Connect with us

Komente

Nga sot, nuk jam prorektor në Universitetin e Tetovës

Published

on

Shkruan, Arbër ÇELIKU

Koha e bën të veten, ajo e gërryen dhe hekurin, betonin, gurin dhe ne gjithmonë duhet ta pranojmë këtë fakt dhe t’i bëjmë ballë me zemër, krenari dhe dinjitet, duke i hapur rrugë kohës së re me një frymë të re dhe aktorë të rinj.
Në këtë frymë jam brumosur dhe edukuar unë dhe asgjë nuk më zmbraps nga ky ideal, i ndjekur edhe nga të parët e mi, por që jam i bindur se do ta ndjekë edhe biri im.

Nga sot, unë jam tërhequr nga pozita e prorektorit të Universitetit të Tetovës, nga njëra anë, duke dashur t’i hap rrugë kohës së re dhe aktorëve të rinj dhe, nga ana tjetër, t’i kthehem edhe më fuqishëm dhe me më përkushtim profesionit tim të shenjtë: arsimit, shkencës dhe kulturës.

Për kontributin dhe rolin tim në të mirë të Universitetit të Tetovës, dëshmitar e kam historinë, kohën dhe dashamirët e arsimit shqip në Maqedoni, sidomos gjeneratat e studentëve për 21 vjet radhazi, çdo fjalë tjetër a moralizim, është e tepërt me këtë rast.

Ju falënderoj nga thellësia e shpirtit të gjithve!
Zoti e bekoftë Universitetin e Tetovës!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Continue Reading

Komente

Mehmeti: Pa Kosovën, laboratorët për PCR teste në Shkup do mbylleshin!

Published

on

Nga Kim Mehmeti

Thuajse as një autobusë qytetarësh të Kosovës nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID19, por kjo nuk i pengon ‘ekspertët’ e atjeshëm, që këtë ta kërkojë nga shqiptarët që duan t’i vizitojnë familjarët e vet andej kufirit?!

Në ndërkohë, OBSH-ja rekomandon heqjen e masave mbyllëse mes shteteve dhe thotë se ndalimet e udhëtimit nuk janë efektive në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie!

Tani shtrohet pyetja logjike: çka është ajo qe e dinë ekspertët e Kosovës, e që nuk e dinë ata të OBSH-së, e që i detyroi këta të Prishtinës t’i ndajnë shqiptarët andej kufirit nga ne këtej kufirit!

Ku ta dish, mbase ata kanë parasysh efektet pozitive nga vendimi i tyre në ruajtjen e harmonisë ndëretnike në Maqedoni, e ku pronarët të laboratorëve për PCR teste janë maqedonas, e të vetmit që kanë nevojë për këtë test dhe që udhëtojnë për në Kosovë, janë shqiptarët!

Më në fund, kjo nuk është hera e parë kur forcën e “Shqipërive” tona e dëshmojmë duke i bërë të pakalueshëm për shqiptarët kufijtë shqiptaro-shqiptarë, siç nuk është e rrall që nga budallakit shqiptare, të përfitojnë të huajt.

Continue Reading

Komente

Buzhala: “Mirë jau kemi ngulë shqiptarëve të Maqedonisë, le t’i hapin sytë te kufini”

Published

on

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ku pa tre vaksina nuk mund t’a kalojnë kufirin shtetasit e huaj që dëshirojnë të hynë në Kosovë kanreaguar edhe gazetari Berat Buzhala, ai shkruan:

“ Mire jau kemi ngule shqiptareve te Maqedonise, te Shqiperise dhe te Lugines me qet vendimin e fundit mos me i lane me ardhe ne Kosove pa tri doza te vaksines. Le t’i hapin syte te kufini.”

Continue Reading

Komente

Xhaferi: 22 vjeçarja Viktorija u vra nga drejtësia që e vrau edhe Almirin e vogël

Published

on

By

Arianit Xhaferi në facebook:

22-vjeçarja Viktorija Nikolova nuk është vrarë vetëm nga 24-vjeçari J.Lj. Ajo u vra nga sistemi i drejtësisë, i cili inkurajoi sjellje të tilla të shoferëve që nga koha kur vendosi që Boban Iliç të mos vrasë Almir Aliun, por ai ishte viktimë e një aksidenti automobilistik…

U prefsh ne paqe Viktoria.

Tek ne drejtësia ka kohë që ka vdekur. Ndërsa vetë gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të bien viktima të “aksidenteve automobilistike”, do të ketë shumë më tepër Viktoria dhe Almira…

Continue Reading

Aktuale