Connect with us

Lajmet kryesore

Biznesmeni i arrestuar për kanabis në Sërbi dhe lidhjet e tij në Maqedoni

Published

on

“Mbreti” sërb i ushqimeve organike, Predrag Koluvia, i cili kohëve të fundit ka hyrë edhe në biznesin e rritjes së marihuanës mjekësore në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar në vendin e tij të origjinës, përcjell in7.

Aktpadia kryesore për të cilën ai akuzohet është pikërisht kultivimi i jashtëligjshëm i marihuanës. Kjo çështje ka tronditur opinionin politik në Serbi, dhe tashmë ka idikacione se firma e Koluvias mund të jetë e përfshirë në kësisoj veprime të dyshimta të biznesit.

Sipas raportimit të mediave serbe, policia ka hyrë në serrat e Predrag Koluvias në Stara Pazova në Vojvodinë, qysh nga mesi i Nëntorit, me urdhër të prokurorisë sërbe për ndjekje të krimit të organizuar, ku gjatë bastisjes në pronën e ndërmarrjes ‘ Jovanjica’, të Koluvisë, organet hetuese kanë gjetur sasi të madhe të marihuanës, rreth 650 kg kanë qenë të gatshme për shitje, si dhe 4 ton në gjendje të papërpunuar.

 

Po pse ky rast është i rëndësishëm për Serbinë, dhe pastaj për Maqedoninë e Veriut?

Bastisja dhe sekuestrimi i marihuanës nga firma e Koluvisë, u publikua nga mediat serbe javën e kaluar. Interesante është edhe fakti që autoritetet e atjeshme nguruan që ta publikojnë rastin për mediat dhe e kanë mbajtur të fshehur për gati dy javë. Mediat në Serbi kujtojnë se në pronat e Koluvisë në të kaluarën e kishin vizituar disa ministra të qeverisë sërbe, si p.sh. Aleksandar Vulin, ministër aktual i mbrojtjes. Sipas mediave sërbe, gjatë këtyre vizitave, zyrtarët sërb kanë promovuar shembullin e Koluvisë si një pikë referimi për një biznesmen që zhvillon bujqësinë.

Sipas opozitës serbe, shkak i autoriteteve për mospublikimin dhe fshehjen e rastit ka qenë afërsia e Koluvisë ne pushtetin aktual sërb. Kështu nënkryetari i Partisë Popullore, Mirosllav Aleksiq, ka akuzuar se menjëherë pas bastisjes, Koluvija është lajmëruar tek vëllau i kryetarit të Serbisë, Andrej Vuçiq. Dhe pikërisht këtu storja bëhet relevante edhe për Maqedoninë e Veriut. Sipas Aleksiqit, Koluvija e ka shfrytëzuar ndërmarrjen maqedonase ‘T.H.C. Kualiti Group’ për aktivitete jashtëligjore.

“Në ndërmarrjen “Jovanjica” është prodhuar vaj nga kanabisi, i cili mban shënimin ‘Made in Holand’ është eksportuar në Maqedoninë e Veriut përmes firmës së Koluvisë, e pastaj në Holandë dhe në vende të tjera në të cilat është e lejuar përdorimi i këtij vaji”, ka thënë nga foltorja e parlamentit serb Mirosllav Aleskiq nga Partia Popullore e Serbisë.

 

Koluvia zotëron tre kompani në Maqedoninë e Veriut

Sipas Regjistrit Qendror të Maqedonisë, Predrag Koluvia zotëron tre kompani në Maqedoninë e Veriut. E para, e përmendur edhe nga Miroslav Aleksiq, është “T.HC. Kualiti Group”, një kompani e licencuar për të rritur kanabis për qëllime mjekësore. Koluvia themeloi këtë kompani në 16 Maj 2018, dhe më vonë i janë bashkuar edhe disa partnerë të tjerë nga brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, përveç Koluvisë, aksione në “T.H.C. Kualiti Group ” kanë edhe tre subjekte të tjera. Këta janë personat fizikë, Goran Stojanovski dhe Shqipe Duka si dhe personi juridik “Epion Holding” nga Nikosia, Qipro.

Firma e dytë në vendin tonë ku figuron emri i Koluvisë është ‘Jovanjica’. Këtu haset si pronar dhe udhëheqës i vetëm biznesmeni sërb. Këtë kompani Koluvia e ka hapur tre muaj pas regjistrimit të kompanisë së parë ‘T.H.C. Kualiti Group’, përkatësisht në Gusht të vitit 2018.

Ndërmarrja e tretë ku e hasim përsëri emrin e Koluvisë është kompania ‘Bull-Bilding’ nga Strumica. Kjo kompani, si edhe ‘T.H.C. Kualiti group’, ka autorizim nga qeveria për kultivimin e kanabisit për qëllime mjeksore. ‘Bull-Bilding’, sidoqoftë, nuk është themeluar nga biznesmeni sërb, por ai këtu ka hyrë në strukturën e saj të pronësisë në Mars të vitit 2019. Partnerët e tij aktualë në Strumicë janë një kompani – “Minstroy Holding” dhe dy persona fizikë – Aleksandar Piperevaliev dhe Goran Kërstev.

 

Kush janë partnerët e Koluvisë në Maqedoninë e Veriut?

360 gradë” disa herë ka investiguar relatat e biznesit dhe sukseset që ka arritur kultivimi i marihuanës për qëllime mjeksore në vend dhe pikërisht këta biznes partnerë të Koluvisë tërheqin vëmendjen edhe në këtë investigim të realizuar në muajin Qershor.

Partneri i dytë i Koluvisë në kompaninë ‘Bull-bilding’, Goran Krstev është një biznesmen i shquar nga Strumica dhe një mik i familjes Zaev.

Për Kërstevin mediat kanë shkruar se ai ka punuar për katër vjet në Selanik dhe në sektorin e ndërtimit në Halkidiki. Ai është bashkëpronar në tre kompani me familjen Zaev.

Sipas artikullit, Kërstev mban një pasaportë bullgare me vendbanim në Petriç. Ai është bashkëpronar i firmës “Sara-Javor Enginering LLC Strumica” së bashku me Vice Zaev, vëlla i kryeministrit të vendit, me të cilin ata kanë edhe një ndërmarrje tjetër të përbashkët.

Ndërkaq partneri i parë i Koluvisë, Aleksandar Piperevaliev, është i pranishëm edhe në tre kompani që kanë licencat e kultivimit të marihuanës. E gjithë veprimtaria e tij është e fokusuar në kultivimin e marihuanës.

/A.Shaqiri – in7.tv/

 

 

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale