Connect with us

Lajmet kryesore

Merko kalon afatet, nuk dorëzon listën me objektet pa leje

Published

on

Komuna e Strugës edhe më tej nuk tregon se sa ndërtime pa leje gjithsej ka në territorin e saj megjithëse afati i fundit ishte këtë tetor.

Autoritetet lokale duhej të përgatitnin regjistrim të detajuar për vërtetimin e numrit të përgjithshëm të të gjitha ndërtimeve pa leje.

Edmond Ademi i cili udhëheq komisionin e UNESCO-s tha për Alsat se kreu i Strugës Ramiz Merko nuk i ka respektuar afatet të cilat i kanë dakorduar bashkërisht, sipas rekomandimeve të Qeverisë.

“ Refuzimi i dhënies së inventarit të ndërtimeve pa leje, që janë në kompetencë të tij, në opinion lë përshtypje se diçka fshihet. A është kjo kështu, nuk e di, për këtë duhet ta pyesni kryetarin Ramiz Merko. Me rëndësi është që Merko, si kryetar komune, patjetër duhet ta kryejë obligimin që e ka edhe ndaj institucioneve, por para se gjithash ndaj qytetarëve që e kanë zgjedhur për kryetar. Qytetarët presin zgjidhjen e ndërtimeve pa leje që e rrezikojnë Liqenin e Ohrit, edhe prandaj Qeveria do të jetë e pakompromis në këtë drejtim”- tha Edmond Ademi – kryetar i komisionit të përgjithshëm të UNECO-s.

Merko, në disa raste ka pohuar se në zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit në Strugë nuk ka ndërtime pa leje. Sipas sektorit joqeveritar, qëndrimi i tillë i Merkos nuk është serioz.

“Fshehja e informacionit, respektivisht duke iu referuar qëndrimit se nuk ka ndërtesa të paligjshme në territorin e komunës së Strugës, na jep të drejtën të dyshojmë nëse diçka fshihet nga komuna dhe kryetari dhe çfarë fshihet”- tha Gligorie Qatoski – “Mjaft”

Qatoski thotë se nëse komuna vazhdon me këtë, raporti duhet të përgatitet nga autoritetet shtetërore kompetente, ndërsa pushtetit lokal t’i merret autoriteti.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Duka lexon LIVE mesazhin që mori në telefon para shpërthimit

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banën e tij.

Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është dëmtuar dera. Presidentit i FSHF tha për “Opinion” se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa tha se polica vijon hetimet.

Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur n donjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. “Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në n jë dyqan këtu në Durrës. Ka një emërë dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë. /Opinion

Continue Reading

Lajme

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Published

on

By

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur.

Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars./Abcnews.al

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë /VIDEO

Published

on

By

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Continue Reading

Aktuale