Connect with us

Kosovë

LVV-ja e LDK-ja ende pa marrëveshje, mollë sherri ndarja e posteve

Published

on

Dy partitë e dala të parat nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk po mund të ndajnë hesapet sa i përket ndarjes së posteve të rëndësishme, ani pse kanë harmonizuar 100 për qind programin qeverisës. LDK-ja dhe LVV-ja, edhe pse kishin paralajmëruar, as dje nuk nënshkruan marrëveshjen për koalicion.

Tashmë, dy partitë kanë mbetur vetëm të merren vesh për ministritë, mirëpo, në këtë pikë si duket po ngecin në negociata.

62 vota i kanë të siguruara në Kuvend të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kurdoherë që këto të dyja të merren vesh për të formuar së bashku qeverinë e ardhshme, si dy parti të dala të parat nga zgjedhjet.

Mirëpo, puna e koalicionit LDK-LVV si duket do të zgjasë edhe pak ditë, pasi që siç ishte paralajmëruar që e njëjta të nënshkruhet dje, disponim për të finalizuar marrëveshjen nuk pati.

Përderisa për javë të tëra, LDK-ja e LVV-ja janë harmonizuar përmes grupeve punuese, e thanë se programin e kanë koordinuar 100 për qind. Bisedimet ndërkaq kanë ngecur te ndarja e pozitave të rëndësishme.

Që nga fillimi, partia e Albin Kurtit kishte kërkuar që në tavolinë të diskutimit të mos vihet çështja e presidentit, që do të pasojë Hashim Thaçin, megjithatë, LDK nuk ishte sprapsur nga kjo kërkesë.

Derisa LVV ka pranuar që të dakordohen për pozitën e të parit të shtetit, puna e ndarjes së ministrive po vazhdon të sjellë telashe të reja.

Merret vesh se LDK po vazhdon të kërkojë ndarje proporcionale në mes të dy partive të dala të para nga zgjedhjet, kur vjen puna te postet ministrore. Gjithashtu, edhe pozita e krye parlamentarit është kërkuar nga partia e Isa Mustafës.
Të zëshëm LDK-ja po tregohen edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, një premtim elektoral i LVV-së, që nuk do të negociohet në pazaret për koalicione, pasi që me të janë folur edhe reforma në këtë fushë.

Sa i përket mënyrës së ndarjes, dy partitë ishin dakorduar që të zgjedhin njëherë njëra një ministri, e pastaj tjetra, derisa Lidhja Demokratike kërkoi që ndarja e ministrive të bëhej përmes zgjedhjes bllok.

Pas takimit të djeshëm, foli para mediave lideri i VV-së, Albin Kurti, derisa deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mundë ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundon takimi i sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në anën tjetër, pas takimit me Kurtin tha se patën një takim përmbajtjesor, mirëpo nuk u dakorduan në disa çështje. Ai konfirmoi se me LVV-në kanë dallime.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është e vështirë të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm i qëndrueshëm katërvjeçar. Natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur t’i përafrojmë”, ka thënë ai

LDK dhe LVV së bashku sigurojnë 57 ulëse në Kuvend të Kosovës, pa votat e minoriteteve. LVV ka marrë 29 mandate, e LDK-ja një më pak. Të dy partitë kanë synuar koalicionin qysh pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Kosovë

Mot shumë i ftohtë ditët e ardhshme – Ja deri sa do të jenë temperaturat

Published

on

Të enjten mbetet mot i qëndrueshëm. Nga dita e premte priten reshje bore, e në fundjavë sërish ditë të akullta.S

ipas Prishtina Weather moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me ngrica orëve të mëngjesit, e gjatë ditës edhe jo aq i ftohtë.

Mirëpo në mbrëmje pritet të fillojnë reshje shiu, që gjatë natës edhe shndërrohen në borë, që shoqërohen edhe me erë të fuqishme veriore. Reshjet e borës vazhdojnë deri mëngjesin e së premtes.Nga dita e premte edhe do të mbajë mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe rikthehen ditët e akullta, me acar të vërtetë dimëror, e kohë pas kohe edhe me reshje të dobëta bore.

Acari pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.Moti më dinamik në ditët e ardhshme, edhe ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të kaloj në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm në raste të periudhave më të zgjatura të qetësisë, kur ndotësit mbeten të rritur pranë sipërfaqes, mund të kalojnë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.20.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, me ngrica në mëngjes, e gjatë ditës jo aq ftohtë.

Pasdite vranësirat shtohen, e më vonë në mbrëmje vende-vende fillojnë reshje të dobëta shiu, e më vonë reshjet të borës përfshinë gjithë vendin.

Reshjet e borës vazhdojnë orëve të mëngjesit. Paradite pushojnë, e gjatë ditës do të ketë kthjellime.22.01 – Shumë ftohtë, me vranësira e intervale me diell. Kohë pas kohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore.23.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, me vranësira e intervale me diell ditën. Në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.24.01 – Kryesisht me vranësira dhe acar.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C në fundjavë, e deri në -12C të hënë. Edhe maksimalet zbresin në vlera negative, nga 5C e 7C, të enjten, deri në -3C në fundjavë, e ditën e hënë edhe -5C.

Të enjten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-9m/s, e nga dita e premte ndryshon drejtimin në veriore-veriperëndimore, ku të premten frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 12-15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht në vlera lart mbi normale.

Continue Reading

Kosovë

Përparim Rama prezanton ekipin e tij, këta janë emrat e drejtorëve të rinj

Published

on

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka prezantuar ekipin e tij, me të cilin synon transformimin e kryeqytetit.

Ai ka thënë se ekipi do të plotësohet tutje edhe javën tjetër, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,

Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.

z. Alban Zogaj – Nënkryetar

z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.

Continue Reading

Aktuale