Connect with us

Rajon

Vuçiq dhe Putin do të diskutojnë për Kosovën

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sa i përket atij, afera e spiunazhit me Rusinë është çështje e mbyllur pas bisedës me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Bocan Harchenko.

“Ndërgjegjja jonë është e pastër dhe jam i bindur se ne do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet më të mira. Nëse rusët kanë ndonjë gjë për të na fajësuar, unë do të doja ta dëgjoja atë”, tha Vuçiq në Soçi të Rusisë, ku të mërkurën do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më 21 nëntor presidenti Vuçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombetare kishte konfirmuar se Serbia në disa raste ka konstatuar dhe dokumentuar përmes fotografive, video-incizimeve dhe regjistrimeve audio, kontaktet e nënkolonelit, Georgy Kleban, pjesëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake ruse (GRU) dhe anëtarëve të Ushtrisë së Serbisë.

“Kemi fakte edhe për disa pjesëtarë të shërbimeve ruse të sigurisë dhe nëntë pjesëtarë të forcave tona ushtarake”, kishte deklaruar Vuçiq.

Sipas agjencisë Beta, Vuçiq tha se Serbia “gjithmonë do të mbrojë pavarësinë e saj” por se beson në miqësinë me Rusinë.

Vuçiq ka thënë se temat e bisedimeve me Putinin do të jenë Kosova, çështjet rajonale por edhe situata politike në Evropë dhe në botë, si dhe bashkëpunimi dypalësh pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Serbisë dhe Bashkimit Ekonomik Euro-azi.

Continue Reading

Lajme

Kryetari i Bujanocit: Studentët që studiojnë në Prishtinë u kthyen në kufi nga policia

Published

on

Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishqyrtohet vendimi për moslejmin e qytetarëve në Kosovë, pa e pasur edhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ai ka thënë se ky vendim paraqet problem të madh te qytetarët, pasi thekson se studentët janë kthyer në kufi.

“Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga Lugina e Preshevës në drejtim të Kosovës për ata të cilët nuk e kanë marrë dozën e tretë, është shqetësim shumë i madh dhe kemi shumë probleme në këtë drejtim. Problem është paraqitur dje, disa student që studiojnë në Universitetin e Prishtinës dje janë kthyer nga policia kufitare dhe nuk kanë pas mundësi të kalojnë. Është shqetësim shumë i madh, studentët i kam pranuar sot në kabinetin tim”, tha Arifin ë “Fronta;” në T7.

“Edhe familjarët që kanë pacientë në spital janë kthyer në kufi”, u shpreh ai tutje.

Ai tha se ka kërkuar nga kryeministri Kurti të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve.

“Në mëngjes kam dërguar kërkese të kryeministri Kurti, që vendimi të shqyrtohet dhe t’i lehtesohet qytetarëve qarkullimi i lirë në drejtim të Kosovës. Jam i bindur që Qeveria e Kosovës këtë vendim ta shqyrtojë sa më shpejtë, asnjë shtet tjetër nuk kërkon që t’i kenë tri doza. Një student ka marrë dozën e dytë para 10 ditëve dhe nuk mund ta marrë dozën e tretë pa kaluar tre muaj”, u shpreh ai tutje.

Continue Reading

Lajme

Dita vendimtare për Abazoviqin, sot do të votohet për shkarkimin e tij

Published

on

Qeveria e Malit të Zi, në një mbledhje nëpërmjet telefonit, do të votojë sot për propozimin e Kryeministrit Zdravko Krivokapiq, që Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Këshillit Kombëtar për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, bën të ditur Radio Televizioni i Nikshiqit.

Sipas këtij televizioni, “duke pasur parasysh që shumica e ministrave në qeveri e mbështesin e Krivokapiqin”, është realiste që ky propozim të kalojë në mbledhjen telefonike të Qeverisë së Mali të Zi.

Ky Këshill, në krye të të cilit është Abazoviq është themeluar në dhjetor të vitit 2020. Propozimi i Dritan Abazoviq që Mali i Zi të ketë një qeveri të pakicës, ka nxitur tensione në Mal të Zi.

Krivokapiq, i cili mund të shkarkohet në fillim të shkurtit, po e lufton Zëvendësin e tij Abazoviq. Ai ka propozuar që Abazoviq ta shkarkohet nga posti i Zëvendëskryeministrit, por për këtë duhet të ketë votim në Parlament.

Continue Reading

Lajme

Në Bosnje dhe Hercegovinë pothuajse 200.000 persona mbi moshën 30 vjet jetojnë me prindërit e tyre

Published

on

By

Sarajevë, 24 janar 2022 (MIA) – Shumica e të rinjve mbi moshën 25 vjet, të cilët së fundmi janë larguar nga Bosnja dhe Hercegovina, kanë emigruar në vendet e Bashkimit Evropian. Në Bosnje dhe Hercegovinë ka gjithashtu numër të madh të rinjsh të papunë dhe gati 200.000 prej tyre mbi moshën 30 vjet jetojnë me prindërit e tyre.

“Nuk kemi të dhëna se sa të rinj janë larguar nga Bosnja dhe Hercegovina në të kaluarën, por sipas të dhënave të vendeve pritëse, boshnjakët më shpesh emigrojnë në vendet e BE-së (Gjermani, Kroaci, Austri, Slloveni etj.)”, kumtoi Agjencia për statistika të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kur bëhet fjalë për papunësinë e të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinë, Sondazhi për fuqinë punëtore në vitin 2020 tregon se shumica janë ata të moshës 20 deri në 24 vjet me diplomë të shkollës së mesme. Shumica e të rinjve që kanë mbaruar shkollën e mesme, universitetin, masterin dhe doktoraturën dhe janë të papunë, janë nga mosha 25 deri në 29 vjeç.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se shumë të rinj të cilët janë të papunë (nga 20 deri në 39 vjeç) kanë përfunduar vetëm shkollën fillore ose janë të pa shkollë.

Nga Agjencia theksojnë se këto janë të dhëna nga Sondazhi për fuqinë punëtore, e cila është kryer në përputhje me rregulloret e BE-së dhe nuk duhet të krahasohen me të dhënat nga evidenca e Byrosë për punësim për shkak të dallimeve metodologjike.

Continue Reading

Aktuale