Connect with us

Bota

Gjendja dhe sfidat në 70 vjetorin e NATO-s

Published

on

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut takimi i NATO-s në Londër është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me anëtarësinë e saj, për vende të tjera çështja më kryesore është të shmangen konfliktet.

Fakti që në takimin e përvjetorit të 70 të NATO-s në Londër atmosfera nuk është e gëzuar ka të bëjë me vetë NATO-n. Ajo ndodhet në krizë për shumë arsye. Diagnozën ia ka vënë presidenti francez Macron, i cili shkaktoi zemërim tek partnerët brenda Aleancës.

Ai e quajti Aleancën “truthatë”, duke i kërkuar vendeve europianë më shumë vetëveprim në çështjet e sigurisë, dhe i paralajmëroi se SHBA nuk është më partner i besueshëm. Mënyra se si u shpreh Macron, nuk është e drejtëm mendon drejtori për Europën në German Marshall Fund, Jan Techau.

Megjithatë ai i jep të drejtë Macronit kur thotë se, Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e vet, e megjithatë nuk arrin të bëjë asgjë:
“Çështja më e rëndësishme është që europianët të zgjohen nga gjumi. A duan të bëjnë diçka ata apo jo, a duan ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre, po apo jo. Prandaj Macron e humbi durimin, sepse nuk mori përgjigje prej të tjerëve, sidomos prej Berlinit. Prandaj ai tha, mirë, nëse të tjerët nuk lëvizin nga vendi, europianët e tjerë, atëherë po hedh unë një gurë për të trazuar ujërat dhe presim të shohim çfarë do të ndodhë, dhe të tjerët të dalin nga pritja. Ky ishte synimi për atë që tha.”

Macron u kritikua sidomos nga shtetet europianolindore. Këto vende ndihen të kërcënuar nga Rusia dhe vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje nga SHBA. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e di këtë gjë: “Europa nuk mund të mbrohet e vetme. Ne jemi të varur nga aleanca transatlantike, prandaj është e drejtë nëse punojmë për aleancën dhe marrim përsipër më shumë përgjegjësi”.

Macron e pati arsyetuar analizën e tij me mungesën e mbështetjes në marrjen e vendimeve strategjike, duke patur këtu parasysh ofensivën turke në Siri. Kjo bëri që presidenti turk Erdogan ta sulmonte Macronin personalisht. Ai duhet të kontrollojë një herë trurin e vet të thatë, tha Erdogan. Në NATO ekziston nevojë e madhe për të folur me njëri tjetrin, jo vetëm për shkak të këtij sherri. Sepse Erdogani për shembull, i anashkaloi partnerët kur morri vendim i vetëm për të blerë sistem rus për mbrojtjen ajrore.

Macron kërkon afrim më të madh me Rusinë

Kurse presidenti francez Macron, tërhoqi edhe një herë tjetër vëmendjen javën e kaluar. Kur tha se për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Europë duhet arritur afrim më i madh me Rusinë. Ai kërkoi një dialog me synime të qarta, të ashpër dhe me kualitet: “D’abord un dialogue avec la Russie, lucide, robuste et exigeant.”

Gjë që sigurisht zgjoi skepticizëm tek partnerët e NATO-s. Përveç tij, edhe Presidenti amerikan Donald Trump, zgjon pasiguri tek Aleanca me veprimet e tij të pakoordinuara me të tjerët. Kërkesa më e rëndësishme për partnerët brenda për brenda Aleancës, sidomos për Gjermaninë, është të japin më shumë para për mbrojtjen. Dhe në takimin e nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel, ai kërcënoi se do të merret me punët e veta, nëse të tjerët nuk shpenzojnë buxhet sa duhet. Gjendja mund të zbutet nga shifrat e reja, të paktën kështu shpresohet në Bruksel. Sipas të dhënave, shtetet europiane dhe Kanadaja do të investoojnë nga 2016 deri 2020 rreth 130 miliardë dollarë të tjerë. Ata nuk duhet ta bëjnë këtë për t’i plotësuar dëshirën presidentit Trump, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Por duhet duhet ta bëjnë sepse janë shtuar rreziqe dhe sfida të reja për sigurinë e përbashkët. “European states and Canada should not invest in defense to please president Trump. The should invest in defense because we are faced with new threats and new challenges. The security environment has become more dangerous.”

Kërkesën e Trumpit për të dhënë për ushtrinë dy përqind të prodhimit bruto në vend, Gjermania nuk do të arrijë ta plotësojë para vitit 2030. Se si do e trajtojë presidenti Trump punën e parave, është një çështje tjetër, sepse Aleanca mendon se ai është i paparashikueshëm. Eksperti i politikës Jan Techau thotë duke pasur parasysh Trumpin dhe Macronin: “Nuk e di nëse do të ndodhë ndonjë sherr i madh. Por nëse dy presidentët duan të përplasen, atëherë në këtë takim mund të ketë edhe përplasje.”

NATO do të merret në Londër edhe me gjëra krejt të tjera. Me strategjinë e saj për hapësirën kozmike për shembull, ose si duhet trajtuar Kina. Këto tema janë kthyer në tema të dorës së dytë për shkak të konflikteve të brendëshme. Dhe në takim çështja kryesore do të mbetet shmangia e konflikteve të tjera.

