Connect with us

Lajme

Mashtrimet nga Black Friday (VIDEO)

Published

on

E premtja e kaluar krijoi tollovi nëpër qendrat tregtare në vend, por edhe në krejt botën.

Kjo për shkak se u cilësua si Black Friday apo ndryshe “e premtja e zezë”, që përdoret për ditën kur në gjithë qendrat tregtare bëhen lirime marramendëse të produkteve.

Mirëpo këtu tek ne, kjo traditë ka hyrë më vonë për dallim me vendet më te zhvilluara.

E teksa shumica e dyqaneve, qoftë për veshje apo për teknikë, bëjnë lirime me të vërtetë, ka edhe nga ata që mashtrojnë klientët.

Kështu duket në videon më poshtë, që po qarkullon në rrjetet sociale. Aty shihet se si mbi produktin që ka kushtuar më lirë është ngjitur një çmim më i madh me qëllim që pastaj pasi të bëhet kalkulimi për lirimin e reklamuar, të vije prape tek çmimi real.

Shikoni videon dhe vlerësoni vetë.

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Continue Reading

Lajme

Prokuroria e Maqedonisë zbulon: Tre persona kanë bërë tregti me një vajzë të mitur duke e shfrytëzuar seksualisht

Published

on

Pas hetimeve të Prokurorit publik Prokuroria themelore publike për krim të organiyuar sot deri te Gjykata penale në Shkup paditi tre persona. Sipas deklaratës përshkruese i akuzuari i parë ka bërë dy vepra penale në mënyrë të vazhdueshme – tregti me fëmijë, e akuzaura e dytë ka vazhduar me procedurën për tregëtinë me fëmijë ndërsa i akuzuari i tretë ka vazhduar me tregtinë dhe më fëmijë dhe e ka dhunuar.

Në periudhë kohore prej katër vitesh, i pandehuri i parë, duke shfrytëzuar të njëjtat të njëjtat mundësi, ka kryer marrëdhënie seksuale të përditshme me vajzën e tij të mitur në shtëpi. Gjatë muajit mars 2018, duke shpërdoruar pozitën e tij si baba, në internet ka gjetur një burrë nga Kosova dhe e ka shitur vajzën për martesë të detyruar.

Në dhjetor të vitit 2018, vajza së bashku me njërin nga vëllezërit e saj dhe të pandehurin e dytë – nënën e tyre, janë arratisur nga shtëpia familjare dhe janë drejtuar për në shtëpinë e të dyshuarit të tretë.

E pandehura e dytë në periudhën tre vjeçare ka shfrytëzuar të njëjtën marrëdhënie të qëndrueshme dhe të njëjtat mundësi dhe duke shpërdoruar pozitën e saj si nëna e vajzës, e ka joshur atë me dhunë për të kryer akte seksuale për dëmshpërblim monetar me të pandehurin e tretë.

Pasi e ka prezantuar të pandehurin e tretë me vajzën e saj të mitur, ajo ka përdorur forcë fizike për ta dërguar në shtëpinë e tij dhe për kompensim në të holla prej 2.000 denarë, e nganjëherë edhe prej 500 i ka mundësuar kryerjen e akteve seksuale me vajzën e saj.

I pandehuri i tretë, duke shfrytëzuar të njëjtat mundësi, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të një fëmije nën 14 vjeç në shtëpinë e tij për kompensim monetar për një periudhë 3-vjeçare. Gjatë muajit dhjetor 2018, duke përdorur forcë dhe duke e kërcënuar se do të sulmonte drejtpërdrejt jetën, ka kryer një tjetër akt seksual ndaj vëllait të mitur të vajzës.

Për krimet për të cilat akuzohen kërcënohen dënime të larta burgimi prej të paktën dhjetë apo 12 vjetësh.

Continue Reading

Aktuale