thënë Nagavci.

E krejt kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës. Ftoj shtëpitë botuese nga të dy shtetet tona që të aplikojnë në këtë konkurs, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në qershor të këtij viti”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Lajme

Bumçi: Eurodeputetët i kanë dërguar një letër Bashës, ja për çfarë bëhet fjalë

Published

on

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të 3 eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Continue Reading

Aktuale