Connect with us

Lajmet kryesore

Pranoi fajin, Kiçeecit nesër aktgjykimi

Published

on

Zoran Milevski – Kiçeec, sot para gjykatës pranoi fajësinë për rastin ‘Zhvatja’ dhe në bazë të kësaj nesër atij do t’i publikohet aktgjykimi.

Pas pranimit të veprës provat të cilat kanë të bëjnë me atë ndahen nga lënda dhe nuk nxirren përpara gjykatës.

“Duke e pasur parasysh se i akuzuari e ka pranuar fajin është dëshmuar se e ka kryer veprën. Propozoj që gjykata t’i shqiptojë dënim duke i vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe ngarkuese”, tha Ruskoska, përpara se të vendoset për dënimin.

Avokati i tij, Aleksandar Novakovski tha se pret dënim me kusht për klientin e tij.

“U përballëm me situatë në të cilën i akuzuari si dëshmitar ka mundur ta shmang akuzën, por ndoshta nga padituria, ka ardhur në një situatë të jetë i akuzuar.

Kiçeec, ndër vite ka qenë bashkëpunëtor i Orce Kamçevit.

Kiçeec përndiqet për veprën penale “Pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm sipas nenin 359 paragrafi 7, për çka parashikohet dënim prej 1 deri në 10 vjet.

Gjykimi për Bojan Jovanovskin dhe Katica Janevën vazhdon, pasi që të njëjtët janë shprehur se ndjehen të pafajshëm. Seanca e radhës për “Reket” mbahet më 6 dhjetor, ku do të dëshmojnë Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij, Ana Kamçeva.

Ndryshe, në rastin “Zhvatja”, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Në rastin “Zhvatja” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë ditës së sotme zhvilloi takim vllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përcjell in7

Sela me Alizotin temë diskutimi kishin bshkëpunimi dhe forcimi i të djathtës si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, ka theksuar kreu i ASH-së në njoftimin zyrtar në facebook.

Ndryshe, Alizoti është nipi i Kryeministrit të dytë të Shqipërisë, rrjedh nga një familje e persekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Pasi i vriten familjarët nga ana e babait dhe nënës, ai është rritur në kamp internimi. Në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti rrezultoi më i votuari nga të gjithë anëtarët e tjerë. Së fundmi shihet si faktor unifikues që pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës brenda PD-së, pasi gëzon respekt si në radhët e kampit të Sali Berishës poashtu dhe të Lulzim Bashës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar

Published

on

By

Nga vorrimi i Rexhail Qerimit ish ushtari i UÇK-së mesazh drejtuar Ali Ahmetit: i vrave bijtë më të mirë të kombit shqiptar👇🏻

VIDEO:

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Published

on

By

Rexhail Qerimi tre herë i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, një herë për arsye shëndetësore

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ekipe të këtij institucioni tashmë kanë ndërmarrë veprime rreth vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit për rastin “Alfa”, përcjell TV21.

Zyberi tha se Qerimi i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dy herë gjatë vitit 2020, dhe një herë herë gjatë vitit 2015, ku ishte ankuar për gjendjen shëndetësore.

“Ky person disa herë i është drejtuar Avokatit të Popullit në të kaluarën. Në vitin 2020 dy herë, vërejtjet e tij kanë qenë rreth procesit gjyqësorë, ku kompetenca e Avokatit të Popullit këtu është e përjashtuar, në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit për përkeqësimin e gjendjes së këtij personi, pas çka është konstatuar se i është ofruar ndihma fillestare shëndetësore në institucion, ndërsa më pas është drejtuar në kontrolle klinike, është konstatuar parezë faciale. Por specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për kurim spitalorë, pas çka është kthyer në institucion”, tha Zyberi.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Continue Reading

Aktuale