Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ruskoska e kënaqur me dënimin e Kiçeecit

Published

on

Zoran Milevski-Kiçeec, i akuzuar në rastin “Reket”, “për pranim të kundërligjshëm të dhuratës”, pasi e pranoi fajin dhe aktakuzën e Prokurorisë për krim të organizuar, u dënua me tre vite burg. Gjatë shqiptimit të aktgjykimit u tha se Kiçeecit, i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në paraburgim, gjegjësisht deri sa ky vendim nuk bëhet i plotfuqishëm, ai do të qëndroj në arrest shtëpiak.

Ndryshe, i akuzuari i parë Bojan Jovanovsko-Boki 13 dhe e akuzuara e dytë Katica Janeva, nuk e pranuan fajin dhe procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon më 6 dhjetor.

Prokurorja e lëndës, Villma Ruskoska, deklaroi se dënimi ndaj Kiçeecit, ishte i pritur për të dhe pasi ta pranon aktgjykim do të vendos për ankimim ose jo.

“Mendoj se është një sanksion mirë i shqiptuar. Por, megjithatë pasi ta pranoj aktgjykim do të vendosi nëse do ta ankimoj lartësinë e dënimit. Nuk prisja dënim më të lartë, pasi megjithatë dallim i madh është prej 1 deri 10 vite, duke pasur parasysh se nuk është i gjykuar dhe posaçërisht që e pranoi fajin”, tha Ruskoska.

Continue Reading

Lajme

Ndalohet i dyshuari për sulm seksual ndaj motrës së tij të mitur

Published

on

By

Ndalohet i dyshuari për sulm seksual ndaj motrës së tij të mitur

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e hetimit ndaj një 19-vjeçari, banues në fshatin Drenovë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare.

I dyshuari ka shfrytëzuar një moment teksa ka qenë vetëm në shtëpi me motrën e tij 11-vjeçare, ndaj ka kryer akte të tjera seksuale ndaj saj.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe me vendim të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Continue Reading

Lajme

Në Shkup 207 sanksione për kundërvajtje, 104 për mosdhënie të përparësisë për këmbësorët

Published

on

By

Shkup, 28 janar 2022 (MIA) – Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 207 masa për kundërvajtje, mes të cilave për mosdhënie të përparësisë për këmbësorët, 104 sanksione, kumtuan sot nga MPB-ja.

Për ngasje të automjetit më shpejt se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar gjashtë sanksione, 10 masa për ngasje pa patent shoferi, ndërsa 17 sanksione për automjete me probleme teknike.

Janë shqiptuar dy masa për shoferë fillestar, tetë sanksione për bisedë në celular, pesë masa për kalim në sinjal të mbyllur, dritë e kuqe, si dhe 14 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Continue Reading

Lajme

Mot me diell dhe pak më i ngrohtë, me erë të lehtë

Published

on

By

Shkup, 28 janar 2022 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe pak më i ngrohtë, pasdite me vranësira të shtuara nga perëndimi. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale bore, e herë pas here në vendet më të ulëta reshjet do të fillojnë si reshje të kohëpaskohshme të shiut që mund të ngrijnë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi në veriperëndim. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -9 deri në -1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 12 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten dhe në fund të ditës do të ketë reshje të shkurtra shiu, të cilat vende-vende mund të ngrijnë dhe të cilat në pjesët më të larta do të jetë reshje të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Nga fundi i ditës në pjesën perëndimore, ndërsa të shtunën kryesisht në mëngjes në pjesët veriore do të ketë reshje lokale bore. Të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të ulë sërish temperaturën ditore. Të martën pritet një valë e re e lagësht, me reshje shiu dhe bore.

Continue Reading

Aktuale