BURIMI: DW

Continue Reading

Bota

SHBA: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është e pashmangshme

Published

on

Një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk është i pashmangshëm”, siguroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. “Ka ende kohë dhe hapësirë ​​për diplomaci” tha ai në një konferencë shtypi.

Më shumë se 100,000 trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën që nga fundi i vitit 2021, një shenjë, sipas Uashingtonit, se një pushtimi mund të jetë i afërt. Megjithatë, kreu i Pentagonit theksoi se “nuk ka asnjë arsye” që kjo situatë të kthehet domosdoshmërisht në një konflikt të armatosur.

“Putin ka gjithashtu aftësinë për të bërë atë që duhet të bëjë” tha ai, duke iu referuar presidentit rus, i cili ka mohuar komplotin për të pushtuar.

Austin tha gjithashtu se trupat amerikane në gatishmëri në fillim të javës nuk ishin nisur për në Ukrainë dhe se presidenti Joe Biden e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte të dërgonte trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në operacione ushtarake.

Ministri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke ofruar armë shtesë. Në të njëjtën kohë, Pentagoni do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.

Austin tha gjithashtu se ai foli me telefon këtë javë me homologët e tij polakë, gjermanë dhe rumunë rreth zhvillimeve në Ukrainë./ Abcnews.al

Continue Reading

Bota

Aktakuzë ndaj gjermanes që radikalizoi fëmijët në Siri

Published

on

Prokurorët gjermanë kanë ngritur aktakuzë kundër një gruaje për anëtarësim në grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe për indoktrinimin e fëmijëve të saj përmes mësimeve radikale islamike, si dhe për përpjekjen për të rekrutuar anëtarë të rinj të IS-it.

E akuzuara dhe vajza e saj atëherë 4-vjeçare udhëtuan për në Siri në fillim të dhjetorit të vitit 2014, kundër vullnetit të babait të fëmijës, thanë prokurorët.

Gruaja akuzohet, gjithashtu, se kishte marrë fëmijën e saj, atëherë 6-vjeçar për të parë një gjuajtje publike me gurë dhe se i tregonte fëmijës së saj video të ekzekutimeve.

E akuzuara dyshohet se u martua me disa anëtarë të grupit militant Shtetit Islamik dhe lindi dy djem në Siri, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo, po ashtu, besohet se ka marrë pjesë në skllavërimin e disa pjesëtarëve të komunitetit jazidi.

E akuzuara u arrestua në Siri në fillim të vitit 2019 dhe kaloi kohë në dy kampe kurde me fëmijët e saj.

Ajo u arrestua më 7 tetor kur hyri në Gjermani nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

Akuzat kundër saj përfshijnë krime kundër njerëzimit, anëtarësim dhe mbështetje për një organizatë terroriste jashtë vendit, rekrutim dhe ekspozim të të miturve ndaj rrezikut.

Gjykata në qytetin gjerman Celle duhet të vendosë nëse çështja duhet të shkojë në gjykim./REL/

Continue Reading

Bota

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

Published

on

Udhëheqësit e Ukrainës janë përpjekur të qetësojnë ankthin mes popullatës, ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus është kudo i pranishëm.

Ukrainasit kanë shfrytëzuar mediat sociale për të ndarë këshilla se si të përgatiten për luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ndodhet në Kiev dhe thotë se në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tesnioneve.

Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj.

Banorët vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, por duket qartë se kjo nuk është një ditë e zakonshme. Valentina, banore e kryeqytetit, thotë për Zërin e Amerikës se ka bindjen se gjërat do të shkojnë mirë, por ajo nuk mund ta fshehë faktin se është nervoze.

“Padyshim që situata po ndikon shumë tek ne, por kam besim të madh tek e drejta e kauzës së Ukrainës; për forcën e saj, për të ardhmen e saj. E dua vendin tim aq shumë sa besoj se gjithçka do të shkojë mirë.

”Shumë prej atyre që folën me Zërin e Amerikës mendojnë se nuk ka gjasa për një pushtim të plotë rus të Ukrainës. Një banor, që thotë se quhet Vladimir, beson se Rusia nuk do të veprojë.

“Nuk do të ketë luftë, sepse ka dallim të madh mes dëshirës për luftë dhe aftësisë për ta realizuar atë. Ata e kanë kapacitetin e madh ekonomik të nevojshëm.”

Një tjetër banor i kryeqytetit, Igori, thotë për Zërin e Amerikës se Moska po bën bllof.

“Rusia i bën të gjitha këto për t’ju detyruar të negocioni me ta.

”Por optimizmi në këto rrugë errësohet shpejt nga shqetësimet për rifillimin e luftës në rajonet lindore të vendit.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Yulia përpiqet të shprehë optimizëm pavarësisht nga ato që dëgjon se po ndodhin në lindje të vendit.

“Besoj tek një e ardhme pa luftë, por situata është e komplikuar. Përpiqem të mos mendoj për luftën dhe të mos shikoj lajmet, por brenda vetes jam e shqetësuar.

”Një tjetër banore e kryeqytetit, Irina, thotë se kërcënimi është i menjëhershëm.

“Jam e shqetësuar për prindërit që jetojnë në rajonin e Luhansk-ut afër Donbas-it”.

Zhvillimet në Kiev, pavarësisht përpjekjeve për të vazhduar jetën si zakonisht, po ndiqen nga mbarë bota, një situatë nga e cila banorët duan të shpëtojnë sa më parë që të jetë e mundur./VOA/

Continue Reading

Aktuale