Connect with us

Lajmet kryesore

Ndërpritet seanca për rastin ‘Zhvatja’

Published

on

Pauzë prej 20 minutave për seancën gjyqësore “Zhvatja”.

Ekipi i ndihmës së shpejtë do të kontrolloj dhe konstatoj nëse Boki 13 është në gjendje të mirë shëndetësore që të mund të mare pjesë në seancën e sotme gjyqësore e cila filloi me 45 minuta vonesë, pikërisht për shkak se Boki 13 u soll me vonesë nga burgu i Shutkës.

Prokuroria për krim të organizuar kundër personave në fjalë, në tetor të këtij viti dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Penale të Shkupit.

Sipas tyre i akuzuari i parë Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale ‘larje parash dhe rendimente tjera nga vepra penale’, ndërsa Janeva dhe Milevski dyshohet për “pranim të dhuratës për ndikim kundërligjor”.

Ndërkohë, ish-prokurorja speciale Janeva, dyshohet edhe për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.

“I akuzuari i parë në periudhën mes nëntorit të vitit 2018 dhe prillit 2019, duke shfrytëzuar autoritetin e supozuar mbi të akuzuarin e dytë – prokuror publikë, ka ndikuar të kryejë veprim zyrtar, i cili nuk është dashur të ndodhë.

Ai, duke i shfrytëzuar lidhjet e vendosura paraprake miqësore, ka ndikuar mbi të akuzuarën e dytë, gjatë realizimit të procedurës hetimore në lëndën ‘Perandoria’, për t’ja lehtësuar pozitën dëshmitarit, i cili në këtë lëndë është njëri prej të dyshuarve dhe të cilit me propozim të prokurorit publik i është caktuar masa e paraburgimit.

I akuzuari i tretë ka kontribuar me kryerjen e veprës penale me organizimin e takimeve të vazhdueshme të të akuzuarit të parë me bashkëshorten e dëshmitarit, ndërsa më vonë edhe me dëshmitarin, ndërkohë duke i bindur në ndikimin e tyre mbi prokurorin publik”, sqarojnë nga Prokuroria Publike.

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Lajme

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Published

on

By

“Avokat i Popullit ku je?” – Shpëtim Pollozhani reagon pas vdekjes tragjike të Rexhail Qerimit në burg

Shpëtim Pollozhani në facebook:

AVOKATI I ,,POPULLIT” KU JE?

EDHE NJË I BURGOSUR POLITIK VDIQ NË BURGUN E IDRIZOVËS DUKE PRITUR DREJTËSI MBI 14 VJETË!

Continue Reading

Lajme

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Published

on

By

“Unë nuk kam 11 milionë euro për me dal prej burgu” – Ja çka thoshte Rexhail Qerimi disa ditë më parë

Rexhail Opaja i dënuar me burgim të përjetshëm mesazh politikanve:

“Unë si kam 11 milion euro për me dale prej burgu, por kam pafajsinë dhe gjithë ato dëshmi që s’po merren për bazë e vuj 14 vite i pafajshëm n’burg”

Continue Reading

Aktuale