Connect with us

Kosovë

Kombinatorika e Shkëlzen Maliqit për arritje të marrëveshjes LVV-LDK

Published

on

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka reaguar pasi dje nuk u arrit marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Maliqi ka bërë një indeksim të pozitave, që duhet të ndahen ndërmjet dy partive.

“Rreth ndarjes se posteve te koalicionit LV & LDK: dy subjektet i kane ne dispozicion 10 poste ministrore dhe 2+1 poste mbi ministrore, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe, pas 18 muajsh, Presidentin”.

“Pesha e Kryeminstrit, Kryekyvendarit dhe Presidentit sigurisht se eshte me e madhe se e ministrave qe eshte veshtire te matet ne menure ekzakte, por aproksimativisht, Kryeministrin une do ta vleresoja me indeksin 6, Presidentin me indeksin 4 dhe Kryekuvendarin me indeksin 2.

Jane edhe dy poste te Zavendeskryeminstrave qe mund te indeksohen me 1.5”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Rreth ndarjes se posteve te koalicionit LV & LDK: dy subjektet i kane ne dispizicion 10 poste ministrore dhe 2+1 poste mbi ministrore, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe, pas 18 muajsh, Presidentin.

Pesha e Kryeminstrit, Kryekyvendarit dhe Presidentit sigurisht se eshte me e madhe se e ministrave qe eshte veshtire te matet ne menure ekzakte, por aproksimativisht, Kryeministrin une do ta vleresoja me indeksin 6, Presidentin me indeksin 4 dhe Kryekuvendarin me indeksin 2.

Jane edhe dy poste te Zavendeskryeminstrave qe mund te indeksohen me 1.5.

Edhe te postet ministrore duhet dalluar disa qe kane me shume peshe, me indeks prej 1.5 (punet e jashtme, rendi, mbrojtja, financat…) kurse te tjerat jane me indeksin 1.

Per te balancuar ndarjen e pushtetit duhet te logarritet edhe pesha e 10 posteve te ministrive te shkrira ne numer te reduktuar prej 12 ministrive, qe duhen ti kene drejtuesit ekzekutiv, p.sh. nuk do te kemi me minister te diaspores por do he jete drejtuesi i departamentit per diasporen qe eshte post i lart, me indeks 0.5. Me ne fund jane edhe postet e zevendesministrave qe po keshtu mund te indeksohen me 0 5.

Partite nese duan qe te arrijne ndarjen e pushtetit proporcional me rezultatin e zgjedhjeve mund ta bejne nje grafikon me te gjitha postet ekzekutive te indeksuara ne menyre qe matematikisht te reflektohet raporti baze LV 29: LDK 28.

Nuk eshte aq e komplikuar sa mund t’ju duket ne shikim te pare.

Te postet kryesore tabela e ndarjes se pushtetit, do te dukej keshtu:

LV : 6 + 1.5 + 1.5 + 1.5 + 1 + 1 + 1 = 13.5

( lexo Km+zvKm+ 2 min me yll + 3 min tjera)

LDK : 2 + 1.5 + 1.5 + 1.5 + 1 +1 +1 = 9.5 + (4) = 13.5

lexo : Kr. Kuv + zvKm + 2 min me yll + 3 min tjera dhe i kovertuar posti i Presidentit qe pas 18 muajsh barazon ndarjen e qe mundet me u kompenzua me postet tjera te zëvendësministrave, qofte menjëherë, qofte me rokada pas zgjedhjes se Presidentit.

Ky është thjesht nje kontribut aplikativ për respektimin e logjikes se numrave ne interpretimin e verdiktit te sovranit.

Kjo logjike është gjithsesi me e drejte se ajo e shantazheve te vitit 2017 qe subjektit me 8 % te votës te elektoratit i dha Kryeminstrin, e partisë qe si e vetme nuk do ta kalonte pragun i dha zvKryeminstrin dhe disa resore te rëndësishme ministrore.

Continue Reading

Kosovë

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Published

on

Ka ndërruar jetë sot Vjosa Qerimaj, ish-ushtare e UÇK-së dhe infermiere aso kohe.
Lajmin për vdekjes e infermieres së luftës e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Motra jone Vjosa na la sot. Ajo ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Continue Reading

Kosovë

Të pakënaqur, banorët e një fshati në Podujevë nuk e lejojnë imamin e ri të hyjë në xhami

Published

on

Banorët e fshatit Halabak të Podujevës janë të pakënaqur me imamin e ri, të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Janë rreshtuar para xhamisë së fshatit, raporton T7.

Para se të falin namazin e së premtes, ata po sigurohen që të parandalojnë ardhjen e imamit të ri në fshatin Halabak të Podujevës.

Të vendosur se nuk e duan të përzgjedhurin e Bashkësisë Islame, ka dy të premte që ka pasur përleshje verbale kur ka ardhur imami, të cilin s’e kanë lejuar brenda xhamisë.

Prandaj, edhe këtë ditë Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën.

Madje për këtë, banorët kanë nënshkruar një peticion dhe një sërë kërkesash për Bashkësinë Islame e po ashtu edhe për Avokatin e Popullit.

Por ankesat nuk mbarojnë.

Banorët thonë se për ta është dëshpëruese që nuk u morën parasysh nga Bashkësia Islame.

Pak kohë më pas, filloi edhe namazi i së premtës në xhami.

E atë e drejtoi imami i përzgjedhur nga banorët e fshatit.

Continue Reading

Kosovë

Drecun i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion…

Published

on

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm çdo model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.

Reagimi i Drecunit, që është deputet në Parlamentin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit, vjen si përgjigje një deklarate të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive.

Drecun, siç raportojnë mediat serbe, tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit është definuar që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive duke thënë se ky organ nuk formon asnjë nivel tjetër të qeverisjes dhe se ky nuk ka qenë qëllimi i Beogradit dhe as i popullit serb.

“Escobar ka folur për atë se ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive, dhe se nuk duhet të ketë një nivel tjetër qeverisjeje dhe se mund të ketë një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi mes pushteteve lokale. Ky ndoshta është një vizion i tij kornizë se si ndoshta problemi mund të zgjidhet, respektivisht që Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Drecun.

Ai thekson se kjo është e papranueshme për Serbinë dhe rithekson se Asociacionin është i definuar me kompetenca ekzekutive që nuk nënkuptojnë asnjë nivel tjetër të qeverisjes.

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme gjatw vizitws nw Kosovw dhe Serbi.

Para vizitws nw Kosovw Escobar ka deklaruar se ShBA nxisin qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për Asociacionin.

“Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar.

Continue Reading

Aktuale