Connect with us

Shëndeti

Gjërat që duhet bërë çdo mëngjes para orës 10

Published

on

Kur zgjohemi herët dita është më e gjatë dhe kemi kohë në dispozicion për të bërë më shumë gjëra. Këto janë disa aktivitete që mund të bësh për ta shfrytëzuar në maksimum ditën tënde.

Mundësitë janë të shumta dikush përshembull mund të zgjedh të meditojë. Për të qetësuar trupin dhe shpirtin dhe për të riorganizuar sistemin qendror nervor. Bëni një pauzë të vogël sapo zgjoheni, para se të rrëmbeni filxhanin e kafes. Kështu do të çliroheni nga energjitë negative.

Shmangni me çdo kusht smartphone-nin. Që të mos jetë gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes, jepini prioritet kohës tuaj, pa shpërqëndrime. Hapësira personale duhet mbrojtur, është një moment reflektimi, mendimi, një fluks i ndërgjegjësimit. Një zakon i mirë mëngjesi është dhe dushi. Më mirë sesa në darkë, dushi i mëngjesit jo vetëm ju ndihmon të zgjoheni, por duke shtuar dhe vajra esencial në vaskë ju stimuloni nivelin e përqëndrimit.

Mes gjërave të mira që mund të bëni në mëngjes është dhe leximi. Jo vetëm libra, vlen dhe një artikull, 10 minuta që vënë në lëvizje trurin tuaj. Duhen disa këshilla për ta nisur ditën mbarë. E rëndësishme është, nëse keni mundësi, të kaloni kohë dhe të lidheni me të tjerët: familjen, miqtë, fëmijët. Disa fytyra të qeshura sigurisht do t’ju zbulurojnë ditën. Lumturia është e lidhur me shëndetin, ja përse njerëzit me të cilët jetojmë dhe kemi raporte duhet të jenë sa më pozitivë. Nëse nuk ndodhen pranë jush, dërgoni një mesazh apo telefonojini, më mirë akoma ftojini për një kafe në pushimin e drekës.

Kjo ju ndihmon që dhe ju të jeni pozitivë. Një ushtrim i mirë që mund të bëni herët në mëngjes është praktikimi i mirënjohjes. Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me falenderime, ndoshta duke shkruar të zezën mbi të bardhë, pra gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Kjo është një praktikë që stimulon nxitjen e hormoneve të mirëqenies. Gjithashtu mirënjohja pengon frikën dhe stresin, dhe redukton prodhimin e kortizolit.

Ka nga ata që zgjedhin të bëjnë një sport, ideale kjo për shëndetin e mendjes dhe organizmit. Kështu stimulohen neurotransmetuesit e trurit dhe ky i fundit ruan “freskinë” dhe rininë. Shumica e njerëzve presin orën për të ngrënë mëngjesin, por ky është një vakt pak i vonuar. Nuk është të konsumoni diçka edhe direkt pas zgjimit, në varësi të aktiviteteve që ju presin para. Nevoja më e madhe është ajo e hidratimit, të pish kur ke etje është shumë vonë. Gjithsecili nga ne duhet minimum të pijë 2 litra me ujë gjatë ditës, duke filluar që nga mëngjesi.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kujdesuni për ambjetin tuaj të punës. Nuk po ju themi të pastroni të gjithë cepat e zyrës, por të paktën sistemoni tavolinën tuaj të punës. Një punë jo shumë impenjuese që I dërgon një mesazh të qartë trurit, nëse tavolina është e pastër, e organizuar edhe motivimi juaj do të jetë më i madh në momentin që do të nisni punën. Çdo mëngjes është një fillim i ri, me shumë hapësirë për kreativitetin.

Continue Reading

Shëndeti

Bill Gates paralajmëron pandemi shumë më të këqija se Covid

Published

on

Bill Gates ka lëshuar një tjetër paralajmërim për pandemi shumë më të këqija se Covid-19 dhe u bëri thirrje qeverive të kontribuojnë me miliarda dollarë për t’u përgatitur për shpërthimin e ardhshëm global.

Filantropisti tha se ndërsa variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit ishin disa nga viruset më transmetues të parë ndonjëherë, botës mund t’i duhej të përballej me një patogjen që shkakton një shkallë shumë më të lartë të vdekjeve ose sëmundjeve të rënda.

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” dhe “Wellcome Trust” i Mbretërisë së Bashkuar, po i japin 300 milionë dollarë Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, i cili ndihmoi në formimin e programit Covax për të ofruar vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. CEPI po përpiqet të mbledhë 3.5 miliardë dollarë pasi synon të shkurtojë kohën e nevojshme për të zhvilluar një vaksinë të re në vetëm 100 ditë.

Gates tha se prioritetet e botës ishin “të çuditshme” dhe se ishte në dorë të filantropëve dhe qeverive të pasura për të trajtuar pabarazinë e vaksinave.

“Kur flasim për shpenzimin e miliardave për të kursyer. . . triliona dëme ekonomike dhe dhjetëra miliarda jetë, është një politikë sigurimi mjaft e mirë”, tha Gates.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e inovacionit për t’u përgatitur për një pandemi të ardhshme mund të jetë gjithashtu e dobishme në trajtimin e problemeve ekzistuese shëndetësore globale, si krijimi i një vaksine për HIV dhe vaksina më të mira për tuberkulozin dhe malarien.

Gates tha se dy financuesit e mëdhenj të zhvillimit të vaksinave gjatë pandemisë Covid-19, CEPI dhe qeveria amerikane, ishin “të guximshëm” duke vënë paratë në rrezik për të krijuar portofol më të gjerë të vaksinave të mundshme. Por ai pranoi se duhej bërë më shumë për të rritur furnizimet për të vaksinuar botën.

Continue Reading

Shëndeti

Ja pse duhet të pini çaj jeshil çdo natë para gjumit

Published

on

Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë një gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë. Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është mjaft e rëndësishme.

Më poshtë janë renditur tri arsye kryesore të cilat tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.

Ndihmon në qetësim

Nga pothuaj të gjitha studimet e kryera në këtë drejtim, ka rezultuar që çaji jeshil ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja mjaft të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë natën dhe për të qenë më energjike në mëngjes.

Përmirëson metabolizmin

Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në metabolizmin e trupit. Një sistem metabolik i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë fizike dhe lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt dhe regjimi jo i plotë mund të ndikojë në shtimin në peshë, sepse ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.

Pastron toksinat e trupit

Gjatë ditës, trupi grumbullon mjaft toksina, të cilat bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.

Continue Reading

Shëndeti

Virusologu serb: Omikroni me siguri do t`i jap fund virusit korona

Published

on

Lloji omikron i koronavirusit me siguri është hap në drejtim të mirë. Shanset janë të mëdha që ky të jetë fund i koronës, deklaroi virusologu serb Millanko Shekler.

Ai vlerësoi se frika e cila eskaloi me paraqitjen e omikronit është tepruar.

“Anulimi i fluturimeve, sipas meje, ishte gabim. Nuk duhet të mbroheni nga virusi i cili është shumë bartës, por më pak patigjen. Në të njëjtën kohë keni një virus në vendin tuaj i cili është shumë më patogjen. Kjo ishte shpejtuar”, deklaroi Shekler për televizionin Nova S.

“Llojet e reja gjithnjë e më shumë ngjajnë me njëri tjetrin dhe mbrojtja përputhet më mirë”, vazhdon me optimizëm dr.Shekler. Sipas tij, hospitalizimi i pacientëve me variantin delta ishte pesë për qind, ndërsa me omikron është rreth një përqind.

“Lloji i parë nga Vuhani është më ndryshe se omikroni. Pra, ai që është infektuar në mars/prill të vitit 2020 ka shanse të mëdha sërish të infektohet. Ata të cilët e kanë kaluar variantin delta kanë 30-40 për qind shanse të infektohen me omikron. Nëse e keni kaluar variantin e Afrikës Jugore, keni shanse prej rreth 50 për qind. Ata të cilët janë infektuar me llojin alfa kanë 60 për qind shanse. Ai i cili është infektuar me llojin e parë nga Vuhani, ka madje 75 për qind shanse që të infektohet”, sqaron Shekler.

Si një lajm i mirë, ai thekson një studim të vogël të zbatuar midis rreth 50 familjeve të cilat kishin disa nga katër koronaviruset humane, me ç’rast kanë tentuar t’i infektojnë me omikron. Megjithatë, mbrojtja që e kanë pasur është treguar si efikase dhe e ka penguar infeksionin me omikron.

Continue Reading

Aktuale