Connect with us

Shqipëri

Tërmeti që shkundi Shqipërinë s’ka kursyer as institucionet shtetërore (FOTO)

Published

on

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Ministria e Financave njofton se dëmtime të shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të rënda strukturore.

Sipas akt konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit.

“Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota”, thuhet ne njoftim.

Continue Reading

Lajme

Rama flet për Këshillimin Kombëtar: Për këtë vit nuk ka pyetje të tjera

Published

on

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar”, ku bëri për qytetarët 12 pyetje.

“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër”, tha Rama.

Continue Reading

Lajme

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

Published

on

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre. /Abcnews/

Continue Reading

Lajme

I riu gjendet me këmbë të ngrira në oborrin e xhamisë

Published

on

Mesditën e së enjtes, është gjetur i ngrirë në oborrin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd një shtetas nga Maroku.

Raportohet se ai u pa aty në gjendje kritike për jetën nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha i cili menjëherë ka njoftuar Urgjencën Kombëtare dhe Komisariatin e Policisë të rrethit të Librazhdit.

Policia dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi i gjetur i ngrirë i shtrirë në oborrin e xhamisë nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit rezultonte të ishte Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin e Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore.

Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

Edhe pse në gjendje kritike emigranti maroken ka arritur t’iu shprehë mirënjohje stafit mjekësor të Urgjencës së Spitalit të Librazhdit.

Ndërkohë rreth orës 15:30 emigranti maroken që u gjend i ngrirë është transportuar për në Repartin e djegieve në Tiranë./Balkan Web/

Continue Reading

Aktuale