Connect with us

Maqedonia e Veriut

‘Zhvatja’, sot shqiptohet aktvendimi i parë

Published

on

Në Gjykatën Penale në Shkup sot në mesditë do të shqiptohet aktgjykimi i parë për rastin “Zhvatja”, pasi dje në seancën e parë gjyqësore i akuzuari i tretë Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin për këtë vepër.
Milevski akuzohet për “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.

Mbrojtja e Zoran Milevski Kiçeec, avokati Aleksandër Novakovski, në fjalën përfundimtare tha se i akuzuari që nga fillimi i procesit, kishte mundësi që si dëshmitarë ta shmang aktakuzën, por ai nga mosdija është vënë në situatë që të jetë i akuzuar.

“Gjykata të ketë parasysh se është baba i pesë fëmijëve minorenë dhe deri më tani nuk është dënuar. Ai që nga vetë fillimi, edhe pse nuk e pranoi fajin, e fliste të vërtetën para Prokurorisë Publike. Besoj se Gjykata do ta vlerësojë edhe pranimin e fajit”, deklaroi avokati Aleksandër Novakovski.

Prokurorja Villma Ruskoska, në fjalën hyrëse theksoi se do të bëhen të ditura dëshmi se Boki 13 përmes Kiçeecit të parët kishin filluar kontaktet me Ana Kamçevën dhe se nuk ka harruar që ta marrë çantën e mbushur me para.

“Duke pasur parasysh se i akuzuari e pranoi fajin, propozoj që Gjykata t’i shqiptojë dënim”, tha Ruskoska.

Procesi gjyqësor “Zhvatja” vazhdon të premten kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe ish prokurores speciale publike Katica Janeva. I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”, ndërsa Janeva për “pranim të shpërblimit për ndikim joligjor” dhe për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Janeva gjendet në paraburgim përderisa Bojan Jovanovski është në INP Burgu-Shkup ku po vuan masën e paraburgimit.

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale