Connect with us

Lajme

Taravari: Bashkëpunim me cilëndo parti që e do dhe i dedikohet me ndershmëri popullit

Published

on

Pas lajmeve që qarkulluan sot se Lëvizja Besa nuk ka pranuar ofertë bashkëpunimi nga asnjë subjekt politik dhe se nuk është realizuar asnjë takim për këtë, ka folur sot edhe Arben Taravari. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët bëri të ditur se janë takuar me krerët e Lëvizjes Besa më 28 Nëntor ne Tetovë. Në takim sipas tij ka marrë pjesë edhe Arijanit Hoxha, i cili sot theksoi se nuk ka pasur asnjë ofertë bashkëpunimi, përcjell in7.

Sipas Taravarit, takimi në Tetovë ka qënë konstruktiv që premton bashkëpunim të shëndetshëm në shërbim të qytetarëve.

Po ua përcjellim të plotë deklaratën e Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët:

“Tërmeti që goditi Shqipërinë ka qenë tronditës për të gjithë ne, traumat e të cilit janë ende të pashpërthyera madje. Jetojmë tashmë me një barrë të rëndë shpirtërore duke parë çdo ditë Durrësin e shkatërruar, Thumanën në zi apo Tiranën e tronditur…ditë të vështira për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë! 

Por, për të mbajtur përgjegjësinë e duhuelektoratit tonë i cili përfshin numrin më të madh të votuesve në popull, ndjej për detyrë të qartësojë se Aleanca për Shqiptarët do të jetë e lumtur të bashkëpunojë me cilëndo parti që e do popullin, që është e dedikuar ndershëm ndaj tij.

Ky është mision i domosdoshëm për të shpëtuar vendin tonë, seriozitetin e të cilit e kemi dëshmuar duke biseduar me parti opozitare si konkretisht Lëvizja Besa, me të cilën diskutuam në 28 nëntor, në Tetovë në prani të z. Ziadin Sela, z. Bilal Kasami, z. Arianit Hoxha dhe meje.

Ishte një takim konstruktiv i cili premton për një bashkëpunim të shëndetshëm, gjithnjë në shërbim të popullit!

Aleanca për Shqiptarët, Besa dhe çdo parti tjetër që punon për ndryshimin e amullisë aktuale, që pranon të ndryshojë realitetin e deritanishëm ku Qeveria është Mbreti dhe Populli shërbëtori, çdo parti që ashtu si Aleanca për Shqiptarët shpall Popullin Mbret e veten shërbëtor të tij, është e mirëseardhur në fuqinë më të madhe partiake që duhet dhe do të ndryshojë gjendjen e trishtë ku ka përfunduar vendi”, përfundon sqarimi i Sekretarit të ASH-së, Arben Taravari.

 

/A.H – in7.tv/

 

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Identifikohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës (Emri)

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Durrësin, por jo vetëm.

Një person vendosi eksploziv në banesën e kreut të FSHF Armando Duka.

Kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja dhe policia thotë se ka identifikuar autorin.

Bëhet me dije për NOa.al se ai është Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrësit.

Deri më tani konfirmohet se Hasanaj është person pa precedent penal. Sipas informacioneve të siguruara Arlen Hasanaj është një sipërmarrës në qytetin bregdetar, teksa ende nuk dihen marrëdhëniet dhe konfliktet e tij me Dukën. Priten detaje të reja rreth ngjarjes dhe personit të ndaluar.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Maqedonia me korrupsion është në të njëjtin nivel si Kolumbia dhe Etiopia

Published

on

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sipas raportit të sotshëm për korrupsion, Maqedonia për nga korrupsioni është pas Kosovës, Kolumbisë, Etiopisë, Surinamit, Vietnamit dhe Markut.

“Me nivel të tillë të korrupsionit, cili person normal do t’u japë fillim të bisedimeve me BE-në, ku vendet anëtare janë në 30 vendet e para”, tha Nikollovski.

Sipas tij, problemi me mosnisjen e bisedimeve është pikërisht se shteti nuk është i rregulluar.

“nukka sistem funksional të sundimit të së drejtës, nuk ka luftim kundër korrupsionit, ekonomikisht nuk rritemi dhe nuk ka investime të huaja dhe as që stimulohen kompanitë vendore”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se nëse vendet anëtare të BE-së janë të bindura se Maqedonia meriton të jetë pjesë e BE-së, menjëherë do të ndikojnë ndaj Sofjes, por për shkak të korrupsioni një gjë e tillë, sipas Nikollovskit, nuk ndodh.

Continue Reading

Aktuale