Connect with us

Sport

Shaqiri shënon gol në derbi (VIDEO)

Published

on

Liverpool e ka shtuar në 2:0 epërsinë ndaj rivalit të përbetuar, Evertonit, ndërsa autor i golit të dytë është Xherdan Shaqiri, i cili pas një kohe të gjatë sonte është në përbërjen e parë të “Të Kuqve”.Shaqiri shënoi pas asistimit të mrekullueshëm nga Sadio Mane.

Continue Reading

Sport

Kahn: Lewandowski fenomen absolut, ta harrojë largimin nga Bayerni!

Published

on

Robert Lewandowski është prej vitesh një garanci golash për Bayern Munchen. Sulmuesi polak ka kontratë deri në vitin 2023 me rekordmenët e futbollit gjerman.

Drejtuesit e Bayernit duan të rinovojnë me polakun dhe një gjë të tillë e shpreh presidenti Oliver Kahn, i cili thur elozhe për 33-vjeçarin në deklaratën e dhënë për mediet gjermane.

“Lewandowski është një fenomen absolut jo vetëm për golat që shënon vazhdimisht, por edhe për faktin që ka ruajtur një nivel të lartë loje me kalimin e viteve.

Ne do të tentojmë ta mbajmë në skuadër, stili i tij i futbollit është garanci për ne. Ne do të bëjmë gjithçka që Roberti të qëndrojë te Bayerni për aq kohë sa të jetë e mundur”, deklaroi presidenti i klubit bavarez.

Lewandowski luan me Bayernin prej vitit 2014, kur u afrua si lojtar i lirë nga Borussia Dortmund. Goleadori e ka shprehur dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re në karrierë, por ndryshe mendojnë te Bayerni.

Continue Reading

Sport

Super lajm për lojtarët e Kosovës

Published

on

Është publikuar formacioni më i mirë i muajit janar në Serie A, ku pjesë e tij janë edhe dy futbollistë kosovarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda, paraqitjet e të cilëve ua siguruan mbrojtësve të Kosovës pjesëmarrjen në formacionin e muajit.

Në muajin janar, Rrahmani regjistroi tre fitore dhe një humbje me Napolin, ku në fitoren 4:1 kundër Salernitanas regjistroi edhe një gol.

Në anën tjetër, Vojvoda në këtë muaj me Torinon arriti të sigurojë dy fitore dhe një barazim, dhe të regjistrojë dy asistime mbi emrin e tij.

Continue Reading

Sport

Ronaldo e ka bllokuar faqen “Transfermarkt” në Instagram, ja pse!

Published

on

Cristiano Ronaldo, e ka bllokuar llogarinë në Instagram të “Transfermarkt” pasi nuk ishte pajtuar me vlerësimin që faqja i kishte dhënë atij.

Faqja e internetit në fjalë punëson mbi 80 njerëz dhe ka më shumë se 1000 vullnetarë që punojnë për të, të cilët mbledhin informacione dhe në bazë të tyre vlerësojnë vlerën e një lojtari në treg.

Në mars të vitit 2020, Ronaldo u përfshi në një ekip të emëruar “Jorge Mendes XI”, një ekip i përbërë nga lojtarë të përfaqësuar nga ky agjent në të cilin portugezit iu dha një vlerësim prej 75 milion euro.

Duke shpjeguar se si ndodhi incidenti, koordinatori i “Transfermarkt” Christian Schwarz duke folur për “The Athletic”:

“Ai dërgoi një mesazh fillimisht te djemtë tanë të mediave sociale. Ata iu përgjigjën dhe ia shpjeguan pse dhe i thanë se në mesin e lojtarëve të grupmoshën tënde, ti je deri tani numri një”.

“Ishte 30-50 milionë funte diferenca midis Ronaldos dhe lojtarit tjetër në listë dhe më pas ai dërgoi disa emoji dhe më pas na bllokoi”, tregon më tutje Schwars..

Në të vërtetë, bashkëlojtari i Ronaldos në Portugali, Bernardo Silva, gjithashtu klient i Mendes, u vlerësua më i larti me 100 milionë euro.

Transfermarkt aktualisht e vlerëson Ronaldon me 31.5 milionë funte, më pak se gjysma e asaj që citoi faqja dy vjet më parë.

Continue Reading

Aktuale