Connect with us

Komente

Vëllezër dhe motra budallenj! Jemi shtuar shumë. Si do ia bëjmë?

Published

on

Koment nga Bekim QOKU

Vëllezër dhe motra budallenj! Jemi shtuar shumë. Si do ia bëjmë?

PISA tregon më qartë se çdo indikator tjetër se si një klasë politike rigjeneron veten.
Maqedonia e vërteton katërcipërisht tezën se budallallëku mund të mësohet; do të thotë, që ka mundësi teorike dhe praktike që një shoqëri të tërë mund ta budallallosësh.
E si mund të shpjegohet ndryshe që ka kaq shumë qytetarë që votojnë Ali Ahmetin, Sadulla Durakun etj. Këta njerëz kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë për veten e tyre dhe për të ngjashmit e vet, pra për budallenj.

Me këtë rast, do po ju rekomandoj veprën shqipe “Vëllezër dhe motra budallenj! Jemi shtuar shumë. Si do ia bëjmë?” e cila u promovua në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (dhe kjo për fat të keq nuk është as shaka e as ironi).

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Berisha: Kryeministri shqiptar si babadimri, përallë që zhgënjeu të gjithë

Published

on

Shkruan Vjollcë Berisha – U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës nga Aleanca për Shqiptarët

Po ndërrohen kryeministrat një nga një. Venë e vijnë. Kush me dështimet në shpinë, e kush si ikanak gjyqësie pa turp në sy. Vetëm kryeministri shqiptar s’duket gjëkundi në horizont.
Ardhja e kryeministrit shqiptar (nga kjo strukturë qeveritare) i ngjet pritjes së babadimrit: e di që s’vjen, por të pëlqen ta ndërtosh një rrëfim për të dhe t’i besosh paq.

Të gjithë votuesit e dinin që kjo përbërje pushtetarësh shqiptarë s’ka kapacitet për ta sjellë kryeministrin shqiptar, por rrëfimi qe tepër i bukur për ta kundërshtuar, ndaj dhe ia dhanë mundësinë. Kështu që, ndonëse pushteti u mor me këtë rrëfim, kryeministri s’u duk kund.
Tani që përsëdytet zgjedhja e një kryeministiri maqedonas, shqiptarëve u ngelet vetëm shija e keqe e zhgënjimit dhe e të qenit të mashtruar. Të tillë ndjehen edhe ata që besuan në premtimin magaloman parazgjedhor, por edhe ata që, ndonëse nuk zinin besë, u joshën nga bukuria e rrëfimit.

Herë tjetër s’do të ketë. Mashtrimi tjetër s’do të kalojë!!!

Continue Reading

Komente

Fetai: Bujar Osmani i bllokoi integrimet dhe iku në MPJ.

Published

on

By

Postimi i plotë i Arben Fetai në facebook:

Bujar Osmani i bllokoi integrimet dhe iku në MPJ.

Bojan Mariçiç e sakatoi drejtësinë dhe iku te integrimet.

Ljupço Nikollovski e zyrtarizoi korrupsionin si formë e qeverisjes dhe iku te bujqësia.

Venko Filipçe e shkatërroi shëndetësinë dhe ia la kilen Alternativës së mjerë.

Qeveri e dështakëve, prevarantëve, idiotëve të dobishëm dhe e Kastros që vështirë se do të arrijë 100 ditëshin.

Continue Reading

Aktuale